Lajmet

​Gërvalla: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet sfidë

Gërvalla theksoi është e nevojshme të krijohet një mjedis për gratë në pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi.

Published

on

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se ende ka sfida për fuqizimin grave në ekonomi, por që sipas saj të gjithë mekanizmat vendorë duhet të fokusohen më shumë në ofrimin e mjedisit të duhur ekonomik për gratë dhe vajzat.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor, tha se në Kosovë gratë historikisht janë ballafaquar me pengesa të mëdha jo vetëm në pjesëmarrjen në ekonomi, por edhe me diskriminim. Ajo theksoi se shoqëria civile dhe Qeveria e kanë pranuar rëndësinë e grave në fuqizimin ekonomik dhe kanë ndërmarrë hapa për të adresuar këto sfida.

“Në Kosovë gratë historikisht janë ballafaquar me pengesa të mëdha jo vetëm në pjesëmarrjen në ekonomi, por duke përfshirë diskriminimin, qasjen e limituar në arsim dhe trajnim, normat kulturore që i kufizojnë në lëvizshmërinë e tyre, po ashtu edhe duke prekur edhe pronat. Sidoqoftë shoqëria civile dhe Qeveria e kanë pranuar rëndësinë e grave në fuqizimi e tyre ekonomik dhe kanë ndërmarrë hapa për të adresuar këto sfida. Si Qeveri kemi aprovuar gjatë viteve 2021-2022 bursa për gratë që kanë dashur me studiuar në profesione të ndryshme dhe shumë vajza të reja kanë shfrytëzuar këtë mundësi”, theksoi ajo.

Gërvalla theksoi është e nevojshme të krijohet një mjedis për gratë në pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi.

“Me gjithë këto përpjekje ka sfida ende në fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë, duke përfshirë qasjen e limituar në financa dhe kujdesin për çështjen e pagesave. Pra, duhet të krijohet një mjedis s për gratë për pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi”, tha ajo.

Gratë kërkojnë nga institucionet përkrahje më të madhe në fuqizimin e tyre në ekonomi.

Lajmet

Arrestohet mjeku nga Vushtrria për ryshfet

Published

on

Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit, ku bëhet e ditur se i dyshuari është Avdullah Vojvoda, e që po i njëjti ishte denoncuar vitin e kaluar edhe për sulm seksual ndaj një pacienteje. 

Për këtë kanë njoftuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohen zëvendësministri dhe këshilltari i Duda Balje

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllarin dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç nga pozita e tyre aktuale.

Sipas burimeve vendimi është marrë ditën e djeshme më 27 tetor.

Ndryshe, deputetja Balje, nuk e votoi qeverinë e prezantuar nga Kurti, e cila mori vetëm 56 vota./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi tashmë e ka humbur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C dhe se bota duhet të ndryshojë menjëherë drejtimin për të shmangur pasoja katastrofike.

Në një intervistë dhënë përpara samitit të klimës Cop30, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin brazilian Belem, Guterres tha se tejkalimi i kufirit të vendosur me Marrëveshjen e Parisit është i pashmangshëm dhe do të ketë pasoja shkatërruese për planetin.

“Le ta pranojmë dështimin tonë. E kemi humbur mundësinë për ta ndaluar tejkalimin e 1.5 gradëve në vitet e ardhshme, dhe pasojat do të jenë të rënda-nga Amazonia, në Grenlandë e deri në Antarktidën Perëndimore”, ka deklaruar ai, raportoi të hënën “The Guardain”.

Sipas kreut të OKB-së, prioriteti kryesor në Cop30 duhet të jetë ndryshimi i menjëhershëm i kursit, për ta bërë tejkalimin sa më të shkurtër dhe me ndikim sa më të vogël, në mënyrë që të shmangen situatat që mund të çojnë në ndryshime të pakthyeshme në ekosistemet e mëdha si pyjet e Amazonës, Arktiku apo oqeanet.

Guterres theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të shkencëtarëve, angazhimet e shteteve kanë qenë të pamjaftueshme.

Deri më tani, vetëm 62 nga 197 vende kanë dorëzuar planet kombëtare të veprimit klimatik, ndërsa për të ruajtur kufirin e 1.5°C, shkurtimi i emetimeve duhet të arrijë 60%.

Megjithatë, ai nuk e sheh objektivin të humbur përfundimisht.

“Nëse veprojmë me vendosmëri tani, është ende e mundur që pas një periudhe të shkurtër tejkalimi, temperaturat të bien sërish në nivelin e synuar deri në fund të shekullit”, është shprehur ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Të kërkuara