Lajmet

​Franca ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga ambasada franceze një donacion i cili përfshin pajisje mjekësore për luftimin e pandemisë COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se donacione të tilla se ky i sotmi lehtëson punën e personelit shëndetësor për t’u dalë në ndihmë pacientëve me COVID-19, por edhe të atyre që kanë nevojë për oksigjen.

“Shteti mik që ka sjellë donacione e radhës edhe të ndihmave të vazhdueshme në luftimin e pandemisë globale dhe si krah i fortë i Kosovës, dhe qytetarëve tanë për të na lehtësuar përballjen me COVID-19. Ky donacion i shumëpritur në vlerë të konsiderueshme edhe monetare dhe të pajisjeve është tregues se populli francez mik në këto situate të vështira që akoma po kalojmë në përballjen me pandeminë, është shumë domethënë për ne dhe qytetarët e Kosovës. Gjithë këto pajisje, mjete mbrojtëse oksigjen gjenerator dhe oksigjen formues, termometër të ndryshëm, maska për oksigjen do ta lehtësojnë edhe punën e profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e pacientëve qoftë ata COVID, por qoftë edhe pacientët tjerë që kanë nevojë për këso lloj trajtimi apo terapi që nevojitet oksigjeni”, theksoi Zemaj.

Kurse ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Bute tha se vetëm me solidaritet mes shtetesh do të arrihet të mposhtet koronavirusi. Ajo tha se demonstrim i këtij solidariteti është ky donacion për shëndetësinë kosovare.

“Ne po përballemi me një krizë botërore dhe një krizë globale, si shëndetësore, po ashtu edhe krizë sociale dhe ekonomike. Asnjë vend i fuqishëm nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë koronavirusin i vetëm, dhe ne do të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë pandemi vetëm falë solidaritetit. Ndihma që Franca po siguron sot me këto pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje për njësitë e kujdesit intensiv, është një demonstrim i solidaritetit”, deklaroi ambasadorja franceze.

Kujtojmë, që edhe Banka Botërore në bashkëpunim me shtetin gjerman javën që shkoi i ka dhuruar shëndetësisë kosovare pajisje për luftimin e koronavirusit.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara