Lajmet

​Gara për balotazh, kjo është dalja përfundimtare në 21 komuna

Komuna me më së shumti qytetarë që dolën për të votuar është Mamusha me 60.05%.

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të drejtën për votim e në garën për balotazh në 21 komuna e kanë shfrytëzuar 37.86 për qind të qytetarëve apo 477.202 votues.

Komuna me më së shumti qytetarë që dolën për të votuar është Mamusha me 60.05%, pasuar nga Juniku me 53.06%, Kllokoti 51.54%, Shtime 51.39% dhe Podujeva me 48.71%. Në Prishtinë dalja ishte 42.37 për qind.

Lista e plotë e daljes nëpër komuna:

Mamushë 60.05%

Junik 53.06%

Klokot 51.54%

Shtime 51.39%

Podujevë 48.71%

Kamenicë 44.37%

Obiliq 43.75%

Kaçanik 42.38%

Prishtinë 42.37%

Gjilan 42.19%

Drenas 40.81%

Malishevë 36.86%

Istog 36.52%

Vushtrri 35.87%

Viti 35.83%

Gjakovë 32.81%

Prizren 31.37%

Rahovec 31.15%

Fushë Kosovë 30.35%

Klinë 29.81%

Dragash 29.81%

Lajmet

BE bën thirrje për uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd

Published

on

By

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se vlerat themelore janë në thelb të “projektit tonë të përbashkët evropian” dhe duhet të respektohen, teksa bëri thirrje për uljen e tensioneve.

Ky reagim i Brukselit vjen pas paralajmërimeve për një tubim të madh në Beograd, që planifikohet të mbahet më 15 mars, në të cilin autoritetet serbe parashohin që të ketë “dhunë të madhe”, teksa presidenti i shtetit ka paralajmëruar arrestime.

Kjo ka të bëjë po ashtu me lirinë e tubimit si e drejtë themelore”, u tha në përgjigjen dërguar për Radion Evropa e Lirë nga zyra për informim e BE-së.

Po ashtu, BE-ja tha se pjesëmarrja e qytetarëve luaj rol kyç në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë edhe promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë.

Ditëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar disa herë se “opozita do të organizojë një dhunë të madhe më 15 mars” dhe se “të gjithë ata që do të marrin pjesë në të do të arrestohen”.

BE-ja vazhdimisht bën thirrje për uljen të tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog përfshirës që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për t’u marrë me reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, thuhet në përgjigjen nga Brukseli.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se po ndjekin me kujdes situatën e brendshme politike në Serbi dhe mobilizimin e madh të studentëve dhe grupeve të tjera.

Kur u pyetën për deklaratat e Vuçiqit, që thotë se Perëndimi qëndron pas “revolucionit shumëngjyrësh”, ashtu siç ai e quan mobilizimin e studentëve dhe qytetarëve në Serbi, zyrtarët e BE-së theksuan se “dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë ato kundër BE-së dhe shteteve anëtare nuk kanë vend në rrugën drejt integrimit në BE”.

Studentët e Serbisë kanë ftuar për një tubim, që e kanë cilësuar si “mbledhjen më masive ndonjëherë”, në kryeqytetin e Serbisë më 15 mars.

Në Beograd janë nisur tashmë me këmbë studentë nga rajone të ndryshme të Serbisë, të cilët do të kalojnë dhjetëra kilometra për të marrë pjesë në tubimin në Beograd.

Studentët në Serbi tash e katër muaj po organizojnë tubime në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad, pas shembjes të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

Studentët, përmes bllokadave dhe protestave, po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin, ndjekjen penale të sulmuesve të pjesëmarrësve në protestat e deritanishme, si dhe pezullimin e procedurave ndaj të arrestuarve në demonstrata.

Autoritetet serbe pretendojnë se kanë plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve, ndërkohë që një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit ka mohuar këtë pretendim në raportin e tij.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në festën e shënimit të Ditës Kombëtare të Irlandës, të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri shprehu krahas urimit për Ditën Kombëtare të Irlandës edhe atë për Ditën e Shën Patrikut, duke i cilësuar të dyja festat si një ditë që mishëron trashëgiminë e pasur, qëndrueshmërinë historike dhe shpirtin global të popullit irlandez. Rikujtoi vizitën në Irlandë gjatë vitit të kaluar, duke theksuar lidhjen e thellë midis vendeve tona të ndërtuar mbi miqësinë e vërtetë, vlerat e përbashkëta dhe solidaritetin e palëkundur.

“Mbështetja e palëkundur e Irlandës për Kosovën, nga avancimi i shkëmbimeve arsimore dhe kulturore deri te forcimi i lidhjeve tona diplomatike, ka qenë i paçmueshëm. Avokimi i Irlandës për Kosovën në organizatat ndërkombëtare qëndron si një testament për partneritetin tonë të qëndrueshëm”, tha kryeministri Kurti.

Në vijim veçoi dhe potencialin e bashkëpunimit e iniciativat për diasporën, gjersa shprehu dhe urimet për qeverinë e re në Irlandë dhe kryeministrin e ri të vendit, Micheál Martin.

Në përfundim kryeministri çmoi vlerat që na bashkojnë, unitetin, qëndrueshmërinë dhe shpresën, dhe riafirmoi angazhimin për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë, duke siguruar bashkëpunim edhe më të madh, sukses të ndërsjellë dhe arritje të përbashkëta në vitet në vijim.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet fizikisht një polic, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një zyrtari policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “5 Maji” në Prizren dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë, më 11 mars 2020, deklaroi se koronavirusi ishte bërë një pandemi globale. Në dy vitet e para të pandemisë, gati 15 milionë njerëz humbën jetën nga koronavirusi, ose nga ndikimi i tij në sistemet e mbingarkuara shëndetësore.

Në dhjetor 2019, mjekët në qytetin kinez Wuhan filluan trajtimin e një grupi pacientësh me pneumoni. Qyteti në një provincë pranë Pekinit ka një popullsi prej mbi njëmbëdhjetë milionë banorësh.

Derisa, më 31 dhjetor 2019, Kina pati njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për pacientët që ishin futur në karantinë dhe se autoritetet kishin filluar të regjistronin lëvizjet e pacientëve për të gjurmuar burimin e sëmundjeve.

Banori i parë që u sëmurë në Tajvan, ishte më 6 janar 2020, që pati simptoma të ngjashme me gripin dy javë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Wuhan, duke ofruar tregues se burimi i sëmundjes kishte një periudhë të gjatë inkubacioni prej rreth katërmbëdhjetë ditësh.

Shkaku ishte i panjohur, lidhej me tregun e ushqimeve të detit në Huanan, ku shiteshin kafshë, që i shtyu mjekët të sugjerojnë se sëmundja përhapej nga kafshët. Në një studim në revistën Nature (e hënë, 3 shkurt 2020) shkencëtarët thanë se virusi mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës. Nga ekzaminimet e gjenomit të virusit kishte ngjashmëri prej 96% me atë të koronavirusit në lakuriqët e natës.

Vdekja e parë u raportua më 11 janar, infeksionet brenda Kinës vazhduan të rriten dhe brenda dy javësh u raportuan raste infektimi në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe gjetiu në Azi. Me afrimin e shpejtë të Vitit të Ri Kinez, shqetësimi për përhapjen e virusit u rrit.

Brenda Kinës, miliona persona po përgatiteshin të udhëtonin drejt familjeve në gjithë vendin dhe jashtë tij. Aeroportet në mbarë botën fillojnë të kontrollojnë udhëtarët për temperaturë të lartë, ose shenja ethesh.  Më 21 janar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se patën rastin e parë të virusit në SHBA. Pacienti, në shtetin e Uashingtonit, ishte kthyer së fundmi nga Wuhani.

“Po punojmë për t’u përgatitur për gjërat e pritshme, të papriturat dhe të paimagjinueshmet”, u tha amerikanëve Nancy Messonnier, nga Qendra Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Shkencëtarët e quajtën virusin koronavirusi i ri, ose SARS-CoV-2. Sëmundja që u bë e njohur si COVID-19.

Continue Reading

Të kërkuara