Lajmet

​Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Sipas të parit të AAK-së, për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë.

Published

on

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook tha se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit“, tha Haradinaj.

Sipas tij, për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel. U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel“, u shpreh tutje Haradinaj. /UBTNews/

Lajmet

Asgjësohen disa tonelata mish pule me salmonella importuar nga Rumania

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar njoftimit nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), bwri tw ditur se gjatë kontrollit të kryer në një ngarkesë të produktit MDM pule, të importuar nga Rumania në Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve është vërtetuar ekzistenca e salmonelës në sasinë prej 27.7 kilogramë mish pule.

Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importit nga lloti i cili ka rezultuar pozitive është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

AUV vazhdon të monitorojë me kujdes të shtuar situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe me bizneset të silat merren me importin e mishit për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të ngjashme./KP

Continue Reading

lajme

Vlerësohet lartë modeli UBT 5S në Kongresin e 61-të Botëror të Planifikimit Urban të organizuar nga ISOCARP

Published

on

Në kuadër të Kongresit të 61-të Botëror të Planifikimit Urban (ISOCARP 2025), Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka prezantuar online modelin inovativ të qytetit të mençur UBT 5S. Në këtë prezantim autor ishte edhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane, Shqiprim Ahmeti. Ky model inovativ vendos Kosovën në qendër të modeleve ndërkombëtare për planifikimin urban dhe integrimin e teknologjisë në qytetet e së ardhmes.

Këtë vit, kongresi po mbahet në Riad të Arabisë Saudite, nën temën qendrore: “Qytetet dhe Rajonet në Veprim: Rrugët e Planifikimit drejt Qëndrueshmërisë dhe Cilësisë së Jetës”.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e qasjeve sistematike, përdorimit të teknologjive digjitale dhe prototipeve të vogla, për të krijuar një model të integruar që përfshin të gjitha grupmoshat dhe sektorët e një qyteti.

Aktualisht, ekosistemi përfshin rreth 17,000 persona dhe kombinon zona komunitare, arsimin, infrastrukturën, shërbimet shëndetësore dhe aktivitetet bujqësore, duke u mbështetur në teknologji si 5G për monitorim dhe analizë në kohë reale.

Pjesëmarrësit në kongres vlerësuan modelin e UBT-së si një shembull model të qytetit të mençur dhe rezilient, duke nënvizuar rolin kyç të universiteteve në udhëheqjen e inovacionit dhe planifikimit urban të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka për ndeshjen ndaj Kosovës: Një finale e mundshme në Prishtinë

Published

on

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur rreth përgatitjeve që kombëtarja helvetike po i bën për ndeshjet ndaj Suedisë dhe ndaj Kosovës më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Në një intervistë Xhaka ka thënë se nëse do të dështojnë ndaj suedezëve, atëherë në Prishtinë do të jetë një finale.

“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, tha Xhaka.

Mesfushori i Sunderlandit, po ashtu foli edhe rreth largimeve nga kombëtarja zvicerane të dy futbollistëve, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët iu bashkangjitën “Dardanëve”.

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashari , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje”, shtoi ai.

Kosovë-Zvicër luhet më 18 nëntor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndërkaq në ndeshjen e parë, skuadra e Murat Yakin e ka mposhtur thellë Kosovën, me rezultat 4:0./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet me Ukrainën në Stamboll

Published

on

Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet e paqes me Ukrainën në Stamboll, ka bërë të ditur të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Moskë, raporton agjencia shtetërore ruse.

Asnjë takim sy më sy nuk është zhvilluar mes dy palëve që nga ai i mbajtur më 23 korrik në qytetin turk.

Agjencia TASS e ka cituar zyrtarin Alexei Polishchuk, i cili tha se zyrtarët turq kanë bërë thirrje të përsëritura për vazhdimin e bisedimeve të paqes.

“Ekipi rus është gati për këtë, topi është në fushën e Ukrainës,” tha Polishchuk.

Ukraina e mohon akuzën e Rusisë se Kievi ka faj për ngecjen e procesit të paqes, ndërkohë që lufta po i afrohet katërvjetorit të saj.

Në takimin e 23 korrikut, i cili kishte zgjatur vetëm 40 minuta, pala ukrainase kishte propozuar që të mbahej një takim tjetër në gusht mes dy presidentëve, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Kremlini më pas kishte deklaruar se Putini ishte i gatshëm të takohej me Zelenskyn, por vetëm në Moskë- një kusht që u refuzua nga Ukraina./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara