Lajmet

​Dita e fundit për aplikim për 100 eurot, javën tjetër pritet shqyrtimi dhe ekzekutimi i mjeteve

Kanë aplikuar mbi 300 mijë punëtorë.

Published

on

Sot është dita e fundit për të aplikuar për mbështetje prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat. Megjithëse thirrja është bërë prej më shumë se një muaji, askush që ka aplikuar deri më tani nuk i ka përfituar ende këto shtesa.

Ministria e Financave, përmes një njoftimi të shkurtër, thotë se kanë aplikuar mbi 300 mijë punëtorë, megjithëse sërish nuk jep datë të saktë se kur pritet të bëhet ekzekutimi. Shkurt thuhet se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi dhe ekzekutimi i mjeteve.

“Vlen të theksohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës hodhi kritika të rënda për mosekzekutim të mjeteve prej 100 eurosh nga Qeveria e Kosovës duke e akuzuar për mashtrim. 

Lajmet

Inflacioni vjetor arrin në 4,3% në korrik 2025, rritje mujore prej 0,2%

Published

on

By

Norma vjetore e inflacionit në Kosovë, e matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ka arritur në 4,3% në korrik 2025 krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 0,2% krahasuar me qershorin 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga ngritjet te pushimet e organizuara (20,9%), kafeja dhe kakao (16,9%), energjia elektrike (16,6%) dhe produktet ushqimore si mishi, pemët dhe perimet. Ndërkohë, rënie e çmimeve u shënua te biletat e fluturimeve (-10,3%) dhe karburantet (-6,2%).

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më të theksuar patën pushimet e organizuara (11,8%) dhe karburantet (1,9%), ndërsa çmimet e perimeve ranë me 2,7%.

Continue Reading

Lajmet

KKSH denoncon diskriminimin: Shqiptarët përjashtohen nga Administrata Tatimore në Bujanoc

Published

on

By

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës ka reaguar ashpër ndaj vendimit për emërimin e katër personave nga komuniteti serb, përfshirë një nga Vranja, në Administratën tatimore në Bujanoc, komunë ku shqiptarët përbëjnë rreth 63% të popullsisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi, ky veprim përbën një rast të qartë diskriminimi dhe përjashtimi të shqiptarëve nga jeta publike dhe institucionale.

Në reagimin e Rexhepit thuhet se vazhdimi i përjashtimit të shqiptarëve nga punësimi dhe përfaqësimi në institucionet publike të nivelit republikan dëshmon se qeveria nuk po respekton Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e arritura, përfshirë Marrëveshjen e Konçulit, planin me 7 pika të vitit 2013 dhe Planin e integrimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në sektorin publik për periudhën 2023–2026.

Rexhepi njofton se këtë çështje do ta adresojë edhe para faktorëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si shembull të pastër të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

Continue Reading

Lajmet

Tre të lënduar nga aksidenti në dalje të Mitrovicës

Published

on

By

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në dalje të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, këto janë informacionet fillestare dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

38 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 24 ende aktive

Published

on

By

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret.

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara