Lajmet

​Haradinaj-Kurtit: Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”

“Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”, ka shkruar Haradinaj.

Published

on

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet”, kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmet

Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në zonën “Bregu i Diellit” në Prishtinë nga dita e premte do të fillojë me instalimin e ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren. 

“KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të mundësojnë qasje për ekipet teknike.

“Përfitimet për konsumatorët nga ujëmatësit digjitalë janë: Matje më e saktë dhe në kohë reale e konsumit të ujit; Faturim më i drejtë dhe transparent; Identifikim i hershëm i rrjedhjeve dhe humbjeve; Përmirësim i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë. Ky projekt pilot është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe reduktimit të humbjeve, në interes të drejtpërdrejtë të konsumatorëve tanë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Në fazën e parë do të vendosen 1800 ujëmatës.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Të kërkuara