Lajmet
Gjermania përjeton rekord infektimesh me COVID-19
Kjo ishte shifra më e lartë për incidencën shtatëditore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiGjermania ka përjetuar një shifër rekord të lartë të incidencës shtatëditore prej 201,1 rastesh të konfirmuara të koronavirusit për 100 000 banorë, tha sot instituti “Robert Koch” (RKI). Kjo ishte shifra më e lartë për incidencën shtatëditore që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Shifra e sotme vjen pas 154,5 të enjten dhe 130,2 një javë më parë. Shifra e mëparshme rekord ishte një incidencë shtatëditore prej 197,6, më 22 dhjetor 2020, në kulmin e valës së dytë të pandemisë.
Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë dhe ligjvënësit po përballen me një debat në rritje në lidhje me një valë të katërt të afërt dhe kufizime të mundshme të rinovimit. Kabineti i përkohshëm i kancelares Angela Merkel po përballet me një dilemë.
Ministrat në largim kanë shprehur ngurrim për një politikë radikale, ndërsa bisedimet e koalicionit për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të shtatorit janë duke u zhvilluar.
Negociatat kanë treguar pak shenja se bisedimet janë pranë finalizimit. /DPA/
Lajmet
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Published
20 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsKa dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“3 anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi
Lajmet
Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund
Published
23 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsMinistri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj mbylljes së institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të Veriut.
Ministri tha se keqpërdorimi i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund.
“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.
Policia e Kosovës sot pak para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut në lidhje me verifikimin e pronës së tyre tek “Tre rrokaqiejt”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se është mbyllur kati i parë i kësaj ndërtese nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
Lajmet
Hovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në Bondsteel
Published
34 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ndihet i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me familjen e saj iu bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjen.
Hovenier, në një postim në Facebook, ka uruari po ashtu të gjithë për festat e fundvitit, si në Kosovë, ashtu edhe në botë.
“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Urime festat e fundvitit të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Facebook.
Lajmet
Guvernatori Ismaili prezanton aktivitetet e BQK-së për vitin 2024
Published
40 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsKy vit pritet të mbyllet me rritje ekonomike prej 4.3 për qind. Derisa në vitet 2025 dhe 2026 parashikohet rritje ekonomike prej 4.2 për qind, përkatësisht 4.4 për qind mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksporti. Kështu ka bërë të ditur, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Ismaili në një konferencë për media derisa ka prezantuar aktivitet e këtij institucioni për vitin 2024 ka theksuar se ka stabilizim të inflacionit, duke shtuar se shkalla mesatare ka arritur 1.7 për qind derisa deri në fund të vitit pritet që të mbyllet me 1.6 për qind.
Po ashtu ai nënvizoi se remitencat e pranuara deri në fund të vitit pritet të arrijnë vlerën prej 1.36 miliard euro duke shënuar rritje vjetore prej 1.9 për qind.
“Sa i përket aktivitetit ekonomik ose makro-ekonomik ne presim që viti 2024 të mbyllet me një rritje prej 4.3 për qind. Nivelin e rritjes prej 4.2 për qind deri ne 4.4 e parashohim të ndodh në vitet 2025 dhe 2026. Aktiviteti ekonomik deri në shtator ka arritur 4.6 për qind rritje, e cila është sipas të dhënave të ASK-së, sigurisht zhvillimet gjeo-politike dhe pasiguritë tjera ekonomike janë ata faktorë që ne do ti marrim në konsideratë që të bëjmë ri-shikimin e projeksioneve tona. Sa i përket inflacionit, shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë arriti në nëntor në 1.7 për qind. Inflacioni bazë u ngadalësua në mesatare prej 3.3 për qind nga 4.4 për qind. Pritjet tona janë që inflacioni të mbyllet me 1.6 për qind dhe ngjashëm presim që të jetë edhe në vitin 2025… Remitencat arritën vlerën deri në tetor prej 1.1 miliardë euro dhe ne presim që ashtu të mbyllet me rreth 1.3 miliardë euro viti”, tha Ismaili.
Ndërsa, tha se gjithsej kreditë në nëntor të këtij viti kanë arritur shumën prej 5.668 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 768.9 milionë euro ose 15.7 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Ai shtoi se depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive.
“Sa i përket kredive, shihet një normë rritjeje, totali prej vitit ka mbërri rreth 5.7 miliardë me një rritje prej 15.7 për qind e cila është një rritje e kënaqshme që tregon se bankat po e mbështesin ekonominë. Në depozita vazhdon rritja, pra depozitat kanë mbërri rreth 6.6 miliardë euro me një rritje prej 11.9 ose rreth 12 për qind. Kreditë janë rritur më shpejt sesa depozitat, më shumë se depozitat me përqindje rritjeje që i bie që bankat kanë vazhduar të jenë më “dorë shlirë” në kuptimin e kreditimit. Gjithsej depozitat në nëntor të këtij viti kanë arritur në 6.586 miliarda euro, duke shënuar rritje prej 448.5 milionë euro ose 7.3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Kjo rritje i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita dhe konkurrenca me intensive midis bankave për tërheqje të depozitueseve”, tha ai.
Ismaili tregoi se edhe norma e interesit është zvogëluar gjatë këtij viti në dallim prej vitit 2023. Sipas tij norma mesatare e interesit në kredi në sektorin bankar në nëntor 2024 është 6.02 për qind, ndërsa në dhjetor 2023 kjo normë ishte 6.35 për qind. Derisa tha se norma mesatare e interesit më depozita në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 2.87.
Me këtë rast BQK-ja ka ndarë edhe çmimin për ekonomistë të rinj, ku vendin e parë e ka marrë Valmir Zogaj, për studimin me titull: “Inovacionet Teknologjike Financiare dhe Ndikimi i Tyre në Qasjen në Financa dhe Gjithë përfshirjen Financiare-Rast Studimi për Kosovën”
Taylor Swift lë pas muzikën? Do të ndjek ëndrrën e saj në Hollivud!
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund
Hovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në Bondsteel
Guvernatori Ismaili prezanton aktivitetet e BQK-së për vitin 2024
Mbyllet dhe bastiset një objekt në veri nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
Ismaili: Rregullorja e BQK-së për përdorimin e euros ka treguar efekte pozitive
Rihapet në Paris pista më e madhe e patinazhit në botë
Tacos, ushqimi më i popullarizuar i rrugës në botë! Hot Dog renditet e dyta
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman