Lajmet

​Escobar pas takimit me Kurtin: Shpreha mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti tha se Kosova është aleat në vlera dhe partner në qëllime me ShBA-në.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i vendosur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër të saj.

Kreu qeveritar, pas takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën, tha se Kosova përmes propozimeve konkrete gjithmonë është treguar palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.

“Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjërisht obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. Mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët për medie, kryeministri Kurti, tha se Kosova është aleat në vlera dhe partner në qëllime me ShBA-në.

“Me ShBA-të jemi aleat në vlera dhe partner në qëllime. Rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuara në vendosjen e sanksioneve ndaj federatës ruse dhe mbështetjen e pa rezervë për Ukrainën dhe popullin e saj dëshmojnë aleancën dhe partneritetin tonë. Në të njëjtën kohë edhe dallimin me gjithë atë të tjerët që nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, emisari Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë një partneritet të palëkundshëm.

Ai shprehu mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu. Po ashtu edhe rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj. Është e rëndësishme të rreshtoheni në vlerat evropiane në këtë kohë krize në kontinentin evropian. Dua të theksoj sërish se ShBA e mbështetë Kosovën në gjitha aspiratat e saja euroatlantike dhe do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Republikën e Kosovës për të mundësuar një gjë të tillë”, theksoi Escobar.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare. Ai takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa pritet të takohet edhe me liderët opozitarë në vend.

Aktualitet

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovë në Prishtinë ka njoftuar se ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Policia njofton se droga është gjetur tek drejtuesi i një veture gjatë kontrolleve të rregullta ka në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet.

“I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore”, thuhet në një njoftim të policisë.

Continue Reading

Bota

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për refugjatët ukrainas shkakton stuhi politike

Published

on

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i cili është një nga aleatët më të afërt të Kievit në luftën kundër pushtuesit rus. e ka përdorur veton kundër një projektligji për ndihma për refugjatët ukrainas, duke shkaktuar stuhi politike në këtë vend të Evropës Qendrore.

Nawrocki, i cili shpesh ka ngritur çështje të ndërlikuara historike midis Varshavës dhe Kievit, e përdori të martën veton ndaj një projektligji që, duke filluar nga 1 tetori, do t’ua mohonte refugjatëve ukrainas në Poloni të drejtën për të punuar.

Sipas kritikëve, ky veprim i tij do të bëjë që refugjatët të bëjnë punë të padeklaruar dhe Qeveria polake do të humbë të ardhura nga taksat si pasojë.

Të hënën, Nawrocki paraqiti gjithashtu plane për ta kufizuar qasjen e refugjatëve ukrainas në përfitimet për fëmijë dhe kujdesin shëndetësor.

I zgjedhur pas një fushate që pasqyronte disa prej politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, Nawrocki ka premtuar një politikë “Polonia e Para”, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve për të drejtat e të huajve në vendin që është anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Politikani konservator u zgjodh pasi mposhti ngushtësisht në rundin e dytë kryetarin liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, në zgjedhjet e 1 qershorit.

Rezultati i zgjedhjeve përbënte një goditje të rëndë për kryeministrin Donald Tusk, i cili është aleat i ngushtë i Trzaskowskit dhe mbështetës i zëshëm i Ukrainës.

Edhe vetë Nawrocki ka shprehur mbështetje për Ukrainën në luftën kundër forcave pushtuese ruse. Por, ai ka thënë se i është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, një qëndrim që duket se polakë po e ndajnë gjithnjë e më shumë.

Megjithëse në përgjithësi e mbështesin betejën e Kievit kundër Rusisë, shumë polakëve u ka humbur durimi me fluksin e rreth 1.5 milionë refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe kostot e lidhura me ta.

Vendimet e Nawrockit kanë nxitur kritika nga mbështetësit e Ukrainës brenda Qeverisë polake.

“Vendimi i tij minon stabilitetin e ekonomisë, kohezionin social, detyrimet ndërkombëtare të Polonisë dhe sigurinë e të gjithë vendit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Polonisë.

Ministria shtoi se vendimi për të vënë veton ndaj projektligjit për ndihmën për refugjatët ukrainas mund të krijojë shpenzime shtesë prej 2.18 miliardë dollarësh, duke ushtruar trysni shtesë mbi një buxhet tashmë të tendosur.

Continue Reading

Bota

Trump: Nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes, shpallim luftë ekonomike

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi së shpejti mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas, si dhe ka folur për mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës, megjithëse tha se edhe pala ukrainase është në faj. 

“Unë dua që lufta të përfundojë. “Ajo që e kam në mendje është shumë, shumë serioze, nëse më duhet ta bëj. Por, dua ta shoh duke përfunduar”, theksoi ai. Ne duam përfundimin e saj. Ne kemi sanksione ekonomike”, u tha Trump gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Trump shtoi: “Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike. Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë”.

Ka kohë që Trump e përdor kërcënimin me sanksione ekonomike apo tarifa të larta kundër vendeve të tjera në çështje ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar por ende nuk ka vendosur masa ekonomike kundër Moskës, megjithëse SHBA-ja dhe Perëndimi kanë vendosur një sërë sanksionesh të rënda ndaj Rusisë prej se ajo e filloi pushtimi e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Mendoj se, në shumë mënyra, ai [presidenti rus Vladimir Putin] është aty. Ndonjëherë ai është aty dhe [presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është aty. As Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë kaloj shumë mirë me të tani, por kemi marrëdhënie shumë më ndryshme sepse tani nuk po ia japim asnjë qindarkë Ukrainës”, tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje ku anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi”, nënvizoi ai.

Trump gjithashtu la të kuptohej për mundësinë e masave kundër Kievit, por nuk dha hollësi.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Putinin. Nëse mund t’i shpëtoj mijëra njerëz nga vdekja përmes sanksioneve ndaj Rusisë ose Ukrainës ose kujtdo tjetër, është mirë”, shtoi ai.

Kur u pyet për refuzimin e Putinit për t’u takuar ballë për ballë me Zelenskyn dhe për dyshimet e Kremlinit mbi legjitimitetin e udhëheqësit ukrainas, Trump tha se nuk ka rëndësi çfarë thonë rusët sepse të gjithë po bëjnë shfaqje.

Rusia ka vazhduar me pushtimin e plotë të Ukrainës pa ndërprerje pas takimeve të Trumpit me Putinin në Alaskë, më 15 gusht, dhe me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë tri ditë më vonë.

Trump, i cili që prej se e mori detyrën në janar ka kërkuar ta ndërmjetësojë përfundimin e luftës, i përdori ato takime për ta organizuar një takim ballë për ballë mes Putinit dhe Zelenskyt, të cilët nuk janë takuar që nga viti 2019.

Zelensky – i cili ka kërkuar një takim të tillë me Putinin – më 26 gusht tha se Turqia, vendet e Gjirit ose shtetet evropiane mund të shërbejnë si mikpritës të çdo takimi që ai mund të mbajë me Putinin.

 

Continue Reading

Aktualitet

Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të mbajë një forum me temën “Largimi i barrierave, ndikimi ekonomik i tarifave 0% për mallrat amerikane”, që synon të trajtojë përfitimet ekonomike dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të politikave të tregtisë së lirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet në selinë e Odës Amerikane, më 26 gusht 2025, në ora 15:30, dhe pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve shtetërore, bizneseve vendore, investitorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë.

Forumi do të ofrojë një hapësirë për diskutim të politikave aktuale tregtare dhe mundësive që krijohen për bizneset vendore përmes heqjes së barrierave dhe aplikimit të tarifave 0% për mallrat amerikane.

Continue Reading

Të kërkuara