Sport

​Formacioni zyrtar i Prishtinës ndaj Bodo/Glimt

Published

on

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, e cila është e vlefshme për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja nis në ora 18:00. Ndëkrohë, skuadra kamoione e Kosovës vjen në këtë ballafaqim me epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Nëse e kalon kundërshtarin e sotëm, Prishtina do të luajë në fazën Play-off të kësaj gare.

Trajneri Zekirja Ramadani tashmë ka publikuar formacionin titullar për këtë sfidë që duket si më poshtë:

Prishtina: Haxho, Krasniqi, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Boshnjaku, Avdyli, Krasniqi, Mankenda, Kryeziu, Otto John.

Sport

Ylli kosovar “makazze” dominon ESL Pro League dhe fiton çmimin MVP

Published

on

By

Ylli kosovar i CS2, Drin Shaqiri, ka arritur një tjetër moment të madh në karrierë, duke u shpallur “Lojtari i turneut” në ESL Pro League pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë garës.

Shaqiri ishte një nga figurat kryesore të ekipit Natus Vincere, që në finalen e madhe mposhti Aurora me rezultat 3:1 në mape, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të turneut.

Pas triumfit, “makazze” nuk e fshehu emocionin dhe rikujtoi rrugëtimin e tij të mëparshëm me ekipin kosovar Bad News Eagles.

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte histori duke u kualifikuar në Major për tre herë”, deklaroi ai.

Ylli kosovar shtoi se ky sukses për të është një kapitull i ri në karrierë.

“Tani kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë çmime ‘Lojtari më i mirë i turneut’ në të ardhmen”, theksoi Shaqiri.

Pas këtij triumfi, Natus Vincere nuk do të ketë shumë kohë për festë. Ekipi do të rikthehet shpejt në aksion më 18 mars, kur do të përballet me B8 në kuadër të turneut të madh BLAST Open Rotterdam, ku synon të vazhdojë serinë e fitoreve.

Continue Reading

Sport

Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe trajneret femra

Published

on

By

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka marrë vendim për rritjen e koeficientit të mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra, duke e dyfishuar atë nga 200 në 400 euro.

Sipas njoftimit të Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, ky vendim synon të forcojë mbështetjen për gratë në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillim profesional, përkushtim dhe përfaqësim në arenën sportive.

Rritja e mbështetjes financiare konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sportisteve dhe trajnerëve femra, duke pasur parasysh se sportistet kosovare ndër vite kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për vendin.

Përmes arritjeve të tyre, ato kanë ngritur lart flamurin e Kosovo dhe kanë promovuar sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Nga ministria theksohet se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin sportistet dhe trajneret femra përmes politikave dhe mekanizmave që synojnë zhvillimin e barabartë dhe avancimin e sportit në vend.

Continue Reading

Sport

Kombëtarja U17 vazhdon përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2027

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U17 ka zhvilluar kampin e radhës dyditor seleksionues në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian U17 2027, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji në Antalia.

Përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion futbollistë nga klubet vendore, kryesisht të gjeneratës 2009, për të cilët ky është cikli i fundit në këtë grupmoshë.

Para udhëtimit drejt Antalias, përfaqësuesja U17 do të zhvillojë edhe një grumbullim dyditor në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të përgatiten futbollistët që do të udhëtojnë për ndeshjet kualifikuese.

Kosova bën pjesë në Grupin 7 të Ligës B, ku më 25 mars do të përballet me Kombëtaren e Holandës U17, ndërsa më 28 mars do të luajë kundër Kombëtares së Bjellorusisë U17.

Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm për futbollistët e rinj të Kosovës, të cilët synojnë paraqitje sa më të mirë në këtë fazë të kualifikimeve evropiane.

Continue Reading

Sport

Basketbolli kosovar feston 11 vjet anëtarësi në FIBA

Published

on

By

13 marsi do të mbetet përgjithmonë një nga datat më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar. Në këtë ditë të vitit 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në FIBA, duke i hapur rrugë përfaqësimit ndërkombëtar të basketbollit të Kosovës pas shumë vitesh përpjekjesh.

Ky moment historik shënoi një kapitull të ri për basketbollin në vend, pasi Kosova u bë pjesë e familjes botërore të këtij sporti dhe fitoi mundësinë të garojë në arenën ndërkombëtare.

13 marsi përfaqëson shumë më tepër se një vendim formal. Ai simbolizon një rrugëtim të gjatë përkushtimi dhe sakrifice nga gjenerata të shumta basketbollistësh, trajnerësh, gjyqtarësh dhe punëtorësh sportivë që kanë kontribuar në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Në përputhje me Planin Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës për periudhën 2026–2030 dhe me synimin për të zgjeruar komunitetin e basketbollit në vend, është vendosur që 13 marsi të shënohet çdo vit si Dita e Basketbollit në Kosovë.

Kjo ditë synon të bashkojë të gjithë dashamirët e basketbollit dhe të rikujtojë rrugëtimin, përkushtimin dhe sukseset që kanë ndërtuar historinë e këtij sporti në Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara