Shëndet
Frutat që ngadalësojnë plakjen e lëkurës
Dermatologët kanë përzgjedhur fruta të dobishme për ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiEdhe pse procesi i plakjes mund të ngadalësohet nga kujdesi i duhur i lëkurës, si dhe nga disa produkte dhe trajtime, është mirë të dimë se kemi një aleat në luftën kundër moshës edhe në ushqim.
Përveç hidratimit të vazhdueshëm të organizmit, është mirë të siguroni disa lëndë ushqyese, në radhë të parë nga frutat dhe perimet.
Dermatologët kanë përzgjedhur fruta të dobishme për ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës.
Agrumet
Siç mund ta dini tashmë, ato janë plot me vitaminë C, kështu që të gjithë ata që duan të vonojnë shfaqjen e rrudhave këshillohen të hanë sa më shumë limon, portokall, e agrume.
Vitamina C stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së përgjithshme dhe rrudhave.
Boronica
Boronicat janë veçanërisht të pasura me vitamina A dhe C, ndaj si të tilla parandalojnë humbjen e parakohshme të kolagjenit.
Përveç kësaj, ato kanë shumë antioksidues që mbajnë lëkurën tuaj të hidratuar dhe rrezatuese, dhe po ashtu mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Shëndet
Harroni emra, fikjen e shporetit apo takimet? Mjekët shpjegojnë shkaqet që e ngadalësojnë kujtesën
Published
7 minutes agoon
October 24, 2025By
UBT News
Jo çdo harresë është shenjë plakjeje, mjekët shpjegojnë si ndikon stili i jetesës, ushqimi, gjumi dhe barnat në kujtesë.
Me kalimin e viteve, truri pëson ndryshime të natyrshme humbet gradualisht masë, sidomos në korteksin prefrontal, zonën përgjegjëse për vendimmarrje, dhe në hipokampus, që luan rol kyç në ruajtjen e kujtimeve.
Shpesh ndodh të mos kujtohemi menjëherë për ndonjë emër “që e kemi në majë të gjuhës”, apo të dyshojmë nëse kemi fikur shporetin ose kyçur derën.
Ritmi i shpejtë i jetës, stresi dhe mbingarkesa me detyra ditore ndikojnë në trup dhe në funksionet njohëse të trurit. Harresa është diçka normale e nuk përbën arsye për shqetësim. Por, kur vërejmë se dobësimi i kujtesës po ndikon në jetën e përditshme, është e rëndësishme të kërkojmë arsyet.
Mjekët theksojnë se mosha nuk është gjithmonë faktori kryesor.
A është vërtet mosha arsyeja pse harrojmë?
Sipas neuropsikologes dr. Eliz Kakapolo nga Qendra Mjekësore e Universitetit “Columbia”, numri i neuroneve zvogëlohet që nga lindja, është e kuptueshme që me kalimin e moshës mund të na duhet më shumë kohë për të kujtuar emra apo fjalë të caktuara.
Prof. dr. P. Murali Doraiswamy, psikiatër në Fakultetin e Mjekësisë “Duke”, shton se plakja shpesh shoqërohet me dobësim të kujtesës afatshkurtër, pra, vështirësi në mbajtjen mend të sasive të vogla të informacionit për periudha të shkurtra kohe.
Truri plakur humbet masë në korteksin prefrontal dhe hipokampus, përçimi i informacionit midis neuroneve ngadalësohet, dhe rritet rreziku për sëmundje neurodegjenerative. Plakja nuk sjell vetëm humbje.
Inteligjenca emocionale forcohet e përvoja jetësore ndihmon në marrjen e vendimeve më të mençura dhe në përdorimin e strategjive më efikase për kujtesë.
Mjekët theksojnë se faktorë si lodhja e tepërt, infeksionet, stresi kronik, si dhe mungesa e gjumit apo ushqyerja e pabalancuar, mund të ndikojnë dukshëm në funksionet njohëse edhe tek personat e rinj në moshë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ekspertët shpjegojnë si të reduktohet dhimbja e mesit
Published
1 hour agoon
October 24, 2025By
UBT News
Dhimbja e mesit është një problem që çdo i rritur do të përjetojë një herë në jetë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën ajo mund të bëhet e vazhdueshme dhe kufizuese.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 600 milionë të rritur vuajnë nga ndonjë formë dhimbjeje në shpinë, duke e bërë atë shkakun kryesor të paaftësisë në nivel global. Të dhënat e fundit dhe disa ushtrime të thjeshta, të mbështetura shkencërisht, ofrojnë mundësi për menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjes, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcën e shtyllës kurrizore.
Një kirurg ortoped tregon tre kategori kryesore ushtrimesh që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së mesit: shtrirjet, forcimi i trungut e aktiviteti aerobik.
Shumica e dhimbjeve të mesit, përveç rasteve të hernieve diskale, shkaktohen nga tensioni në indet e buta. Rreth 8 nga 10 raste lidhen me muskujt e vegjël të shpinës të tendosur ose të irrituar. Në këto situata, pushimi i tepërt nuk ndihmon; lëvizjet e buta janë çelësi i rikuperimit.
Shtrirjet e frymëzuara nga joga, si “maca-lopa” (cat-cow), pozicioni i fëmijës (child’s pose), ulin ngurtësinë e rrisin lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore.
Ushtrimet për forcimin e trungut stabilizojnë shtyllën kurrizore dhe zvogëlojnë ngarkesën mbi mesit. Ushtrime si “ura” (bridge) dhe “plank” forcojnë muskujt mbështetës dhe përmirësojnë qëndrimin. Këto ushtrime duhet kryer gradualisht, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin në mënyrë të kontrolluar.
Aktivitetet aerobike përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë muskujt mbështetës dhe parandalojnë ngurtësimin. Ecja, noti ose makineritë eliptike janë shembuj të aktivitetit që mbajnë trupin aktiv pa e mbingarkuar.
Studimet tregojnë se aktiviteti aerobik i rregullt ul ndjeshëm rrezikun e dhimbjes kronike të mesit.
Nëse dhimbja vazhdon gjatë, shoqërohet me temperaturë, humbje peshe, fryrje të pazakontë ose përkeqësohet natën, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore.
Në raste të rralla, dhimbja e mesit mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze, përfshirë tumoret ose llojet e rralla të kancerit, ndaj vëmendja është thelbësore. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!
Published
2 hours agoon
October 24, 2025By
UBT News
Sipas studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.
Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.
Çfarë i shkakton sulmet e tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë?
Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?
Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë.
Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar. Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike.
Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.
Por, si mund të kurohet një dhimbje koke?
Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve.
Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen siklet si dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën.
Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.
Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Shëndeti në filxhan, çaj nga lëkura e mandarinës
Published
5 hours agoon
October 24, 2025By
UBT News
Mandarinat janë ndër frutat më të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre portokalli shkëlqen dhe dallon për ngjyrën e ndezur, më intensive se agrumet e tjera.
Tuli i mandarinës ndahet lehtësisht në thela të barabarta, të cilat mund të shkëputen pa mundim.
Çdo thelë është plot me lëng, aromë dhe shije, duke e bërë këtë frut jo vetëm të shijshëm, por edhe të ushqyeshëm.
Mandarina është burim i pasur i vitaminës C. Një mandarinë mesatare siguron 31% të dozës ditore të rekomanduar të kësaj vitamine të rëndësishme, që forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Pse nuk duhet të hedhim lëkurat e mandarinave?
Shumë prej nesh kanë zakoni të hedhin lëkurat e mandarinave, por ato kanë vlera të mëdha shëndetësore.
Sipas të dhënave, lëkura e mandarinës ndihmon në uljen e kolesterolit, një efekt që është konfirmuar edhe nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.
Përveç që është e shijshme, ajo ofron përfitime të rëndësishme për shëndetin, lëkura nuk duhet të nënvlerësohet. /A.Z/UBT News/
Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro
Harroni emra, fikjen e shporetit apo takimet? Mjekët shpjegojnë shkaqet që e ngadalësojnë kujtesën
Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij mahnitin në premierën e “The Witcher”
Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka përmbushur detyrën, Hamasi duhet të çarmatoset
Trump thotë se tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave
Trump përqesh kundërshtimin e Putinit ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj Rusisë
Dogana sekuestron 468 pako barnash të kontrabanduara
Ekspertët shpjegojnë si të reduktohet dhimbja e mesit
Po, të gjithë e bëjmë! Ja pse kthehemi vazhdimisht te Story-t tona
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
