Teknologji

​Facebook – kompania më e keqe për 2021

Facebook u përball me shumë probleme.

Published

on

Kompania Meta, e cila dikur zyrtarisht quhej Facebook, u shpall kompania më e keqe për vitin 2021.

12 muaj të trazuar me polemika, ndryshime, gabime të mëdha, keqkuptime të përdoruesve dhe më në fund një ndryshim emri dhe i gjithë markës, i sollën gjigantit të rrjeteve sociale një “çmim” për kompaninë më të keqe në vitin 2021, sipas hulumtimit të “Yahoo Finance”.

Në fund të çdo viti, Yahoo Finance shpërblen kompaninë më të mirë dhe më të keqe – më e mira këtë vit është Microsoft, ndërsa Facebook/Meta më e keqe.

Më shumë se 1000 persona në këtë biznes votuan dhe Facebook mori mbi 50% të votave, ndërsa kompania kineze Alibaba përfundoi në vendin e dytë.

Është një vit i vështirë pas Facebook-ut, tashmë kompanisë Meta, e cila po përpiqet në çdo mënyrë të rregullojë gjithçka që “shpërtheu” këtë vit.

Automobilizëm elektrikë

Shitjet e Hyundai në SHBA arrijnë nivel rekordi në shtator

Published

on

Shitjet e Hyundai në SHBA arritën nivele rekord muajin e kaluar, pjesërisht falë rritjes së ndjeshme të kërkesës për automjetet elektrike të markës dhe disa nga modelet e saj SUV dhe sedan.

Edhe pse kredia federale tatimore për automjetet elektrike u hoq në fund të shtatorit, prodhuesi korean duket i bindur se mund të ruajë këtë ritëm gjatë pjesës tjetër të vitit dhe gjatë vitit 2026.

Në shtator, Hyundai shiti gjithsej 71,003 automjete në SHBA, një rritje prej 14% krahasuar me 62,491 njësi të shitura gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Gjithashtu, shitjet për tremujorin e tretë u rritën me 11%, duke arritur në 678,349 njësi, krahasuar me 610,494 të tre tremujorëve të parë të vitit 2024.

Mes modeleve që kontribuan në këtë rritje, Ioniq 5 i tërësisht elektrik dallohet veçanërisht, me një rritje prej 152%, nga 3,336 njësi të shitura në 8,408 njësi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Beats prezanton kufjet sportive pa tel

Published

on

Beats ka prezantuar kufjet e reja Powerbeats Fit, pasardhëse të modelit Beats Fit Pro të lansuar katër vite më parë.

Ato vijnë me dizajn të ngjashëm me majë fleksibël për fiksim të sigurt, si dhe janë të certifikuara IPX4 për rezistencë ndaj ujit dhe djersës.

Powerbeats Fit përdorin çipin H1 të Apple dhe ofrojnë anulim aktiv të zhurmës, modalitet transparence, si dhe spatial audio me ndjekje dinamike të kokës.

Përdoruesit e Apple përfitojnë nga veçori si një-prekje për lidhje, kalim automatik mes pajisjeve dhe komandat “Hey Siri”, ndërsa përdoruesit e Android mund t’i kontrollojnë me aplikacionin Beats.

Bateria zgjat deri 7 orë përdorim dhe deri 30 orë me kutinë e karikimit, ndërsa një karikim i shpejtë prej 5 minutash ofron një orë muzikë.

Powerbeats Fit do të dalin në treg me çmim prej 200 dollarësh në katër ngjyra: Jet Black, Gravel Gray, Spark Orange dhe Power Pink. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

Published

on

Elon Musk ka shkruar një faqe të re në historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që arrin pasurinë neto prej 500 miliardë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes.

Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore SpaceX dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI.

Këtë vit, aksionet e Tesla-s janë rritur mbi 14%, ndërsa pasuria e Muskut është shtuar me më shumë se 6 miliardë dollarë në ditët e fundit.

Vendimi i Muskut për t’u distancuar nga angazhimet dhe për t’u fokusuar plotësisht në bizneset e tij ka rritur besimin e investitorëve.

Ai gjithashtu bleu aksione shtesë të Tesla-s me vlerë rreth 1 miliard dollarë, duke treguar besim të plotë në zhvillimin e kompanisë drejt teknologjive të reja si inteligjenca artificiale dhe robotika, raporton Sky News.

Aktualisht, start-up-i xAI vlerësohet në 75 miliardë dollarë, ndërsa SpaceX pritet të arrijë një vlerë rekord prej 400 miliardë dollarësh në raundet e ardhshme të financimit.

Në renditjen e Forbes, pas Muskut renditet Larry Ellison i Oracle, me një pasuri prej rreth 350 miliardë dollarësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Samsung teston veçori të reja, inovacion dhe pikëpyetje

Published

on

Samsung pritet të sjellë disa risi me One UI 8.5, ku më e spikatura është një funksion i ri me inteligjencë artificiale që do të menaxhojë kalimin automatik mes Wi-Fi dhe rrjetit celular.

Sipas burimeve të SammyGuru, do të shtohen modalitetet “Vlerësimi inteligjent i lidhjes” dhe “Kalimi inteligjent i rrjetit”, të cilat analizojnë cilësinë e sinjalit Wi-Fi dhe historikun e përdorimit, për të vendosur në mënyrë automatike se kur duhet kaluar tek të dhënat celulare.

Ndërkohë, Samsung ka bërë edhe një ridizajnim të folderëve në ekranin kryesor, duke shtuar ikonë për grupet me shumë aplikacione dhe duke përmirësuar efektin e transparencës.

Një tjetër funksion në zhvillim është “Ndarja e pajisjeve familjare”, i cili do t’u lehtësojë përdoruesve lidhjen dhe ndarjen e burimeve me anëtarët e familjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara