Lajmet

​Flamuri i BE-së pjesë e parlamentit të Ukrainës

Von der Leyen tha se komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Published

on

Me një ceremoni solemne, flamuri i BE-së u bë sot pjesë e parlamentit të Ukrainës. Duke iu drejtuar këtij parlamenti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Të hënën e ardhshme, Von der Leyen, presidenti Zelensky dhe kryeministri Shmyhal do të marrin pjesë në konferencën e Luganos për rindërtimin e Ukrainës.

“Rruga juaj evropiane dhe rindërtimi i vendit do të ecin paralelisht. Ukraina do të jetë në krye. Do të duhet të bëhen investime masive. Por për të maksimizuar ndikimin e tyre dhe për të nxitur besimin e biznesit, investimet do të duhet të shoqërohen me një valë të re reformash”, tha Von der Leyen.

“Kjo është një histori në zhvillim e sipër. Sot në mëngjes, flamuri i BE-së u vendos në sallën plenare të Parlamentit të Ukrainës, dhe do të qëndrojë këtu”, shkroi në Linkedin Komisioni Evropian.

“Ne besojmë në të ardhmen evropiane të Ukrainës. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Arsyeja është këmbëngulja e popullit ukrainas, vendosmëria e tyre, pasioni i tyre për Evropën. Dëshira e tyre për të jetuar ëndrrën evropiane në vendin e tyre të bukur”, sipas KE-së.

“Ukraina tani ka një perspektivë të qartë evropiane dhe është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ka një rrugë të gjatë përpara, por Evropa do të jetë në anën e tyre në çdo hap të rrugës”, shkruan Komisioni Evropian në Linkedin.

Më 23 qershor BE-ja i dha zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim Ukrainës dhe Moldavisë.

Vendimi erdhi pas disa muajsh presioni nga Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe Moldavia fqinje për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun prej 27 anëtarësh.

Anëtarësimi në BE, një proces i ndërlikuar politikisht dhe juridikisht, mund të zgjasë për vite me radhë, ndërsa vendet aspirante duhet t’i nënshtrohen etapave të panumërta për t’u konsideruar kandidate të pranueshme./atsh

Lajmet

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, theksohen sfidat globale dhe organizohet aktivitet në Prishtinë

Published

on

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat u forcuan me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1959 dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga OKB në vitin 1989.

Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Në shumë vende të botës, vazhdojnë të raportohen edhe raste të martesave të hershme të vajzave, një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA ka organizuar aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, i cili synon të hapë diskutim mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet arsimore.

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë 31 majit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Prishtinë, është raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dhe një burrë kanë pasur mosmarrëveshje. Të dy janë intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, pak para mesnatës, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjetër. Pas procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Klinë është raportuar një rast i dhunës psikike, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti më i rëndë është raportuar në Deçan, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut, një shtetase e huaj ka raportuar se është përballur me dhunë fizike dhe psikike nga një burrë dhe një grua kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë duke u trajtuar sipas procedurave ligjore dhe mbeten nën hetime.

Continue Reading

Të kërkuara