Lajmet

​Haradinaj: Kurti shkurtpamës në ekonomi, s’po shihen të arriturat e vizitës së tij në Amerikë

Sipas tij, vazhdimi i dialogut teknik vetëm po i sjell dëme Kosovës.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po konsideron se tani është koha që Kosova të kalojë në ofanzivë politike dhe diplomatike në procesin e dialogut për të arritur marrëveshjen me Serbinë. Sipas tij, vazhdimi i dialogut teknik vetëm po i sjell dëme Kosovës.

“Mendoj se është duke i sjellë dëme vazhdimi i dialogut të teknikëve rreth ngjitësve të tabelave dhe stiketsave. Është koha me kaluar në një ofanzivë politike dhe diplomatike në dialog me e ngushtuar Serbinë, pra me vendos para aktit të kryer për marrjen e njohjes e kjo qasje e dialogut është e gabuar”, u shpreh kreu i AAK-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në SHBA ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit aktual, Albin Kurti i cili po vazhon të qëndoj në Amerikë. Haradinaj u shpreh se rezultatet e kësaj vizite të Kurtit nuk po i sheh.

“Mendoj se kam bërë punë të duhur atje, është tepër me rëndësi për Kosovës me u forcuar siguria, shteti ligjor, baza ekonomike e Kosovës por edhe miqësia me Amerikën, sepse na afron drejt NATO-së. Sa i përket komenteve për vizitën e kryeministrit po kursehem sepse nuk po i shoh të arriturat e kësaj vizite…..Kurti është ta quaj ashtu shumë shkurtpamës në ekonomi, ai ka ndërprerë të gjitha investimet kapitale në infrastrukturë, nuk mundesh me bo ekonomi pa infrastrukturë, parakusht që me ndodh ekonomia është infrastruktura për këtë arsye thash po kursehem për shkak se nuk po i shoh të arriturat nuk po e shoh suksesin e kohës që po e shfrytëzon atje”, tha ai.

Kosova javën e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, këtë iniciativë Haradinaj e konsideron se është bërë në moment të duhur, derisa theksoi angazhimin e tij për këtë proces.

“Është bërë punë e gjatë në vazhdimësi, por është momenti i duhur se tanimë nuk është Rusia në Këshillin e Evropës me na penguar. Besoj shumë në ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë dhe ta realizojmë…është e arritur e gjithë Kosovës dhe e institucioneve, ka qenë një punë e madhe dhe e vazhdueshme dhe angazhohemi seriozisht që të arrihet”, theksoi ai.

Më 13 maj 2022 në Bruksel është zhvilluar një takim në nivel kryenegociatorësh, por përsëri nuk u arrit marrëveshje lidhur me targat e veturave.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara