Lajmet

​Haradinaj: Në Junik do të fitohet bindshëm

Ai ka kërkuar votën për Agron Kuçin duke thënë që çdo votë është e vlefshme.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Junik. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se të dielën, më 14 nëntor do të fitojnë bindshëm në këtë komunë. Ai tha se Juniku ka vendosur një kulturë qeverisëse, për çka edhe qytetarët e kanë përkrahur.

“Kur don populli, don Zoti. Ata që mundohen ta prishin këtë të drejtë në mënyra të tjera gabojnë. Ky është vend i vogël, ju jeni një familje. Unë e di se ashtu që ju shoh sot, ju do të fitoni bindshëm. Por fituesi e ka obligim të sjellet përgjegjshëm, me respekt dhe të mos bëjë diskriminim. Me ju dhënë të gjithëve meritën që parasheh ligji. Po ashtu edhe ne që e ndjejmë Junikun, e kemi për obligim që të përkrahim Junikun, me projekte zhvillimore”, u shpreh ai.

Ai ka kërkuar votën për Agron Kuçin duke thënë që çdo votë është e vlefshme.

Kandidati për kryetar të Junikut, Agron Kuçi tha se ajo që bashkon junikasit është më e fortë se çdo tentim tjetër që ka synim ndarjen dhe përçarjen. Ai ka kërkuar votën e vlerës për bashkëjetesën.

“Ky proces i rëndësishëm, kjo komunë e rëndësishme për jetën tonë publike të çdo familje dhe qytetari, është ngjarja më e madhe pas lirisë së Kosovës. Po të mos ishte liria e Kosovës, as Juniku nuk do të ishte. Po të mos ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, as Juniku nuk do të ishte sot. Përkundër sfidave, punëve dhe projekteve të jashtëzakonshme për të cilat gjithmonë është angazhuar komuna e Junikut, vullneti dhe dashuria nuk ishte asnjë pengesë, për të gjitha këto sfida, punë dhe projekte patëm zgjidhje për punë që i kaluam bashkërisht me qytetarët tanë, tha ai.

Më tej, u shpreh se kandidon për shërbime publike, infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe mbështetje për të gjithë kategoritë.

“Ne do të ndërtojmë në gjithë sektorët e jetës publike për zhvillim të qëndrueshëm lokal, për të krijuar vende të reja të punës. Kjo është fitore për mijëra junikas. Unë jam shumë i vendosur dhe i përkushtuar maksimalisht që të jem kryetar i të gjithëve. Këtë nuk mund ta vendosim vetë, por të bashkuar për një Junik rural dhe urban, ku secili prej nesh gra e burra, vajza e djem, për një Junik të prosperuar, i cili është edhe amanet i paraardhësve dhe pasardhësve, ky është obligimi ynë sot dhe nesër”, ka shtuar ai.

Kandidati i AAK-së, Agron Kuçi para junikasve ka thënë se këto zgjedhje nuk duhet të jenë për përfitim çasti, por për jetë më të mirë.

Në Junik të dielën do të garohet për raund të dytë mes Agron Kuçit të AAK-së dhe Ruzhdi Shehut nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmet

Osmani takon Kaja Kallas në Tiranë: BE-së i kërkohet vendosmëri ndaj Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, përpara vizitës së saj në Kosovë javën e ardhshme.

Osmani theksoi se Kosova është e gatshme për hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE.

Ajo i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i qaset këtij procesi me guxim, qartësi dhe vendosmëri, duke vlerësuar lidershipin e Kallas si shembull për këto cilësi.

Continue Reading

Lajmet

Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama mbylli punimet e seancës së parë të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ftuar të pranishmit në drekën zyrtare.

Në komentet e fundit, Rama u ndal te mikpritja shqiptare, ndërsa citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Dëshiroj të ndaj me ju faktin që në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen dhe ai fillon me një citim që thotë që ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut‘”, tha Rama.

Rama tha se “kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur në fillim të tij, sepse ata erdhën si miq të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”.

Por ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë, gjë shumë të rëndësishme kemi që t’u japim atyre ushqim shumë të mirë. Për këtë arsye, pavarësisht se thuhet se dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta, se sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni gjithmonë të mikpritur”, tha Rama./atsh

Continue Reading

Lajmet

“Duam paqe”, Von der Leyen: Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën në Samitin e Komitetit Evropian duke i dhënë rëndësi, paqes në Ukrainë kundër agresionit rus.

Presidentja e Komisionit Evropian, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

E dimë se ndryshimet që po kalojmë janë historike. Ajo që përceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Kjo është një thirrje për Europën për tu zgjuar. Është artikuluar një sërë herësh, e dimë që duhet të hecim përpara, të ndërtojmë vetë këtë qëndresë tonën. Të zgjerojmë dhe thellojmë rrjetin e partneritetit që kemi në mbarë botën. Kemi mësuar që kur ka kriza të mëdha. Europa është ajo që i jep përgjigjiet.

Të gjitha janë kriza të rënda që na kanë sfiduar por Europa ka dalë prej tyre më e madhe. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë. Ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse KPE është krijuar, për tu mbledhur krah Ukrainës përballë agresionit rus, për të sjellë paqen në kontinent ndërkohë që Rusia e ka lënë Europën.

Fakti që jemi këtu është provë e bashkimit tonë të palëkundur dhe kjo tregon bashkimin dhe vendosmërinë tonë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.

Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të BE-së kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ato po japin efekt. Jemi gati për të bërë më shumë për të sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Zelensky ka përshkruar gjithë ortekët e ditëve të fundit. Ne duam paqe, po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për një gjë të tillë”, tha Von der Leyen.

Continue Reading

Lajmet

Mertz: Evropa mbështetje të plotë Ukrainës, SHBA duhet të jetë në anën tonë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friederich Mertz, tha në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit të Evropës dhe se lufta në Ukrainë nuk ëshët drejtuar vetëm ndaj këtij vendi por ndaj gjithë Evropës.

Mertz shprehu mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian ndaj Ukrainës dhe vendosmërinë për të vijuar edhe në të ardhmen këtë mbështetje në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak.

Lufta në Ukrainë nuk është vetë ndaj këtij vendi, por është drejtuar ndaj gjithë Evropës. Kemi shprehur mbështetjen për Ukrainën, në aspektin politik, ushtarak dhe përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik që sot ata po takohen për herë të parë në kaq vite. Çështja e dytë është aleanca jonë me SHBA. Nuk mund t’i zëvendësojmë amerikanët për atë që bëjnë në Evropë për paqen dhe sigurinë tonë. Jemi të gatshëm të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen. Ne po shpenzojmë shumë para, por shpenzimi te këto sisteme nuk mjafton ndaj ne jemi të gatshëm të kemi bashkëpunim”, tha Mertz.

Continue Reading

Të kërkuara