Sport
Dortmund-Sevilla, formacionet e mundshme
Published
4 years agoon
By
Betim GashiBorussia Dortmund dhe Sevilla do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminatorëve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:3, në të mirë të Dortmundit, ku gjermanët arritën të sigurojnë fitore përmes dy golave të Haaland dhe mesfushorit Mahmoud Dahoud.
Dortmund do të shikojë të përfundojë punën e mirë që e ka nisur, ku sot me një fitore të mundshme në shtëpi, do ta prekte fazën e çerekfinales, sidoqoftë edhe barazimi i mjafton gjermanëve që të tejkalojnë skuadrën spanjolle.
Në këtë ndeshje, për Dortmundin nuk do të mund të paraqiten Axel Witsel dhe Marcel Schmelzer, ndërsa në dyshim për tu paraqitur janë Giovanni Reyna, Jadon Sancho, Raphael Guerreiro, Manuel Akanji dhe Erling Braut Haaland.
Në anën tjetër, tek Sevilla do të mungojë vetëm Aleix Vidal, ndërsa në dyshim për t’u paraqitur janë Yassine Bounou dhe Jules Kounde.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Borussia Dortmund (4-3-2-1): Hitz; Morey, Can, Hummels, Guerreiro; Delaney, Bellingham, Dahoud; Reus, Hazard; Haaland
Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, En-Nesyri, Ocampos
21:00 Borussia Dortmund – Sevilla (Stadiumi Signal Iduna Park)
Sport
Përballja me Zvicrën shfaqi dobësitë e Kosovës
Published
24 seconds agoon
November 22, 2024By
UBTnewsKosova ka pësuar nga Zvicra me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:20, 19:5) në takimin e zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 në basketboll.
Në fillim zviceranët e nisën ndeshjen më mirë, por Dardanët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 14:12. Megjithatë, në periudhën e dytë vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 36:18. Në këtë pjesë u lëndua Dominic Artis, i cili nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.
Në periudhën e tretë, Dardanët ngushtuan shifrat në 47:37, por më pas Zvicra u shkëput dhe ngriti epërsinë, për të triumfuar në fund 75:43.
Mikaile Tmusiq kishte nëntë pikë e katër kërcime te Kosova. Zvicra ka tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Kosova një fitore e dy humbje.
Ndeshja e ardhshme do të jetë më 24 nëntor në Dublin përballë Irlandës.
Thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së Pep Guardiolës i erdhi fundi. Tashmë edhe zyrtarisht, spanjolli do të vazhdojë me klubin nga Manchesteri edhe për dy vite të tjera.
Kontrata paraprake e Guardiolës do të përfundonte më 2025, kështu që e reja do të përfundojë në qershor të vitit 2027, me ç’rast Guardiola do të kompletonte një dekadë në krye të Manchester Cityt.
Guardiola është treguar mjaftë i suksesshëm me klubin anglez, duke arritur të fitojë tripletën e famshme, derisa në sirtarin e tij të trofeve ka gjashtë trofe të Premierligës.
Sport
Kristjan Asllani titullar, o tani, o kurrë më!
Published
17 hours agoon
November 21, 2024By
UBT NEWSKristjan Asllani është në një moment vendimtar për karrierën e tij tek Interi. Pas një periudhe që ka kaluar më shumë në hije se sa në fokusin e trajnerit Simone Inzaghi, mesfushori shqiptar po përballet me mundësinë e tij më të madhe që nga ardhja në Milano: të bëhet titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Interit.
Pas një periudhe të ngarkuar, me shumë ndeshje dhe një kalendar të dendur, trajneri Inzaghi ka përpara një vendim të vështirë. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Hakan Çalhanoglu, është ende larg formës së tij optimale. Edhe pse turku nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, ai nuk është në gjendje të luajë në nivelin më të lartë. Për këtë arsye, Inzaghi mund të preferojë të mos e rrezikojë Çalhanoglunë në ndeshjen ndaj Veronës, duke kërkuar një alternativë.
Pikërisht këtu vjen Kristjan Asllani, i cili do të ketë mundësinë të tregojë se përse u ble nga Empoli dy vjet më parë, për ta zëvendësuar Çalhanoglunë dhe për të ofruar stabilitet dhe cilësi në mesfushën e Interit. Asllani, i cili ka qenë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare, ka shprehur me entuziazëm gatishmërinë e tij për të nisur si titullar kundër Veronës. Ai është shprehur se ka përparuar shumë si lojtar dhe se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr lojën, duke u ofruar zgjidhje të menjëhershme Inzaghit.
“Kam përparuar shumë, jam gati. Jam regjisori dhe preferoj këtë rol, por mund të luaj kudo,” tha Asllani pas grumbullimit me kombëtaren shqiptare.
Por, nëse Asllani është gati për të marrë një vend në formacionin e titullarëve, pyetja që lind është: A mendon njësoj trajneri Simone Inzaghi? Për momentin, kjo mbetet e paqartë. Një muaj më parë, Asllani pësoi një lëndim që i vonoi ritmin e tij dhe bëri që Inzaghi të kërkojë zgjidhje alternative për pozitat e mesfushës. Barella dhe Zielinski, dy lojtarë me karakteristika të ndryshme, u bënë opsione për rolin e regjisorit, duke ofruar performanca të mira, por jo të njëjtat aftësi që Asllani mund të sjellë.
Megjithatë, ndeshja e ardhshme kundër Veronës paraqet një udhëkryq për Inzaghin. Nëse trajneri vendos të përshtatë Barellan ose Zielinskin në rolin e regjisorit, kjo mund të shënojë fundin e shpresave për Asllanin. Një vendim i tillë do të ishte një refuzim i hapur për mesfushorin shqiptar, një mundësi që, siç duket, Inzaghi do të dëshironte ta shmangte. Ndërkohë, ashtu siç është edhe situata ekonomike dhe ajo e vlerës së lojtarit, Inzaghi mund të jetë i detyruar të sigurojë që Asllani të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës, për të mos e humbur një mundësi të tillë.
Kështu, për Kristjan Asllanin, ndeshja ndaj Veronës do të jetë jo vetëm një mundësi për të luajtur, por edhe një moment kyç për të shpërthyer dhe treguar se është i gatshëm të udhëheqë mesfushën e Interit. O tani, o kurrë më!
Sport
Basketboll/ Kosova përballet sonte me Zvicrën
Published
20 hours agoon
November 21, 2024By
UBTnewsKombëtarja e Kosovës në basketboll sonte (nga ora 19:30) do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme. Dardanët përballen në Bern, ku presin përkrahjen nga bashkatdhetarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, që është lidere e Grupit A, të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë.
Në vitin 2023 u përballën dy herë, ku Kosova triumfoi dy herë. Në Prizren fitoi 76:49, derisa në Fribourg 72:76.
Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin. Ndërkohë, Kosova ndeshjet e fundit i zhvillon në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.
Përballja me Zvicrën shfaqi dobësitë e Kosovës
Kamberi ka përshëndetur ndarjen e fondit për Luginën nga buxheti i Kosovës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste
Zyrtare: Guardiola vazhdon me Manchesterin
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Çka do të ndodhë me Këngën e Evrovizionit në Zvicër? Referendumi vjen së shpejti!
Fermerët francezë vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë
Itali, mjekët në grevë, shkak buxheti i ulët i parashikuar për vitin 2025
Sekuestrohen artefaktet e vjedhura nga një varrezë etruske në Itali
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman