Lajmet

​Gazi lotsjellës në Korçë, LVV mohon se është organizuar nga ata

Published

on

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka sqaruar se ata nuk kanë qenë organizatorë të hedhjes së gazit lotsjellës mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë.

LVV thotë se qëndrimet e tyre për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka sqaruar se ata nuk kanë qenë organizator të hedhjes së gazit lotsjellës mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë.

LVV thotë se qëndrimet e tyre për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht.

Lajmet

SHBA dhe BE në bisedime për paqe në Ukrainë

Published

on

By

Një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe senatori Marco Rubio, pritet të zhvillojë sot në Paris një raund bisedimesh me përfaqësues evropianë, me synimin për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Takimi do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe përfaqëson një angazhim të nivelit të lartë transatlantik për paqen, që prej shpërthimit të konfliktit në vitin 2022. Bisedimet konsiderohen të një rëndësie të veçantë, veçanërisht në një periudhë kur Uashingtoni ka qenë më i rezervuar në konsultimet me aleatët e tij evropianë.

Delegacioni amerikan pritet të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe ekipin e tij për të diskutuar planet e ardhshme dhe strategjitë e mundshme që do të çonin drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.

Pas këtij takimi, Sekretari i Shtetit i SHBA-së do të zhvillojë një raund të dytë bisedimesh me Lammy dhe homologët nga Franca dhe Gjermania. Në diskutime do të marrin pjesë edhe këshilltarë të lartë të sigurisë nga disa shtete evropiane, me fokus të veçantë mbi mënyrën më efikase për ndalimin e luftimeve dhe rivendosjen e paqes në Ukrainë.

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Steve Witkoff do të informojë për takimin e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, i cili u zhvillua javën e kaluar. Ndërkohë, burime diplomatike evropiane kanë bërë të ditur se do t’i kërkojnë SHBA-së një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës.

“Ne duam që SHBA të përdorin pak më shumë shkop,” tha një zyrtar evropian, duke nënvizuar nevojën për më shumë presion ndaj Rusisë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje pa kushte.

Continue Reading

Lajmet

Një i arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale në qytetin e Podujevës.

I dyshuari, me inicialet E.M., është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”, ndërsa gjatë aksionit është kryer edhe kontroll në një lokacion të caktuar, ku janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dëshmi të tjera të mundshme.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Hemofilisë

Published

on

By

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Continue Reading

Lajmet

​26 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Published

on

By

Sot mbushen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas 26 viteve, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Continue Reading

Të kërkuara