Lajmet
Hapet Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta në Dubravë
Muralet e këtij pavijoni janë ngjyrosur nga dora e vet të burgosurve.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPavijoni D në Dubravë është shndërruar në Institut për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Muralet e këtij pavijoni janë ngjyrosur nga dora e vet të burgosurve, në të cilin do të trajtohen 80 persona me probleme mendore, përdorues të substancave narkotike dhe personave të shtyrë në moshë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është hera e parë që po bëhet një institucion i tillë në kuadër të qendrave korrektuese.
“Prej momentit kur kam marrë detyrën si ministre e Drejtësisë ka qenë trajtimi i të burgosurve, ka qenë pikërisht mungesa e një institucioni të veçantë profesional, me staf shëndetësor e korrektues ku do të trajtohen këta persona. Për shkak të kësaj jo rrallë herë kemi pasur situata të tentimit të vetëvrasjes në institucionet korrektuese dhe kjo në masë të madhe na ka shtyrë që të punojmë seriozisht për inaugurimin e këtij institucioni. Qeveria e Kosovës në momentin kur ka parë që ka pasur plane ideore për ta adresuar këtë institucion, ndonëse këto kanë qenë nga viti 2014 por asnjëherë qeveritë e kaluara nuk e kanë trajtuar me seriozitet, por ne kemi marrë përsipër që t’i adresojmë të gjitha nevojat të cilat kanë qenë për inaugurimin e këtij institucioni. Qeveria e Kosovës ka mbështetur deri në rreth gjysmë milioni euro për investimet këto”, ka thënë Haxhiu.
Derisa ka folur për kapacitetet, Haxhiu shtoi se nevojat janë edhe më të mëdha bazuar në numrin e të burgosurve.
“Ky institucion do të ketë deri në 81 persona ku do të marrin shërbimet. Sigurisht që nevojat janë edhe më të mëdha, bazuar në statistikat që i kemi të të burgosurve në institucionet korrektuese, por unë mendoj që është një fillim i mbarë dhe është një vëmendje që shteti e kthen tek personat që kanë nevojë dhe që duhet të trajtohen pavarësisht që janë të dënuar në institucionet korrektuese, me vendime të gjykatave”, ka shtuar ajo.
Zëvendësuesi i zëvendësdrejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se themelimi i këtij instituti ishte paraparë me ligj qysh në vitin 2014.
“Në këtë institucion janë financuar afër 500 mijë euro. Kryesisht do të vendosen personat me nevoja të veçanta, përfshirë personat të cilat kanë probleme mendore, rastet të cilët janë përdorues të drogave, po ashtu edhe personat e shtyrë në moshë të cilët kanë problem me ecjen, shikim, dëgjim. Më në fund po trajtohet dinjitetshëm një prej kategorive më të ndjeshme të shoqërisë sonë”, tha Dibrani.
Dibrani theksoi se nga sot do të fillojë vendosja graduale e personave, ku vetëm në pavijonin D janë kapacitet për 60 persona. Ndërkaq 20 të tjerë do të vendosen në pavijonin 7, i cili do të jetë aneks i këtij instituti.
“Po ashtu janë punësuar afër 50 persona, por natyrisht që këtu do të punojnë stafi tjetër me përvojë. Për fillimin e punës këtu ne kemi realizuar vizita studimore ku kemi marrë praktikat më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Evropës. Ky do të jetë shembull, model në Evropën Juglindore”, shtoi ai.
Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta është mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa në ceremoninë hapëse i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
53 minutes agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.
KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.
AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
2 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Lajmet
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Published
3 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar mesazhe të qarta presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i cilësuar si të pabaza pretendimet e tij për një aleancë ushtarake Shqipëri–Kosovë–Kroaci. Rama i karakterizoi deklaratat e Vuçiqit si një frikë që buron nga paaftësia e Serbisë për të pranuar realitetin.
Në një intervistë për “Turkiye Today”, Rama u shpreh se Kosova mbetet “makthi” i Vuçiqit. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e presidentit serb se Turqia ka ambicie “neo-osmane” në rajon, duke marrë si shembull vonesat në projektet e restaurimit nga agjencia turke TIKA në Shqipëri. Sipas Ramës, nëse Turqia do të kishte ambicie të tilla, projektet do të përfundonin shumë më shpejt.
“Çfarë neo-osmanizmi? Jam i sigurt që presidenti i Serbisë mund ta shohë se Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri dhe Kosovë së bashku”, deklaroi Rama. Kjo ishte një përgjigje ndaj akuzave të Vuçiqit të tetorit të kaluar, i cili pretendonte se Turqia po “ëndërron Perandorinë Osmane” pas shitjes së dronëve Skydagger Kosovës, duke e portretizuar këtë si kërcënim për integritetin territorial të Serbisë.
Rama ironizoi qasjen e Vuçiqit, duke vlerësuar njohuritë e tij, por duke theksuar se emocionet ndaj Kosovës po ia humbin arsyen. “Presidenti Vuçiq është dikush me njohuri të mëdha dhe intuitë të shkëlqyer, por ai ka makthin e tij: Kosovën. Kaq është. Pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin të thotë gjëra që sinqerisht nuk kanë kuptim”, deklaroi kryeministri shqiptar.
Megjithatë, Rama nënvizoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve për Kosovën, Vuçiqi mbetet një lider me të cilin mund të bisedohet dhe të ndërtohet bashkëpunim mbi objektiva të përbashkëta rajonale.
Në fund, kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Tiranës zyrtare: “Kosova është e pavarur; është republikë dhe ky proces është i pakthyeshëm. Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria. Nëse Kosova gjendet nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, raporton Ekonomia online.
/Ekonomia online/
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
