Kronika e zezë

​Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin e qytetarëve si dhe është rrethuar hapësira.

Publikuar

Policia e Kosovës ka marrë një alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin e qytetarëve si dhe është rrethuar hapësira. 

Kronika e zezë

Digjet një pjesë e fushës së fshatit Sllapuzhan

Publikuar

nga

Një pjesë të fushës së fshatit Sllapuzhan të komunës së Suharekës është përfshirë nga një zjarr masiv.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 si dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin pa dëme të mëdha.

“Rreth orës 13:00 përfshihen nga zjarri fushat në Sllapuzhan, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha”, thuhet në postim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se janë djegur disa livadhe, por nuk ka persona të lënduar.

“Iniciohet një rast në fshatin Sllapuzhan. Një zjarr ka kapluar një livadh të fshatit Sllapuzhan. Nuk ka të lënduar dhe s’ka dëme të mëdha. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe Policia ende është në vendngjarje”, ka thënë Bytyqi.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Hiqen posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë hequr posterët dedikuar Vuçiqit që ishin vendosur në Zveçan. Ato do të përdoren si prova materiale derisa rasti po hetohet.

“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtor të akuzuarin A.Gj. dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënim prej 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale ‘Kanosja’.

Nëpërmjet një komunikate për media, Gjykata njofton se A.Gj., akuzohej se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën kanë tre fëmijë nga martesa e përbashkët.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik””, thuhet në komunikatë.

Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për spiunazh

Publikuar

nga

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Aleksander Vlajiq, i cili u arrestua dje nën dyshimin për “Spiunazh”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara