Kulturë

​Dita kur filloi prodhimi i këpucëve për të dy këmbët

Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe.

Published

on

Më 20 maj të vitit 1310, prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.

Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.

Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 p.e.s, në atë që tani quhet shteti Mizuri (ShBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV.

Në shekullin e 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.

Sot në ShBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit.

Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.

Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.

Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë. Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4 mijë e 500 vjetësh.

Lajmet

Biblioteka e Kosovës lidh marrëveshje bashkëpunimi me bibliotekën në Venecia

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Nazionale Marciana në Venecia të Italisë.

Marrëveshja është bërë në kuadër të një projekti Kosovë-Shqipëri dhe synon bashkëpunim mes dy institucioneve në fushën e bibliotekarisë, kërkimeve dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjatë vizitës në Venecia, stafi nga Kosova po merr trajnim nga ekspertë italianë dhe është njohur me arkivat, fondet dhe punën e bibliotekës Marciana. Projekti udhëhiqet nga Universiteti i Prishtinës dhe studiuesja italiane Lucia Nadin.

Continue Reading

Lajmet

Nis restaurimi i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim mbi 1.1 milion euro

Published

on

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar nisjen e restaurimit të përgjithshëm të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, investim që kap vlerën mbi 1.1 milion euro.

Sipas saj, ky teatër ka qenë për dekada një nga qendrat më të rëndësishme të jetës kulturore në qytet, duke mirëpritur festivale, shfaqje teatrore dhe aktivitete të ndryshme artistike.

Bogujevci theksoi se investimet në infrastrukturën kulturore do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Kosovës, me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe zhvillimin e jetës kulturore në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”

Published

on

Tri mbrëmje gala të mbushura me emocione dhe art janë mbajtur në El Salvador, ku është realizuar një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar i El Salvadorit në skenën e Teatri Kombëtar i El Salvadorit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, Baleti Kombëtar i El Salvadorit u prezantua me veprën “El Rastro Invisible”, ndërsa Baleti Kombëtar i Kosovës interpretoi veprën e njohur “Carmina Burana”, duke sjellë një performancë të fuqishme artistike për publikun vendas.

Shfaqjet janë pritur me interes të madh nga publiku salvadorian dhe janë vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Organizatorët kanë theksuar se këto tri netë gala shërbyen si një urë lidhëse mes dy kulturave, duke dëshmuar fuqinë e artit në afrimin e popujve dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.

Gjithashtu është shprehur mirënjohje për artistët dhe institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, si dhe për mikpritjen e publikut në El Salvador gjatë gjithë ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara