Sport

​Dyche deklarohet pas incidentit që pati me Jurgen Klopp

Published

on

Sean Dyche ka thyer heshtjen rreth zënkës mbrëmë me trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp, ku Burnley ia ndali Liverpoolit rekordin prej 68 ndeshjeve pa humbje në “Anfield Road”, në kuadër të Premier Ligës.

Penalltia e konkretizuar nga Ashley Barnes në minutën e 83’, ia dhuroi Burnleyt një fitore të papritur, duke i shokuar “Të Kuqtë” në stadiumin e tyre.

Por Dyche dhe Klopp patën një zënkë në ndeshjen e mbrëmshme, ku vërehet se menjëherë pas pjesës së parë, dy trajnerët vazhdojnë drejt tunelit duke shkëmbyer fjalë, për një situatë të tensionuar ku ishin të përfshirë Fabinho i Liverpoolit dhe Ashley Barnes i Burnley.

Dyche u pyet rreth incidentit me Klopp-in, ku tekniku anglez tregoi arsyen se pse ishin të përfshirë në këtë situatë të tensionuar.

“Ju e dini që kur hymë në kësi lloj ndeshjesh, normalisht ne jemi të lejuar të për luftuar”, tha Dyche për “Sky Sports”. Ne jemi të lejuar që të luftojmë për fitore. Ajo është e gjitha. Disa fjalë janë shkëmbyer. Absolutisht nuk ka asgjë jashtë normales. Ishim vetëm dy menaxherë duke luftuar për skuadrat e tyre, me dëshirë vetëm që të sigurojmë fitoren. Nuk besoj që ka ndonjë gjë të keqe për aty”, shtoi tekniku anglez.

Burnley është larguar plus shtatë pikë nga zona e rrezikut në tabelë, falë penalltisë të konkretizuar nga Ashley Barnes.

Në anën tjetër, gjasat e Liverpoolit për të mbrojtur titullin e Premier Ligës si duket vetëm janë duke u zvogëluar, ku tani janë gjashtë pikë larg liderëve të tabelës, Manchester United. 

Sport

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Evropianin e xhudos

Published

on

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Pasi u eliminua në çerekfinale, garuesi kosovar u mposht edhe në meçin e parë të repesazhit, përmes së cilit po e kërkonte medaljen e bronztë.

Akili humbi me Ippon nga hungarezi Daniel Szegedi në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në çerekfinale Gjakova u mposht në çerekfinale nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik. Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert.

Në xhiron e tretë, ai fitoi kundër moldavit Victor Sterpu, për t’u ndalur më pas në çerekfinale dhe në repesazh, dje garoi edhe xhudisti tjetër kosovar, Dardan Cena, i cili u ndal në të tetën e finales. Kosova e mbylli eksperiencën në Evropianin e xhudos me një medalje, atë të artë të fituar dje nga Distria Krasniqi.

Më herët dje, në rrethin e parë u eliminua garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi.

Continue Reading

Sport

Xherdan Shaqiri për mentalitetin e tij: Në fushë jam shqiptar, në jetën e përditshme zviceran!

Published

on

Futbollisti i Baselit, Xherdan Shaqiri së fundmi ishte në një intervistë në emisionin “Blu Sport” në Zvicër.

Shaqiri bëri një deklaratë të fuqishme që ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale.

Ish-lojtari i Liverpoolit tha se në fushë është një shqiptar i vërtetë, kurse në jetën e përditshme një zviceran.

“Unë jam shqiptar në fushën e futbollit, zviceran në jetën e përditshme”, u shpreh Shaqiri.

33-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 32 ndeshje me Baselin, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 18 asiste.

Continue Reading

Sport

Gjakova dhe Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

Published

on

By

Pas suksesit madhështor të Distria Krasniqit, e cila një ditë më parë u shpall kampione e Evropës, sot vëmendja e sportit kosovar është sërish në Podgoricë, ku Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të zbresin në tatami për të përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të xhudos.

Të dy xhudistët janë në formë të mirë dhe parashikimet janë premtuese – pritjet janë që të sjellin edhe ata medalje për Kosovën, duke vazhduar traditën e artë të këtij sporti që tashmë është bërë krenaria kombëtare.

Nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka, xhudoja kosovare ka kthyer në zakon sukseset në arenën ndërkombëtare, dhe ky kampionat duket se po vulos një tjetër kapitull të ndritur për ekipin tonë.

Continue Reading

Rajoni

​Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

Published

on

By

Fidel Ylli është rizgjedhur Presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) edhe për 4 vitet e ardhshme. Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Ylli ka marr besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.

Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për zv Presidentin e Komitetit Olimpik. Erli Pellumbi mori besimin nga asambleja dhe u ri zgjodh si zv President i Komitetit Olimpik.

Asambleja votoi dhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

Continue Reading

Të kërkuara