Lajmet

​Evidentohen dhjetëra shkelje në mosregjistrimin e shpenzimeve në MPJD

Prezantohet raporti i auditimit.

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka regjistruar në regjistrin e pasurisë kapitale, dhjetë vetura të blera në vitin 2020 për nevoja të ambasadave. Në raportin e auditimit që u prezantua sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike u evidentuan disa shkelje, kryesisht me avance të pambyllura dhe mos regjistrim të plotë të shpenzimeve të misioneve diplomatike dhe konsullore. Ky raport u shqyrtua pa prezencën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila nuk mori pjesë.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se disa herë e ka ftuar ministren, por e njëjta ka kthyer përgjigje negative për shkak të agjendës së ngarkuar, derisa ftoi që mbledhja e komisionit të vazhdonte.

Me një gjë të tillë nuk u pajtua anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Enver Haliti, i cili tha se nuk është e nevojshme të diskutohet raporti, përderisa mungon kreu i atij institucioni.

“Është vetëm humbje kohe që ne të diskutojmë pa qenë as një përfaqësues i institucionit këtu për të na dhënë sqarime dhe për t’u përgjigjur në shqetësimet, ose pyetjet shtesë që kanë anëtarët e komisionit, lidhur me këtë raport të auditimit. Unë po mendoj që nuk është e nevojshme të diskutojmë mes veti pa qenë dikush nga institucioni”, tha ai.

Megjithatë, mbledhja vazhdoi, deputetja raportuese për raportin e auditorit për MPJD-në gjatë vitit 2020, Mirlinda Sadiku paraqiti disa nga shkeljet e gjetura.

“Mos regjistrimi i plotë i shpenzimeve të misioneve diplomatike dhe konsullore. Në pasqyrat financiare janë avance të pambyllura për ambasada dhe konsullata në vlerë prej 1 milion e 641 mijë euro, këto si avance të pambyllura kanë të bëjnë me shpenzimet që kanë bërë e të cilat nuk janë regjistruar si shpenzime nga ministria, edhe pse ishin të raportuara nga Ministra e Diasporës….shkaqet e mos regjistrimit të shpenzimeve ishin të ndryshme, njëra ndër to ishin menaxhimi i dobët nga ministria, lëvizja e zyrtarëve financiar në misione diplomatike, pamjaftueshmëria e kontrollit të brendshme nga zyrtarët financiar… Në regjistrin e pasurisë nuk janë regjistruar dhjetë vetura që janë blerë në vitin 2020 për nevojë të ambasadave dhe atë në vlerë preje 200 mijë euro, si dhe në vlerën e mobileve të 2565 euro për konsullatën në Strugë”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja Bajrami pyeti auditoren pse në këtë raport nuk është adresuar cështja e blerjes së tri BMË-ve nga MPJD.

“Pse në këtë raport nuk është adresuar fare çështja e tri veturave BMË të cilat ka pasur raportime që janë blerë nga ambasada në Gjermani dhe thuhet që vlera e tyre është diku 50 mijë euro për secilën. Ato qëndrojnë të parkuara se nuk janë të shfrytëzueshme, janë marrë me çmim përgjysmë më të lirë në Gjermani që të përdoren në misione diplomatike atje, por janë sjell në Kosovë, por si të tilla eksiton një lloj kontesti aty. Megjithatë është shpenzim i parasë publike, megjithëse janë marrë në Gjermani me gjysmë çmimi”, tha ai.

Auditorja nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Arveta Zymberi tha se të njëjtat nuk janë audituar pasi janë blerë në vitin 2019.

“Ne e kemi për obligim ta auditojmë vitin fiskal, këtë rast vitin 2020. Si e tillë këto vetura nuk kanë qenë të përfshira në pasqyrat financiare të vitit 2020. Janë blerë 1 ose 2 vite më herët”, tha ajo.

Komisioni me rekomandime dërgoi këtë raport në Kuvendin e Kosovës

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara