Lajmet
Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike
Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve i bënë thirrje Qeverisë për të bërë disa ndryshime në politikat fiskale.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsReduktimet me energji elektrike në vend janë duke iu shkaktuar dëme të mëdha sektorit të gastronomisë.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica thotë se shumica e lokaleve janë zënë të papërgatitura sa i përket ndaljes së rrymës.
Vranica thotë se shumica e lokaleve nuk kanë as gjeneratorë. Sipas tij, kriza veçse ka filluar, dhe në bazë të parashikimeve do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe se tani.
“Prandaj, duke marrë parasysh edhe faktin që energjia elektrike është një gjë e domosdoshme për të operuar si biznes, atëherë shumica e bizneseve i referohen këtij fakti, shumica e bizneseve janë të papërgatitura për gjendjen e tillë të cilën po kalon, sepse ka një numër të madh të bizneseve nuk kanë gjeneratorë. Po ashtu, ka një numër të madh të tyre që edhe nëse kanë gjeneratorë, ato duhet t’i mbulojnë deri në një pikë, sepse shpenzojnë me kohë të mundshme. Prandaj kriza me energjinë elektrike veç sa ka filluar dhe epilogu nuk dihet se si do të jetë por në bazë të parashikimeve, do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe sesa tani”, theksoi Vranica.
Ai thotë se me ndaljen e energjisë elektrike, përveç dëmtimit të mallit në lokale, mund të ketë edhe dëmtime të pajisjeve.
“Duke pas parasysh faktin se shumica e lokaleve nuk kanë gjeneratorë, mund të dëmtohen si pasojë e shkëputjeve të energjisë elektrike sepse në raste të tilla mund të ketë dëmtime të pajisjeve ose aseteve, të cilat i përdorin sektori i gastronomisë për të punuar. Të gjitha këto përkthehen në një lloj krize të re sepse kushdo që e përdor një gjenerator, natyrisht se do të shpenzojë për derivatet, kryesisht naftën, e cila veç se është shumë në nivel të lartë të çmimeve”, thotë ai.
Ai shtoi se për reduktimet me energji elektrike njoftohen përmes rrjeteve sociale apo faqeve dhe grupeve të caktuara. Sipas tij, kjo mënyrë nuk është një informim i mirë, derisa thotë se KEDS-i, duhet të përçojë më shumë informacione në lidhje me ndërprerjen e rrymës.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve i bënë thirrje Qeverisë për të bërë disa ndryshime në politikat fiskale.
“Po i bëjmë thirrje Republikës së Kosovës, të paktën të bëjnë disa ndryshime të politikave fiskale, të fokusohet aty ku po rrjedh burimi i problemit, pra në menaxhimin e krizës energjetike, në heqjen e akcizës në naftë, me uljen e TVSH-së në naftë, edhe nëse nuk e heq TVSH-në për gastronomi, të paktën të ketë një menaxhim të krizës ekonomike në kuptim të përgjithshëm. Duhet të bëhen ndryshime sa më të shpejta në mënyrë që të mos e ndjejmë atë krizën e cila po na atakon në muajt në vijim”, vijoi Vranica.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka thënë se ata kanë një listë të bizneseve prioritare të cilat i njoftojnë edhe individualisht për fuznizim.
“Ne e kemi një listë të bizneseve, një pjesë të konsiderueshme të cilave i kemi prioritare, i lajmërojmë edhe individualisht, mirëpo kur ka kufizime të vazhdueshme dhe kur as ne nuk e dimë cila do të jetë lista, atëherë e kemi të pamundshme. Mirëpo aplikacioni eKESCO i shërben secilit qytetarë që të njoftohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai.
Ndryshe, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se nga 15 gushti, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
5 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
9 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
10 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
10 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
