Lajmet

​Haradinaj kërkon një ditë zie për senatorin Bob Dole

Haradinaj ka propozuar që institucionet e Republikës së Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të senatorit Dole.

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar Senatorin amerikan, Bob Dole duke bërë homazhe pranë bustit të tij në Prishtinë.

Haradinaj ka propozuar që institucionet e Republikës së Kosovës të shpallin ditë zie në nderim të senatorit Dole.

“Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole. Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”, krahas fotografisë nga homazhet që i ka bërë në mëngjesin e së mërkurës.

Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Lajmet

Kryesuesja e OSBE-së nesër në Prishtinë

Published

on

By

Në Kosovë nesër do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Bëhet e ditur se do të ketë takime me Presidenten Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa në ora 11:45 Valtonen do t’i adresohet mediave./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Published

on

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes në MRV Arena në Belo Horizonte, Neymar pati një mundësi të artë për të ndryshuar rezultatin por topi shkoi drejt e në duart e portierit Everson.

Me dhjetë minuta të mbetura në pjesën e parë, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain shpërdoroi përsëri një mundësi të jashtëzakonshme, duke u gjendur kokë më kokë me portën e kundërshtarit në zonën e penalltisë: megjithatë, topi kaloi midis këmbëve të tij dhe ai nuk arriti të shënonte.

Në një intervistë me gazetën franceze L’Equipe, trajneri Ancelotti iu drejtua çështjes së pjesëmarrjes së mundshme të Neymar në Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se prania e tij do të varet vetëm nga gjendja e tij fizike.

“Ai duhet të jetë 100%, jo 80%”, tha trajneri italian i zhgënjyer./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me angazhimin e saj në implementimin e planit për “Zgjedhjet lokale 2025” dhe për “Analizën e punës periodike”.

Në njoftim thuhet se drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, gjatë takimit diskutoi për situatën e përgjithshme të sigurisë, për analizën e punës periodike, për performancën dhe disiplinën në punë, e në veçanti për planin për zgjedhjet lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Njëkohësisht nga të gjithë eprorët e lartë policorë u kërkua që të rritet performanca në punë si dhe të gjitha detyrat dhe angazhimet e parapara me planin policor për zgjedhjet, të realizohen me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, po ashtu të njoftohen të gjithë zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor, me qëllim të përmbushjes së detyrave, misionit dhe vizionit të PK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit senzitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.

“Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”.

“Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon nesër me disa përballje mjaft interesante në kuadër të fazës së ligës. Programi hapet nga ora 18:45 me dy sfida: Athletic Bilbao pret Arsenalin në “San Mames”, ndërsa PSV do të përballet me belgët e Royale Union SG.

Nga ora 21:00 zhvillohen katër ndeshje të tjera tejet të forta.

Benfica sfidon Qarabagun në Lisbonë, Juventusi do të ketë një test të madh ndaj Borussia Dortmundit, ndërkohë Real Madridi pret Marseille në “Santiago Bernabeu”.

Po ashtu, në Londër, Tottenhami do të përballet me Villarrealin në një tjetër duel që premton spektakël.

Një mbrëmje e pasur me futboll elitar evropian pritet të sjellë emocione të veçanta për tifozët./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara