Bota

​Evropa planifikon të vaksinojë 40 për qind të popullsisë së saj në valën e parë

Publikuar

Vendet e Bashkimit Evropian, Britania dhe partnerët e BE-së kanë rënë dakord për një plan vaksinimi kundër COVID-19 për të paktën 40 për qind të popullsisë së tij, një veprim që mund të rrezikojë planin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), transmeton Reuters.

Synimi i BE-së për vaksinimin fillestar është dy herë objektivi i OBSH-së, e cila së pari do të blinte vaksina për 20 për qind të grupeve më të rrezikuara në botë përmes një skeme globale të prokurimit.

Bashkimi Evropian vlerëson, se nëse vaksina prodhohet, përqindja e popullsisë së saj që i nevojitet do të jetë së paku 40 për qind, duke zvogëluar disponueshmërinë e dozave të mundshme për vendet më pak të zhvilluara.

Deri më tani, asnjë vaksinë antiCOVID-19 nuk është aprovuar, përveç asaj të aprovuar në Rusi para provave klinike në shkallë të gjerë.

Pritet që furnizimi i një vaksine që mund të jetë e suksesshme mund të kufizohet për një kohë të gjatë, pasi që kapacitetet e prodhimit janë të kufizuara.

“Shtimi i të gjitha grupeve të rrezikut të njohura aktualisht ka të ngjarë të shënojë 40 për qind të popullsisë, në varësi të situatës dhe demografisë në vendet”, thuhet në dokument, i miratuar në fund të korrikut nga ekspertë shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe vendet e Ballkanit.

Në dokument thuhet se më shumë se 200 milionë njerëz në BE bien në “grupe prioritare”, përfshirë njerëz me sëmundje kronike, të moshuar dhe profesionistë të shëndetit.

Njerëzit e shëndetshëm që punojnë në shërbime publike kritike, siç janë institucionet arsimore dhe transporti publik, gjithashtu përfshihen në grupin prioritar, megjithëse një vlerësim i numrit të tyre nuk është në dispozicion në dokumentin e BE-së.

Bota

Ekonomia gjermane sheh tkurrjen vjetore të pestë radhazi të PBB-së

Publikuar

nga

Ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë vjetore, deklaroi të martën departamenti i statistikave të vendit Destatis. Që nga fillimi i vitit të kaluar, ekonomia gjermane është tkurrur çdo vit për pesë tremujorë radhazi.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë, të dytë dhe të katërt, dhe 0.4% në tremujorin e tretë, në bazë vjetore. Në bazë tremujore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit lehtësisht me 0.2% në periudhën janar-mars.

PBB-ja u tkurr me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Për shkak të dy rënieve të njëpasnjëshme të PBB-së, ekonomia gjermane kishte hyrë edhe në një recesion teknik vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ministri i Jashtëm i Polonisë bën udhëtimin e parë jashtë vendit në Kiev

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka mbërritur në Kiev në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, tha një ambasador ukrainas.

Radoslaw Sikorski postoi një selfie për X e cila dukej se e shfaqte atë në kryeqytetin ukrainas, me mbishkrimin: “Vizita e parë jashtë vendit; Tashmë këtu”.

Vasyl Zvarych, ambasadori i Ukrainës në Poloni, shkroi në përgjigje “Mirë se erdhe në Kiev! Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Së bashku jemi më të fortë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

ShBA: Dy burra akuzohen për vrasjen e 3600 zogjve

Publikuar

nga

Dy burra amerikanë janë akuzuar për vrasjen e paligjshme të rreth 3600 zogjve, duke përfshirë shqiponja.

Simon Paul dhe Travis John Branson dyshohet se qëlluan zogjtë gjatë disa viteve dhe shitën pjesë dhe pupla në tregun e zi. Ata u akuzuan për konspiracion, shkelje të ligjit për mbrojtjen e shqiponjave dhe trafikim të paligjshëm.

Dy burrat u urdhëruan të paraqiteshin në gjykatë në janar. Në një rast, burrat përdoren një kufomë dreri për të tërhequr zogjtë përpara se t’i qëllonin.

Prokurorët nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme kur u kontaktuan të mërkurën.

Akuzat për konspiracion dhe trafikim parashikojnë dënime maksimale prej pesë vjetësh burgim dhe shkeljet e ligjit për mbrojtjen e shqiponjës dënohen me një vit burg, plus gjoba.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ukraina paralajmëron kursim të energjisë elektrike për shkak të dëmtimeve të reja nga sulmet ruse

Ukrenergo u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike”.

Publikuar

nga

Importet emergjente të energjisë nga Polonia, Sllovakia dhe Rumania po mbështesin sektorin e energjisë në Ukrainë pasi moti i ftohtë ka shkaktuar një deficit.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike” në një deklaratë në Telegram.

Kompania tha se 408 shtëpi mbeten pa energji elektrike, si rezultat i mungesës së energjisë dhe bombardimeve ruse.

“Ka dëmtime të reja në rrjetet Oblenergo në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson”, tha ai.

“Punimet e riparimit janë duke vazhduar në disa njësi të termocentraleve dhe termocentralet diellore nuk mund të punojnë në kapacitetin e tyre maksimal për shkak të mbulesës së dendur të reve në të gjithë vendin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara