Sport

​Formacionet zyrtare, Inter Turku-Drita

Ndeshja e sotme do të fillojë në ora 17:00.

Published

on

Pas Ballkanit, tani është radha për skuadrën e Dritës që ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, kësaj radhe në Ligën e Konferencës.

Me fillim nga ora 17:00, stadiumi “Veritas Stadion” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes skuadrës finlandeze, Inter Turku, dhe asaj kosovare, FC Drita.

Ndeshja e sotme do të jetë e vlefshme në kuadër të raundit të parë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.

Synimi i vetëm i Dritës sot do të jetë nxjerrja e një rezultati pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të cilën e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” ta ketë më të lehtë sigurimin e kualifikimit tutje.

Sa i përket formës së dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, të dyja kanë bilanc të njëjtë të statistikave, ku kanë regjistruar nga tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Këto janë formacionet zyrtare:

Inter Turku: Riikonen; Arceiro, Ketting, Bonet Badia, Niska; Jyry, Paananen, Forsell; Tamminen, Lepisto, Haro Iniesta;

Drita: Maloku; Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori; Namani, Broja; Muja, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski;

Continue Reading

Sport

Manchester United synon nënshkrimin e yllit të Bundesligas

Published

on

Manchester United është në kërkim të një mesfushori para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe një nga emrat që ka fituar më shumë vëmendje në orët e fundit është Angelo Stiller i Stuttgartit.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, 24-vjeçari gjerman është shfaqur si një alternativë e vërtetë pas vështirësive në mbylljen e nënshkrimit të Carlos Balebas, një objektiv prioritar këtë verë.

Klubi anglez e konsideron nënshkrimin e Balebas të komplikuar për shkak të negociatave të vështira të Brighton dhe kostos së lartë të marrëveshjes, e cila vlerësohet në shifra marramendëse pas shitjes së lojtarëve të tjerë si Moises Caicedo dhe Alexis Mac Allister.

Duke pasur parasysh këtë skenar, opsioni i Stiller është më tërheqës: transferimi kushton 45 milionë euro, praktikisht gjysma e asaj që do të kushtonte Baleba. Ruben Amorim ia ka bërë të qartë bordit se i duhet një mesfushor i aftë t’i ofrojë ekuilibër ekipit.

Bruno Fernandes është dashur të tërhiqet për të kompensuar një mesfushë ku Casemiro, në moshën 33 vjeç, nuk ofron më të njëjtin intensitet që ofronte dikur. Mungesa e ritmit dhe presionit në atë zonë ka ngritur dyshime serioze në fillim të sezonit, duke bërë të nevojshme veprime në tregun e transferimeve.

Mesfushori gjerman po vjen nga një sezon i shkëlqyer me Stuttgartin, ku fitoi Kupën e Gjermanisë. Aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës, për të qëndruar i qetë nën presion dhe për të ofruar siguri mbrojtëse e kanë bërë atë një nga lojtarët më të shquar të skuadrës gjermane.

Interesi i Real Madridit për Stiller përforcon idenë se është lojtar me potencial ndërkombëtar. Klubi nga Old Trafford beson se kjo është koha ideale për të përfunduar nënshkrimin e tij, para se çmimi të rritet ndjeshëm. Mundësia e shtimit të një lojtari të ri me pjekuri konkurruese dhe përvojë në turnetë evropianë përputhet në mënyrë të përkryer me nevojat aktuale të ekipit.

Continue Reading

Sport

Albion Rrahmani vazhdon me gola

Published

on

Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të mirë te Sparta Praga.

Reprezentuesi i Kosovës realizoi gol për Spartën të enjten, ndërsa klubi çek fitoi 2:0 ndaj Riga FC në ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Konferencës.

Rrahmani realizoi në minutën e 90-të. Ai u aktivizua në minutën e 67-të.

Për Rrahmanin është goli i gjashtë këtë edicion. Ai i ka realizuar tre gola në kualifikime në kupat evropine dhe tri në kampionatin çek.

Continue Reading

Sport

Douglas Luiz kalon zyrtarisht te Nottingham Forest, detajet e transferimit

Published

on

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit Douglas Luiz te skuadra e Ligës Premier, Nottingham Forest, në një marrëveshje të përhershme, për një shumë totale prej 31.5 milionë eurosh.

Bianconerët kanë dhënë një shpjegim të plotë të detajeve financiare të përfshira në transferimin e brazilianit te klubi anglez.

Douglas Luiz do të kalojë në një marrëveshje huazimi për një sezon me një kosto prej 3 milionë eurosh, me një detyrim blerje të vendosur në 25 milionë euro, i cili paguhet në katër këste, plus bonuse deri në 3.5 milionë euro, të cilat nëse arrihen, do ta çojnë koston e plotë të marrëveshjes deri në 31.5 milionë euro.

Zonja e Vjetër ka vendosur të ulë humbjet e saj nga braziliani, i cili u bashkua me klubin italian për një tarifë prej 50 milionë eurosh nga Aston Villa verën e kaluar. Douglas pati vështirësi të linte përshtypje gjatë kohës së tij në Serie A dhe luajti vetëm tri herë si titullar në ligë sezonin e kaluar.

Te Nottingham Forest janë të lumtur me transferimin e tij dhe presin të shkëlqej sikurse gjatë kohës së tij te Aston Villa.

Continue Reading

Sport

Barcelona blindon Kounden, francezi zbulon objektivat

Published

on

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se blinduar me kontratë të re mbrojtësin Jules Kounde.

Kounde nënshkroi zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2030 këtë të enjte.

Mbrojtësi i Barçës, i veshur elegant, tregoi ambicien, teksa pranoi se Liga e Kampionëve nuk është një obsesion, por është objektivi dhe, siç thonë në Francë, qielli është limiti.

“Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën. Ishte mjaft e thjeshtë. Jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Kounde.

“Qëllimet? Qielli është limiti, siç themi në Francë. Jemi me fat që jemi në një klub që garon për çdo titull. Do të synojmë më shumë për të fituar, madje edhe më shumë se sezonin e kaluar”, përfundoi mbrojtësi francez.

Continue Reading

Të kërkuara