Lajmet

​Fejzullahu: Ka pasur tregtarë të energjisë që kanë operuar pa licencë gjatë krizës energjetike

U kërkua nga kryesuesi i ZRrE-së që edhe njëherë të raportojë para komisionit me të dhëna konkrete.

Published

on

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregulltarit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se në periudhën e krizës energjetike në Kosovë, ka pasur tregtarë të energjisë elektrike që kanë operuar pa licencë, porse sipas tij, nuk dihet numri i saktë të tyre.

Para komisionit hetimor për krizën energjetike të premten, Fejzullahu tha se prej vitit 2020 kur Kosova ka dalë në bllok rregullues me Shqipërinë, gjithë tregtarët që kanë qenë më herët është dashur të rilicencohen nga ZRrE-ja. Mirëpo, sipas tij, disa prej tyre nuk kanë aplikuar për t’u licencuar, andaj kanë kërkuar nga institucionet tjera të ndërpritet tregtimi me këto kompani.

“Pas vitit 2020 ku ne kemi operuar si bllok rregullues me Shqipërinë, gjithë tregtarët që kanë operuar në bllokun rregullues kanë pasur obligim të nënshkruajnë në rregullat e tregut të përcaktuara nga ZRrE-ja. Sipas informatave që kam pasur disa tregtarë që kanë operuar për një periudhë të caktuar edhe pasi ne kemi qenë në bllok rregullues me Shqipërinë. Pas marrjes së informatës, ZRrE-ja ka kërkuar nga gjithë të licencuarit që ata që s’kanë nënshkruar rregullat e reja, nuk janë të licencuara nga ZRrE-ja… Nuk e di sa është numri, por sipas draft-raportit fillestar e thash edhe më herët se ka pasur. Në momentin që kemi marrë informatën iu kemi dërguar KOSTT, KESCO se në rast se ndonjë prej furnizuesve që nuk është i licencuar dhe është duke operuar, ata të vijnë dhe të licencohen menjëherë. Sa është numri nuk e di, kush janë ata nuk e di saktë, por mund të jenë të dhënat që iu kemi dërguar. Kemi informata se ka pas disa tregtarë që kanë operuar gjatë kësaj periudhe për shkak të tranzicionit”, tha ai.

Lidhur me këtë, anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, pyeti nëse këto kompani kanë blerë energji apo kanë shitur.

“Këto kompani sa kanë qarkulluar, kilovat energji. A kanë shit, a kanë blerë dhe cili është hapi juaj juridik si ZRrE që nëse është krijuar dëm dhe është shkelur ligji, që këto kompani jo me i licencuar, por ndonjë hap tjetër”, pyeti ai.

Duke u përgjigjur, Fejzullahu tha se ZRrE-ja nuk mundet të monitorojë tregun në kohë reale.

“Thash se në momentin që jemi ardhur kemi kërkuar që të ndalojnë, sa është numri nuk e di. Mund të jetë një-dy-tre, por sa e di unë është një. ZRrE-ja ka kërkuar menjëherë që gjithë tregtuesit në Kosovë të ndërprejnë tregtimin me këtë tregtar. Komfor legjislacionit në fuqi ne jemi duke i marrë hapat dhe do t’i trajtojmë sipas legjislacionit në fuqi”, theksoi ai.

I habitur me këtë përgjigje u shpreh kryetari i komisionit, Driton Selmanaj.

“Një vit pas mos me ditë se kush është kjo kompani, sa ka operuar në Kosovë dhe a vazhdon edhe sot operojë”, deklaroi ai.

Në debat u përfshi edhe anëtari i komisionit, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili paraqiti disa shifra që sipas tij janë bërë në periudhën e krizës energjetike.

Derisa pyeti konkretisht, shefin e ZRrE-së se ka qenë totali i megavatëve që është importuar në Kosovë gjatë muajit mars 2022.

“Për muajin mars sa ka qenë totali i megavatëve që është importu në Kosovë”, pyeti ai.

Zejnullahu tha se gjatë atij muaji Kosova ka importuar 13 milionë euro energji, ndërsa ka eksportuar 8.7 milionë.

Madje ai kërkoi që mos të manipulohet me shifra, pasi tha se sektori i energjisë elektrike është kësisoj, sa mund të eksportohet dhe importohet në kohë reale.

“Ne mund të jemi edhe neto-eskportues, të prodhojmë 19 megavatë, por të njëjtën kohë të konsumojmë vetëm 18 megvatë orë. Por ne kemi pasur nevojë edhe për dy megavatë shtesë për shkak të orëve të caktuara që kanë qenë të domosdoshme në mënyrë që të barazohet oferta dhe kërkesa. Prandaj do të ishte mirë që ne konsumatorëve me t’iu dërgojmë informata të sakta. Mirëpo mos të tentohet të manipulohet, degradohet asnjë institucion me informata. Nëse i doni ju këto të dhëna të konfirmuara mund të bëni kërkesë në ZRrE”, tha ai.

Krahas këtyre, deputetët që janë anëtarë të komisionit kërkuan nga kryesuesi i ZRrE-së që edhe njëherë të raportojë para komisionit me të dhëna konkrete.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara