Lajmet

​Fluks i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, shkak festa e Bajramit

Published

on

Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra dhe Gjermania u nisën për Kosovë këto ditë në prag të festës së Fitër Bajramit, duke shtuar kështu 16 fluturime më shumë nga këto dy vende.

Fluks të madh të udhëtimeve pati gjatë tërë muajit maj. Valentina Gara nga Aeroporti i Prishtinës tha për Kosovapress se këto ditë ka pasur fluks më të madh të fluturimeve, e kjo për shkak edhe të festës së Bajramit.

“Gjatë muajit maj prej largimit të karantinës nga shteti Zviceran kemi pas deri më sot 16 fluturime shtesë, kryesisht fluturimet kanë qenë nga Zvicra dhe nga Gjermania. Sot është një ditë më e ngarkuar me qenë se edhe ditëve të mërkurë është ditë më e ngarkuar, mirëpo po ashtu për shkak të Festës së Bajramit, ndërkaq sa i përket tërë muajit kemi 40 fluturime shtesë”, tha ajo.

Nga Aeroporti i Prishtinës tregojnë se në Kosovë nga data 1 deri më 12 maj kanë arritur 22 mijë e 500 udhëtarë.

Prej datës 1 deri me datën 12 maj janë ateruar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë në ardhje dhe me 14 mijë udhëtarë në shkuarje”, thonë nga Aeroporti.

Sipas zëdhënëses së ANP “Adem Jashari” edhe nesër pritet të vijnë rreth 11 aeroplanë me udhëtarë në Kosovë.

Vendi

Sorensen prezanton planin e punës për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi gjatë takimeve në Bruksel

Published

on

By

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar përmes platformës “X” se gjatë kësaj jave ka zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara në Bruksel me të dy kryenegociatorët, ku Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.

Gjatë këtyre diskutimeve, Sorensen ka paraqitur planin e punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke specifikuar hapat dhe angazhimet që priten gjatë muajve të ardhshëm.

Ky njoftim vë në pah përpjekjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të koordinuar agjendën e dialogut dhe për të siguruar progres në procesin e stabilizimit të raporteve mes dy vendeve në kuadër të kornizës së përcaktuar nga Brukseli, duke mbajtur takime të veçanta me përfaqësuesit e palëve për të shpjeguar në detaje ecurinë e planit të punës për periudhën vijuese.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata Supreme shfuqizon tarifën 3-euroshe për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme tarifën prej 3 eurosh për personat shoqërues mbi 15 vjeç të pacientëve në QKUK, duke shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ nr. 03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore. Ky vendim erdhi pas padisë së Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën kontestohej ligjshmëria e kësaj pagese ditore.

Pas shqyrtimit të provave, Gjykata vlerësoi se Ministria ka tejkaluar autorizimet e saj ligjore dhe ka zgjeruar në mënyrë të palejuar nocionin e bashkëpagesës, pasi ky detyrim mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimeve shëndetësore.

Sipas aktgjykimit, tarifimi i shoqëruesve cenon të drejtën për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor dhe krijon obligime financiare pa bazë të qartë ligjore, duke pasur parasysh se prania e familjarëve është shpesh e domosdoshme për pacientët.

Edhe pse kjo tarifë nisi të zbatohej nga shkurti i këtij viti, Gjykata Supreme theksoi se aktet nënligjore duhet të jenë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi të paparashikuara më parë.

Continue Reading

Vendi

Publikohen listat e kandidatëve, këta janë emrat që synojnë ulëset e Kuvendit

Published

on

By

Pas përmbylljes së afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ, subjektet kryesore politike në vend kanë zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Gara pritet të jetë e fortë, me ndryshime interesante në renditje dhe prurje të reja në listat zgjedhore.

Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryeministri aktual, Albin Kurti. Në dhjetëshen e parë radhiten emrat kryesorë të partisë si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. Një detaj që ka rënë në sy është mungesa e Besnik Bislimit dhe Hysen Durmishit, me këtë të fundit që deklaroi se ishte vendim i tij personal. Ndërkohë, në listë është përfshirë Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci, me numrin 15.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këtë herë garon me një listë ku bartëse është ish-presidentja Vjosa Osmani, e ndjekur nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Pjesë e dhjetëshes janë edhe Kujtim Shala, Lutfi Haziri e Anton Quni. Megjithatë, befasi mbetet renditja e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë top-dhjetëshes, përkatësisht me numrat 11 dhe 12. Në listë është rikthyer edhe Ukë Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte subjekti i fundit që e bëri publike listën e saj, së cilës i prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. Pas tij renditen Uran Ismaili e Vlora Çitaku, ndërsa bie në sy ngjitja e Arian Tahirit në dhjetëshen e parë. Një emër që ka nxitur debate është ai i Nait Hasanit, i përfolur për dyshime rreth manipulimeve me vota në zgjedhjet e kaluara, gjë që ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili u distancua nga ky propozim.

 

Te Aleanca për Ardhmëri të Kosovës, përgjegjësinë e bartësit të listës e ka marrë Ardian Gjini. Ndërkohë, lideri i partisë, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur të garojë me numrin 11. Nga ana tjetër, partitë si AKR kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë fare në këto zgjedhje, ndërsa PSD-ja do të jetë e pranishme me një listë të shkurtër prej vetëm gjashtë kandidatësh.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Shqipëria prezantohen në Kanë me pavijon të përbashkët dhe premierën e filmit “Dua”

Published

on

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar hapjen e Pavijonit të Kosovës në kuadër të Marché du Film, tregut zyrtar të Festivalit të Filmit në Kanë. Ky prezantim shënon vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë botërore të filmit.

Për të 15-in vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë po prezantojnë së bashku kinematografinë shqiptare përmes pavijonit të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të produksioneve nga të dy vendet.

Ky edicion shënohet edhe me një moment të veçantë: premierën botërore të filmit “Dua”, i cili është përzgjedhur në programin prestigjioz Semaine de la Critique, ku garon për katër çmime kryesore. Përzgjedhja në këtë program konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme për filma të rinj në Kanë.

Pjesëmarrja e përbashkët dhe prezantimi i filmit “Dua” pritet të forcojnë më tej praninë e kinematografisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Të kërkuara