Lajmet

​Haki Abazi kritikon strategjinë: Dokumenti na sjell te dështimi i opozitës për 20 vjet

Madje ai tha se kjo strategji nuk parandalon praktikat korruptive dhe burokratike për panele solare.

Published

on

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar Strategjinë për Energjinë 2022-2031.

Gjatë shqyrtimit të kësaj strategjie në Kuvend, deputeti Abazi ka thënë se rivitalizimi i kapaciteteve të thëngjillit sipas strategjisë, tregon se kjo qeveri do të dështojë sikur opozita për 20 vjet në qeverisjen e tyre. Madje ai tha se kjo strategji nuk parandalon praktikat korruptive dhe burokratike për panele solare.

“Fakti që ne orientohemi në ndërtimin e kapaciteteve të reja që quhen me një gjuhë tjetër rivitalizim të kapaciteteve të thëngjillit, tregon që në fakt jemi duke u futur në një proces, i cili na bien te dështimi i opozitës për 20 vjet. Rrjedhimisht, mendoj që strategjia e ka huq ekuacionin edhe në nivelin e përgjigjes, për shkak se ne nuk kemi problem me furnizim të energjisë elektrike, ne kemi problem me energji termike me ngrohje. Deficiti me të cilin ne përballemi nuk ka të bëjë me energji elektrike, ka të bëjë me ngrohjen kur njerëzit fillojnë të ngrohen me energji elektrike. Fatkeqësisht, strategjia prapë nuk e adreson si çështje në mënyrë specifike. Objektivi i parë gjithashtu do të duhej të kishte cakun kryesor heqjen e barrierave burokratike, mos të themi të korruptuara në sisteme të ndryshme institucionale për të mos lejuar vendosjen e paneleve solare edhe te qytetarët dhe bizneset. Intervistat dhe bisedat në muajt e fundit që i kam bërë edhe me bizneset, edhe me pronarë të shtëpive, është që ata sorollaten korridoreve me mbi gjashtë muaj në komunë, në KEDS për t’iu mundësuar vendosjen e paneleve solare mbi shtëpitë e tyre. Këto praktika korruptuese dhe burokratike, është dashur me qenë pjesë e strategjisë për t’i eliminuar këto”, tha Abazi.

Lajmet

KQZ vendos asgjësimin e materialeve zgjedhore nga zgjedhjet e shkurtit 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi të martën të asgjësojë materialet zgjedhore nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 9 shkurt 2025. Në këtë përfshihen fletëvotimet, listat e votuesve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve. Materialet që ndodhen nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese do të mbeten të ruajtura deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi gjithashtu rekomandimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të përfshihen në listat e votuesve edhe ata persona që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit.

Nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani sqaroi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon asgjësimin e materialeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, por kërkuan që nga secili material të ruhet një mostër për arkivë. Ai theksoi se materialet që janë pjesë e hetimeve nga prokuroria do të mbeten të paprekura.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi që këto kërkesa të përfshihen qartësisht në vendim, për t’i siguruar transparencën dhe qartësinë në proces.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që priten në vjeshtë, u miratua gjithashtu ndryshimi që në listën e votuesve të përfshihen edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e raundit të dytë të votimit. Gjithashtu, do të hiqen nga lista ata që kanë hequr dorë nga shtetësia ose që janë raportuar si të ndarë nga jeta.

KQZ miratoi edhe plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra lidhet me fletëvotimet dhe materialet shpjeguese për votuesit.

Në këtë mbledhje, Komisioni vendosi gjithashtu të organizojë një punëtori bashkë me Komisionin e Venecias në fund të qershorit. Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, bëri të ditur se kostoja e punëtorisë do të jetë rreth 2,500 euro.

Gjithashtu, KQZ miratoi pagesën e rreth 130 personave që kanë punuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në procesin e tërheqjes së dërgesave postare gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Faton Peci intervistohet në lidhje me tenderin e përpunimit të produkteve shtazore

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë në lidhje me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.

Intervistimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Po ashtu, gjatë ditës janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në kuadër të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Disa aeroporte në Rusi pezullojnë operacionet për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina

Published

on

By

Disa aeroporte në Rusi kanë pezulluar operacionet gjatë natës të martën për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina, njoftoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë. Kufizime në nisjet dhe mbërritjet e avionëve civilë u vendosën në aeroportet e Nizhny Novgorod, Saratov, Tambov dhe Kaluga.

Zëdhënësi i agjencisë, Artyom Korenyako, tha se masat janë marrë për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se nga e hëna në mbrëmje deri të martën në mëngjes u interceptuan dhe shkatërruan 99 dronë ukrainas në shtatë rajone të Rusisë.

Në ditët e fundit, aeroportet e Moskës janë mbyllur dy herë përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Që nga fundi i prillit, Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore me dronë ndaj territorit rus, duke lëshuar qindra dronë drejt Moskës dhe duke shkaktuar ndërprerje në hapësirën ajrore mbi kryeqytet.

Para Paradës së Ditës së Fitores në Moskë, sulmet e dronëve kanë shkaktuar vonesa dhe anulime masive në aeroportet kryesore të qytetit, duke prekur mbi 300 fluturime dhe rreth 60,000 udhëtarë. Mes të prekurve ishte edhe aeroplani i homologut serb të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiç, i cili u detyrua të devijonte në Baku për shkak të kërcënimeve në hapësirën ajrore ruse.

Continue Reading

Lajmet

​Limaj: Bashkëpunimi me LVV-në, në nivel parlamentar

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se qëndrimi i tyre për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm për bashkëpunim në nivel parlamentar.

Kështu u shpreh ai para nisjes së seancës, ku deputetët u mblodhën për herë të 22-të në një tjetër tentim për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ashtu siç kemi thënë mbrëmë, vazhdojmë të qëndrojmë në atë, bashkëpunim në nivel parlamentar”, deklaroi ai.

Continue Reading

Të kërkuara