Lajmet

​Dialogu teknik rikthehet nesër, kjo është agjenda e diskutimit

Published

on

Dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rikthehet nesër me raundin e ri të diskutimeve. Në Bruksel, delegacioni i ekspertëve të Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, përgjatë dy ditëve, më 7 dhe 8 shtator do të paraqes pozicionin dhe kërkesat e Kosovës për çështjen e të zhdukurve me forcë, marrëveshjen mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave.

Këto dy të fundit do t’i paraqiten BE-së në takimin bilateral, ndërsa çështja e të zhdukurve do të jetë tema e vetme e diskutimit në takimin trelateral me drejtorin të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Megjithatë, skepticizmi mbizotëron tek njohësit e procesit të dialogut për këtë raund të ri të dialogut.

Datën e takimeve dhe agjendën e diskutimit të raundit të ri të dialogut e konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimet bilaterale dhe trelateralë të radhës në kuadër të procesit të dialogut, në të cilat do të marrë pjesë zv.kryeministri Bislimi priten të mbahen nesër dhe pasnesër, pra 7 dhe 8 shtator. Në takimin bilateral do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave, si dhe për çështjen e të zhdukurve me forcë. Kurse në atë trelateral, presim që të diskutojmë vetëm për çështjen të zhdukurve me force, si e vetmja temë për të cilën jemi dakorduar”, tha ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Dialogun e tillë teknik e arsyeton Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, por thotë se janë të nevojshme vetëm për çështje të caktuara dhe të cilat nuk duhet të zgjasin në pafundësi.

“Dialogu teknik vjen si përcaktim i BE-së dhe pajtueshmëri të dy palëve që niveli teknik të shkojë në dy nivele, niveli teknik apo të ekspertëve dhe niveli i lartë politik me krerët e lartë të shtetit, përkatësisht kryeministrit dhe presidentit. Besoj që Kosova, pavarësisht kërkesave për biseda teknike, ato janë të nevojshme për t’u marrë vesh për çështje të caktuara që ndoshta nuk duhet të konsumohet kohë në nivelin e lartë, por besojmë se Kosovës i duhet zgjidhje politike pasi problemi është politik…Nuk ka nevojë në pafundësi të shkohet me dialog teknik dhe tema të caktuara. Por gjithsesi Kosova duhet të jetë e përgatitur edhe në këto nivele teknike, të ketë të qarta pozicionin dhe kërkesat”, thotë Fetahu.

Më skeptik ndaj këtyre takimeve teknike shprehet njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, i cili thotë për KosovPress, se dialogu teknik është dashur të jetë më i avancuar në aspektin tematik dhe kohor.

Sipas tij, takimet teknike e kanë humbur kuptimin pasi nuk po ka rezultate.

“Niveli teknik është dashur të jetë shumë më i avancuar në aspektin tematik dhe kohor. Nëse flasim për të pagjeturit kur fillon dhe kur përfundon. Ne nuk po dimë se çfarë është diskutu këto 11 vjet për të pagjeturit, kjo i konvenon Serbisë, sa më shumë që të flasin për të pagjeturit, Serbia do ta prolongoj shumë më shumë…Takimet teknike veçse e kane humbur kuptimin e vet, absolutisht zero ka me pas rezultat sepse nuk kemi indikator matës…Ne duhet të shkojmë ne filane, finalen duhet ta kërkojmë sa më shpejt që është e mundur për shkak të ndryshimit edhe të strukturave të BE-së dhe ndryshimit të koncepteve”, shton Arifi.

Ky është takimi i dytë me radhë në nivelin e ekspertëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa, është paralajmëruar se në muajin shtator pritet të mbahen takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara