Vendi

​Deputetët takojnë përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës

Published

on

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës.

Ky bashkëbisedim informues u mirëprit nga deputetët, veçmas nga deputetja, Vasfije Krasniqi. Roli i këtyre shoqatave u vlerësua nga deputetët.

Ndërsa, me fillimin e diskutimit më të detajshëm, mediet u larguan nga salla.

Lajmet

​27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Published

on

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentore në Prishtinë.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

Hyzri Talla ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi– gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi ishte ushtar i shquar i UÇK-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kjo ditë përkon me datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) më shumë se 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë viktima të skllavërisë moderne.

Edhe pse skllavëria moderne nuk është e përcaktuar në ligj, ajo përdoret si një term ombrellë që mbulon praktika të tilla si puna e detyruar, skllavëria e borxhit, martesa e detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Në thelb, i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund të refuzojë ose të largohet për shkak të kërcënimeve, dhunës, shtrëngimit, mashtrimit ose abuzimit të pushtetit.

Për më tepër, më shumë se 150 milionë fëmijë i nënshtrohen punës së fëmijëve, duke përbërë pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën. Rreth 40.3 milionë njerëz janë në skllavëri moderne, përfshirë 24.9 në punë të detyruar dhe 15.4 milionë në martesë të detyruar. Ka 5.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1.000 njerëz në botë, ndërsa 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.

Nga 24.9 milionë njerëz që kryejnë punë të detyruar, 16 milionë njerëz janë shfrytëzuar në sektorin privat siç janë puna shtëpiake, ndërtimi ose bujqësia; 4.8 milion njerëz në shfrytëzim seksual të detyruar dhe 4 milionë njerëz në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.

Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga puna e detyruar, duke përbërë 99% të viktimave në industrinë e seksit tregtar, dhe 58% në sektorë të tjerë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri

Published

on

Ushtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta të ditës dhe natës, duke siguruar një prani konstante, të qëndrueshme dhe siguruese si në veri të Kosovës ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë.

Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situativ dhe duke nxitur stabilitetin anembanë rajonit.

“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe sot protestat e transportit publik në Prishtinë

Published

on

Punëtorët e transportit publik në Prishtinë edhe sot do të protestojnë, ndërsa kërkesa e tyre mbetet ekzekutimi i pagave, në mënyrë që të kthehen në punë.

Përfaqësuesi i punëtorëve të Trafikut Urban, Elmi Gashi ka deklaruar se deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe të sektorit privat, do të vazhdojnë me protesta.

“Deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe të sektorit privat, ne do të vazhdojmë me protesta, njëjtë nga ora 10:00 deri në 12:00. Kjo do të vazhdojë derisa t’i marrim paratë në xhirollogarinë tonë”, ka deklaruar Gashi.

Sekretari i Shoqatës së sektorit privat të autobusëve, Ismet Haliti,u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për bartjen e mjeteve që t’i alokojnë ato sa më shpejt.

“Më së keqi kanë mbetur qytetarët pa transport; ata janë duke e vuajtur më së shumti. Sa më shpejt të dalin mjetet, aq më shpejt fillon transporti”, tha ai.

Nga Komuna e Prishtinës, të hënën nuk janë deklaruar lidhur me këtë situatë. Hulumtues nga Instituti GAP thonë se pritjet që problemet buxhetore të tejkalohen brenda ditës janë të gabuara.

Që një javë, në kryeqytet nuk kanë qarkulluar autobusët e transportit publik, ndaj banorët e Prishtinës janë detyruar të gjejnë zgjidhje alternative./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara