Kulturë

​Gratë dhe shkenca: Gabriella Greison homazh për Margherita Hack në Prishtinë

Shfaqja mbahet sot, 10 maj, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe hyrja është falas.

Published

on

Me rastin e edicionit të pestë të “Ditës së hulumtimit italian në botë”, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë në fushën e diplomacisë shkencore, Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës sjellin në skenë monologun teatral “Oqeani Margherita” i gazetares dhe fizikanes, Gabriella Greison, kushtuar astrofizikanes italiane, Margherita Hack (1922-2013). Shfaqja mbahet sot, 10 maj, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe hyrja është falas.

“Është një tekst i pabotuar, me të cilin doja t’i bëja homazh shkencëtares italiane në njëqindvjetorin e lindjes së saj, që përmban shumë anekdota për të dhe që më përkasin shumë. Gjatë orës së shfaqjes do të ndajmë zbulimet, habinë për shkencën dhe mendimet më të mëdha të Margherita Hack, do të lundrojmë në detin e saj të bërë me shaka dhe fraza legjendare, do të notojmë me të në pafundësinë e fizikës, atë të së djeshmes dhe të sotmes, do të pasurohemi me butësi, magji dhe dëshirë për të ndryshuar botën”, thotë Gabriella Greison.

Shfaqja – italisht me titra shqip – organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe realizohet me fondet e vëna në dispozicion nga Fondi për forcimin e gjuhës dhe kulturës italiane jashtë vendit.

“Ideja për ta sjellë këtë shfaqje në Prishtinë na erdhi në një bisedë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe zëvendësministren e saj Edona Maloku, të cilat i falënderoj për nevojën e identifikimit të mënyrave të reja për të nxitur interesimin e studentëve të rinj drejt shkencave të aplikuara dhe për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë gjinore – e cila vazhdon të ekzistojë edhe në botën e shkencës – dhe vështirësitë si pasojë me të cilat gratë ende përballen çdo ditë. Prandaj, për të ndihmuar në eliminimin e stereotipave dhe paragjykimeve shoqërore, na është dukur ideale të tregojmë përvojën e jetës së një shkencëtareje të madhe italiane si Margherita Hack si model për të frymëzuar gjeneratat e reja”, shpjegon Ambasadori italian në Kosovë Antonello De Riu.

Margherita Hack ishte astrofizikane, akademike, popullarizuese e shkencës dhe aktiviste italiane. Ishte gruaja e parë që drejtoi Observatorin Astronomik të Triestes (nga 1964 deri 1987) që, nën drejtimin e saj në mënyrë të vazhdueshme është vendosur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo është interesuar veçanërisht për fizikën, spektroskopinë dhe evolucionin yjor dhe e ka lidhur prodhimin e saj të bollshëm të eseve shkencore me një aktivitet të vazhdueshëm përhapës. Asteroidi “8558 Hack”, i zbuluar në vitin 1995, iu kushtua asaj.

Gabriella Greison, është italiane, 48-vjeçare, fizikane, dramaturge dhe aktore teatri. Diplomoi në fizikën bërthamore në Universitetin Shtetëror të Milanos me një temën mbi studimin eksperimental të përhapjes së elektroneve të shpejta në një dhomë vakum. Merret me përhapjen shkencore për programe të ndryshme radiotelevizive, ka drejtuar dhe është mysafire e programeve të thelluara shkencore. Ka shkruar disa libra, disa prej të cilëve janë kthyer në monologje teatrale. Ajo është cilësuar si “gruaja e fizikës popullore italiane” dhe gjithashtu “rockstar i fizikës në Itali”.

Continue Reading

Kulturë

100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore

Published

on

BFI dhe Galeria Kombëtare e Portreteve do të shënojnë 100-vjetorin e lindjes së yllit të filmit me “the summer of Marilyn”, shkruan The Guardian.

Për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së saj, Monroe po festohet nga institucionet kryesore kulturore britanike si një interpretuese me inteligjencë të mprehtë komike, një arkitekte e zgjuar e imazhit të saj dhe një grua që riformësoi mundësitë për famën femërore në ekran.

Një sezon gjithëpërfshirës dy-mujor në Institutin Britanik të Filmit (BFI) do të rishikojë filmografinë e saj, ndërsa një ekspozitë historike në Galerinë Kombëtare të Portreteve harton ndërtimin e imazhit të saj.

“Marilyn Monroe ishte me shumë mundësi ylli më i madh që kinemaja pa dhe do të shohë ndonjëherë”, tha Kimberley Sheehan, programuesja kryesore e BFI-së, e cila kuroi sezonin. “Ajo ishte kërcënimi i trefishtë origjinal dhe meriton shumë merita për krijimin e imazhit dhe famës së saj.”

Continue Reading

Kulturë

Eurovision 2026 publikon renditjen: Shqipëria përformon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë

Published

on

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

Shqipëria do të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, e përfaqësuar nga këngëtarja Alis me këngën “Nân”.

Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas votimit të publikut, një praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e mëdha të njohura si pesëshja e madhe – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Publikimi i renditjes së performancave pritet të ndikojë në dinamikën e garës dhe interesimin e publikut, ndërsa Eurovisioni po afrohet drejt një tjetër edicioni të shumëpritur në skenën evropiane të muzikës.

Continue Reading

Kulturë

Hapet më 8 prill ekspozita “Gjurmët e Grafikës”

Published

on

Galeria e Arteve e Prishtinës ka njoftuar hapjen e ekspozitës kolektive “Gjurmët e Grafikës -Imprints of Graphics”, e kuruar nga Genc Rezniqi, e cila do të hapet më 8 prill.

Kjo ekspozitë prezanton një përzgjedhje të veprave grafike nga artistë të ndryshëm, duke sjellë qasje dhe shprehje të larmishme të artit grafik bashkëkohor.

 

Continue Reading

Kulturë

“Unë jam vetë grua” në skenë sonte dhe nesër

Published

on

Shfaqja “Unë jam vetë grua” është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës mbrëmë, ndërsa do të vazhdojë të luhet edhe sot dhe nesër, duke filluar nga ora 20:00

Vepra sjell në skenë jetën e jashtëzakonshme të Charlotte von Mahlsdorf, një grua transgjinore gjermane që arriti të mbijetojë në dy prej sistemeve më shtypëse të shekullit të kaluar: nazizmin dhe regjimin e Stasit. Përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe emocional, publiku përballet me sfidat, zgjedhjet morale dhe qëndrueshmërinë e individit përballë historisë.

E bazuar në intervistat e autorit Doug Wright dhe në autobiografinë e Charlotte-s, kjo shfaqje është vlerësuar ndërkombëtarisht, duke fituar çmimet prestigjioze Pulitzer dhe Tony.

Një element i veçantë i kësaj shfaqjeje është interpretimi i aktorit Adrian Morina, i cili sjell në skenë rreth 30 role të ndryshme, duke dëshmuar një transformim të jashtëzakonshëm artistik.

Shfaqja është shkruar nga Doug Wright dhe është vënë në skenë nën regjinë e Kushtrim Koliqit.

Continue Reading

Të kërkuara