Lajmet

​Dita kur ndryshoi bota e Dianës

Diana ka qenë e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re.

Published

on

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat te njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve.

Kur Diana Spencer u takua me princin Charles lindi një histori dashurie. Diana ka qenë e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i bëri shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të.

Në vitin 1980, Diana dhe Charles u takuan sërish dhe atëherë nisën të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i propozoi të martoheshin. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e zgjodhi unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”.

Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, – ka thënë Diana.

Fustani i nusërisë së Dianës ishte një fustan i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë.

Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Sapo u bë princeshë e Uellsit, ra në sy i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë. Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe mori pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni. “Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, është shprehur princeshë Diana.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara