Lajmet

​Dy emrat që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të Anglisë

Ai mund të mos jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale.

Published

on

Gareth Southgate mund të mos vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca.

E ardhmja e tij është vënë në dyshim, edhe pse vet trajneri nuk ka qartësuar nëse do të largohet, por mediat angleze raportojnë se ai është i joshur nga oferta e disa klubeve në ligën amerikane të futbollit, MLS.

Tani, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, janë dy emra që potencialisht mund ta marrin drejtimin e Anglisë nëse Southgate vendos që të largohet.

Thomas Tuchel dhe Maurizio Pochettino janë dy trajnerët të cilët thuhet se kanë interesim për ta drejtuar Anglinë. Që të dy në të kaluarën ishin trajner të Paris-Saint-Germain, ndërsa janë të pa punë për momentin.

Lajmet

KQZ: Në 4 komuna fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, do të verifikohen edhe votat e subjekteve politike

Published

on

By

Në më pak se dy ditë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Procesi i numërimit të votave ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit në katër komunat, Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh, ndërkaq në Qendrat e komunave të tjera, numërimi planifikohet të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Por, krahas numërimit të pjesës së fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për kandidatët për deputetë, gjatë këtij procesi do të verifikohen edhe votat e subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të pjesës së fletëvotimit ku votuesit kanë votuar për subjektet politike.

Këto detaje janë bërë të ditura nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media të mbajtur nga QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon me procesin e numërimit të votave të kanidatëve për deputetë të cilat janë pjesë nga votimit në vendvotime të rregullta, i zhvilluar më 9 shkurt 2025 në 2,533 sosh në të gjithë Kosovën. Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike”, njoftoi ai.

Sipas Elezit, ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore të KQZ-së që janë miratuar nga KQZ qysh para zgjedhjeve. “Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka thënë se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, planifikohet të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundojnë numërimet në Qendrat Komunale të Numërimit.

Për numrin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, Elezi ka thënë se së shpejti do të kemi të dhënat për të gjitha komunat. Ndërkaq, duke folur për votimin jashtë Kosovës ai ka thënë se për këtë votim ishin regjistruar 104,927 shtetas dhe sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324.

Lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime.

Numri i votuesve të regjistruar për votim përmes postës ishte 84,600. “Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për dy të pandehur

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj dy të pandehurve.

Sipas Prokurorisë i pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Ndërkaq, i pandehuri S. N. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, neni 268, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, dhe lidhur me nenin 275, paragrafi 1, pika 1.9, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Continue Reading

Bota

Shpërthim i Ebolës në Ugandë: Konfirmohen 9 raste, një viktimë dhe 265 të karantinuar

Published

on

Në Ugandë, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar nëntë raste të Ebola-s, me një viktimë të parë, një infermier mashkull që vdiq një ditë para shpalljes së shpërthimit më 30 janar. Deri tani, ai është i vetmi i vdekur. Rreth 265 persona të tjerë janë nën karantinë dhe po monitorohen. Shtatë pacientë po trajtohen në spitalin kryesor publik në Kampala, ndërsa një tjetër është shtruar në Mbale.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar se situata është nën kontroll dhe ka marrë masa të shtuara për të parandaluar përhapjen e virusit. Infermieri i ndjerë kishte kërkuar trajtim në Kampala dhe më pas udhëtoi për në Mbale, ku u shtrua. Ai kishte pasur kontakte me një shërues tradicional dhe disa nga të afërmit e tij janë të infektuar gjithashtu.

Ebola është një sëmundje infektive që përhapet përmes kontaktit me lëngje trupore të një personi të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, të vjella, diarre, dhe ndonjëherë gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Aktualisht, nuk ka vaksina të miratuara për llojin e Ebolës që po qarkullon në Ugandë, por është nisur një studim klinik për të testuar një vaksinë eksperimentale. Shpërthimi i fundit i Ebolës në Ugandë, në vitin 2022, solli 55 viktima para se të shpallej i përfunduar./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Nuk ka nis ende numërimi i votave për deputetë në Prishtinë e Obiliq

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit në Obiliq ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe ri konfirmimi për subjekte politike, ani pse ishte planifikuar të nis në orën 16:00.

Po ashtu edhe në Qendrën e Numërimit në Prishtinë ende nuk ka nis ky proces i paralajmëruar nga KQZ.

Sa i për ketë asaj të Obliqit, numërimi pritet të bëhet së sallën e sportit në Gjimnazin “17 shkurti”, derisa të pranishëm janë vëzhgues të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe kryesues e anëtarë të kësaj qendre nga disa subjekte politike.

Aktualisht po verifikohen kryesuesit dhe anëtarët subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillimisht kishte planifikuar që ky numërim të niste sot në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë vendin, por kjo nuk ndodhi.

Ky numërim po nis sot vetëm për katër komunat e Kosovës, saktësisht në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh.

Continue Reading

Të kërkuara