Lajmet

​Elezi: Pas disa dite dihet numri i saktë i fletëvotimeve nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës nga data 2 deri më 12 shkurt. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së ka filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postes nga 2 deri më 12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë̈ vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, i cili do të na marrë kohë disa ditë, do të dimë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, në këtë qendër po vazhdon procedimi i të dhënave të formularëve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, deri më tani janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për rreth 1 056 vendvotime (44.33%), si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për rreth 841 vendvotime (35.11%)”, tha ai.

Lidhur me gjendjen e vendvotimeve, Elezi tha se prej gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimeve, vetëm 80 prej tyre nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, një numër i vogël i tyre, vetëm rreth 80 sosh, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për arsye të ndryshme: mospërputhje të nënshkrimeve apo formularë të rezultateve të panënshkruara nga anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. Këto vendvotime do të shikohen më në detaje për problemet që kanë dhe në bazë të të gjeturave do të përgatitët një raport me rekomandime i cili do të paraqitet në KQZ”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën të dielën, më 14 shkurt.

Lajmet

KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 945. Nga ky numër i përgjithshëm, 907 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Përmes të njëjtës platformë, deri më 29 gusht 2025, qytetarët me të drejtë vote, nëse dëshirojnë mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Kos: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

Published

on

By

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha për Kosovën se po presin formimin e qeverisë së re “për t’u fokusuar me energji të plotë në procesin e anëtarësimit”.

Tek foli për Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rreth 6 miliardë euro në formë granti nga BE-ja dhe një pjesë në formë kredie, ajo tha se tani gjithçka është në duart e shteteve të Ballkanit.

Kosova parashihet të marrë rreth 900 milionë euro nga kjo pako. Procesi është bllokuar në mungesë të konstituimit të Kuvendit.

Kos shtoi se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani.

Ka konsensus për zgjerim tani. Por dritarja e mundësisë, mund të mos jetë aty përherë. Po shohim përparim”, tha ajo, teksa theksoi përparimin e Shqipërisë me hapjen e negociatave muajve të fundit.

Continue Reading

Lajmet

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës sot ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla i cili ky stacion modern do të ketë infrastrukturën e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mire”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

Ndryshe, vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e këtij objekti është mbi një milion euro.

Continue Reading

Lajmet

Ngjarjet sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh të rëndësishme institucionale dhe publike.

Në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e stacionit të ri policor, një investim që synon të rrisë sigurinë në këtë komunë dhe të forcojë praninë policore. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PK-së.

Në qytetin e Gjilanit, kryetari i komunës Alban Hyseni ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, një projekt që pritet të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe të ofrojë kushte më të mira për nxënësit në fushën e mjekësisë.

Ndërkohë, në Prishtinë, Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me temë “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”, ku do të diskutohen sfidat që ballafaqohen profesionistët e medias dhe nevoja për garantimin e një ambienti të sigurt për punën e tyre.

Në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca konstituive, ku partitë politike pritet të diskutojnë për zhbllokimin e procesit të konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Po ashtu, në mbrëmje, në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë do të organiziohet një pritje solemne nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, znj. Anu Prattipati, për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Continue Reading

Të kërkuara