

Lajmet
Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Ai ka deklaruar se ka tendencë për fshehje të realitetit në veri të vendit, për çka theksoi se ky proces nuk është i qëndrueshëm.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve të 23 prillit në veri. Ai ka deklaruar se ka tendencë për fshehje të realitetit në veri të vendit, për çka theksoi se ky proces nuk është i qëndrueshëm.
Kreu i AAK-së shtoi se duhet të ketë guxim politik për të trajtuar çështje të tilla, të cilat janë aktuale për vendin.
“Unë i bëjë thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur me këtë situatë. Cili do të ishte ai vendim? Unë besoj shumë, shtyrja e zgjedhjeve”, ka deklaruar Haradinaj.
Gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, Haradinaj shtoi se procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk e dërgon vendin drejt suksesit.
“Nuk besoj që përfiton Kosova nëse ne e heshtim edhe më tutje gjendjen në veriun e vendit. E dini se zgjedhjet e shpallura herën e parë nuk arritëm t’i mbajmë dhe po ashtu e dini se procesi për të mbajtur zgjedhje tash në veri nuk është i qëndrueshëm. Mund të shtrohet pyetja, pse jemi në këtë gjendje? Kuptohet e dimë fare mirë agjendën e Serbisë edhe të Listës Serbe edhe i dimë kushtëzimet e tyre, por edhe presionet që i ushtrojnë mbi qytetarët e vendit në veri. Por, a e dimë ne si Kosovë dhe a e dinë qeveria jonë rrugën deri te suksesi? Me çfarë shoh unë dhe me analizën dhe informatat që kam, gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi. Procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka thënë se nuk është në interesin e vendit që zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahen në stacione policore.
“Mosshqyrtimi i kësaj gjendjeje me kujdes, mostrajtimi i kësaj gjendje me seriozitet edhe me aleatët tanë, mund të thellojë pasojat për Kosovën në veri. Cilat do të ishin këto pasoja, në rast se Kosova qëndron në vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve, do të vjen dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë të votojnë në stacione policore. Ju lutem, duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë ta arrijmë tek kjo ditë. Çfarë do të fitojmë këtë ditë?. Më mirë me pranua një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër se sa një humbje të plot ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.
Lajmet
Shëndeti i zorrëve, si ta mbroni sistemin tretës?
Published
6 minutes agoon
July 11, 2025By
UBT News
Gjatë dy dekadave të fundit, studimet kanë treguar se shëndeti i zorrëve ndikon drejtpërdrejt në mirëqenie, përmes mekanizmave që përfshijnë sistemin imunitar, mendor, humorin, lëkurën dhe madje edhe zhvillimin e sëmundjeve si kanceri.
Në një kohë kur stili i jetës modern përfshin konsum të ushqimeve të përpunuara, mungesë gjumi dhe stres të vazhdueshëm, është e rëndësishme të dini si të mbroni sistemin tretës, përpara se trupi të dërgojë sinjale alarmi.
Luftoni stresin
Stresi kronik është një nga faktorët më dëmtues për shëndetin e zorrëve. Ulni nivelet e ankthit përmes teknikave relaksuese si:
meditimi, joga, ecja në natyrë
masazhe relaksuese
kalimi i kohës me njerëz të dashur ose kafshë shtëpiake
dhe pse jo, duke qeshur – një refleks që sjell përfitime të shumta për trupin.
Përmirësoni cilësinë e gjumit
Mungesa prish ekuilibrin e zorrëve, dhe kjo, në kthim, ndikon negativisht në cilësinë e gjumit. Flini 7-8 orë çdo natë, në mënyrë të pandërprerë. Nëse kjo nuk është e mundur, kërkoni ndihmën e një specialisti.
Mos hani me nxitim
Përtypja e ngadaltë dhe e mirë i jep organizmit kohën e duhur për tretje e thithje të lëndëve ushqyese. Kjo zakon sjell përfitime kundër fryrjes, dispepsisë dhe problemeve të tjera gastrointestinale.
Qëndroni të hidratuar
Konsumoni mjaftueshëm ujë gjatë ditës për të forcuar mukozën e zorrëve dhe për të ruajtur ekuilibrin e mikrobiomës – komunitetit të baktereve të dobishme që jetojnë në zorrët tona.
Konsideroni probiotikët dhe prebiotikët
Prebiotikët janë fibra bimore të patretshme që ushqejnë probiotikët. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që mbështesin florën bakteriale të zorrëve.
Mund të merren përmes ushqimeve ose suplementeve, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut për të siguruar dozat dhe përbërjen e duhur.
Kontrolloni për ndjeshmëri ushqimore
Simptoma si fryrje, dhimbje barku, diare, skuqje të lëkurës, të përziera, lodhje apo refluks mund të tregojnë intolerancë ndaj ushqimeve. Mbani një ditar ushqimor për të identifikuar dhe shmangur ato që ju shkaktojnë probleme.
Adoptoni një plan të shëndetshëm ushqimor
Ndryshimet e thjeshta në dietë mund të sjellin përmirësime të ndjeshme. Filloni duke:
shmangur ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë sheqeri apo yndyre
shtuar më shumë fibra bimore dhe proteina të dobëta
duke konsumuar ushqime të tilla si:
– Të pasura me fibra: bishtajore, fasule, bizele, tërshërë, banane, manaferrat, asparagus, pras
– Hudhër dhe qepë: me veti antiinflamatore dhe imuno-fortuese
– Ushqime të fermentuara: kimchi, lakër turshi, kos, miso, kefir – burime natyrale të probiotikëve
Shëndeti i zorrëve është shumë më tepër se tretje e mirë është themeli i mirëqenies suaj mendore dhe fizike. Kujdesuni për të përditë, sepse ndikon në çdo aspekt të jetës suaj.
Lajmet
Vdes një person nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë
Published
17 hours agoon
July 10, 2025By
UBTnews
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Policia e Kosovës konfirmoi për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.

Range Rover ka një logo të re. Megjithëse, një që nuk do ta shihni në një veturë.
Logo u shfaq kohëve të fundit për investitorët dhe është zhvilluar si një simbol për vendet ku nuk përshtatet shenja e njohur e markës si p.sh në një etiketë dhe brenda hapësirave të ngjarjeve ku një emblemë është më e përshtatshme.
Ndryshe, ajo që Range Rover po bën këtu nuk është pa precedent. BMW pesë vjet më parë debutoi një version të ri të logos së saj ikonike që e përdor në markë, por jo në vetura. Shumë marka makinash po debutojnë gjithashtu logo të reja.
Vetëm javën e kaluar, pamë për herë të parë logon e re të Bentley. Dhe Jaguar mori një logo të re si pjesë e transformimit total që është duke u zhvilluar aktualisht. Ky do të jetë një vit i madh për Range Rover, me mbërritjen e afërt të modelit kryesor tërësisht elektrik.
Do të duket identik me Range Rover-in e madh me benzinë. Logo dhe gjithçka.
Lajmet
KQZ miraton 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit
Published
18 hours agoon
July 10, 2025By
UBTnews
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mbajtur të enjten, më 10 korrik, u bë e ditur se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor. Nga 28 qershori deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa – prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërkaq 66 të tjera janë refuzuar.
Drejtori në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
“Periudha e shërbimeve të votuesve e cila ka filluar me datë 28 qershor dhe deri dje me datë 9 korrik 2025 në orën 16:00 janë parashtruar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit nga të cilat 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak se votuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë së bashku me dokumentet identifikues në dorë”, tha Buzhala.
Po ashtu, anëtarët e KQZ-së, u njoftuan nga Buzhala edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.
Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.
“Po ashtu periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që ka filluar me datë 26 qershor dhe do të përfundoj më 13 gusht 2025. I kemi shpërnda të gjitha të dhënat për hapjen e llogarive me qëllim të aplikimit për certifikim. Deri më datën 9 korrik 2025 janë hapur llogari të cilat janë aktive për 47 subjekte politike të regjistruara, gjashtë iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur, totali i llogarive të hapura në total është 54”, tha Buzhala.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, kërkoi nga Buzhala që në mbledhjen e radhës të ketë një raport shtesë për buxhetin shtesë për dërgimin e fletëvotimeve te qytetarët në diasporë, për të shikuar se a ka buxhet të mjaftueshëm.
“Po bëhen pothuajse katër javë që keni dërguar një kërkesë shtesë në institucione të Kosovës për me nda një buxhet shtesë për faktin se në rregulloret tona, ne kemi parapa që fletëvotimet e qytetarëve tanë në diasporë tua dërgojmë secilit në shtëpitë e tyre. Ky operacion kërkon buxhet shtesë dhe është një operacion i cili ka për synim të kthimit të integritetit të procesit në diasporë. Prandaj unë mendoj që ju do të duhej në mbledhjen e radhës të na bini një raport shtesë të detajuar sa i përket kësaj çështje sepse mos ndarja e këtij buxheti nënkupton edhe mos mundësinë e realizimit ë këtij operacioni. Ju duhet të na tregoni se a do të mundemi t’i tërheqim fletëvotimet me një operator të suksesshëm apo do të përballemi me problematikën e njëjtë”, theksoi Gashi.
KQZ u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”. Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ.
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim” e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.
Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Shëndeti i zorrëve, si ta mbroni sistemin tretës?

Jennifer Aniston: Romancë e re për aktoren?

Real Madrid i hapur për shitjen e Rodrygos – por vendimi i mbetet lojtarit

Enesa Hamiti, Menaxhere e Platformave Digjitale në Onima Co., ligjëron për strategjitë e monetizimit në përmbajtjen online

Hendersoni largohet nga Ajaxi

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

Studimi: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare

SHBA vendos sanksione kundër hetueses së OKB-së që po heton abuzimet në Gaza

Vdes një person nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore