Lajmet

​Deputetët kritikojnë Kurtin: Plani evropian duhet ta ketë brenda njohjen reciproke

Të hënën, kryeministri ka thënë se e pranon propozimin e njohur si plani franko-gjerman.

Published

on

Partitë opozitare po konsiderojnë se kryeministri Albin Kurti nuk ka konsistencë në qëndrimet e tij, derisa po e kritikojnë për mos informim të deputetëve rreth planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të hënën, kryeministri ka thënë se e pranon propozimin e njohur si plani franko-gjerman duke theksuar se i njëjti është bazë e mirë për diskutime të mëtejme. Ndërkohë deputetët opozitarë theksojnë se ky plan nuk ka kuptim dhe nuk duhet pranuar derisa nuk e ka brenda njohjen reciproke.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj vlerëson se shefi i ekzekutivit i ka lënë në terr informativ në këtë temë, sipas tij duke mos treguar se çka ka pranuar dhe cilat janë obligimet e Kosovës në këtë plan.

“Sa i përket pranimit të plani franko-gjerman për marrëveshje, mendoj që jemi në një terr informativ nga kryeministri i Kosovës sepse nuk dihet se çka ka pranuar, cilat janë pikat e kësaj marrëveshjeje, cilat janë obligimet ndaj Kosovës për këtë marrëveshje dhe a përfshihet Asociacioni që e ka kundërshtuar fuqishëm edhe në opozitë por edhe si kryeministër i vet. Dhe kjo të lë të kuptosh që kemi një ndryshim rrënjësor në politikën e qeverisë së Kosovës, personalisht të kryeministrit të Kosovës, zotit Kurti, sepse është mjaft labil në qëndrimet e veta kështu që ka krijuar huti edhe tek qytetarët e sidomos edhe tek deputetët, sepse nuk kemi pasur sqarim apo raportim të qeverisë në këtë rast kryeministrit dhe të thotë çka përmban ky plani franko-gjerman”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj derisa thotë se plani duhet të jetë bazë për bisedime, por thekson se i njëjti nuk ka kuptim pa njohjen reciproke në të.

“Mendoj që nuk ka një konsistencë në qëndrimet e tij, ju e keni parë pak ditë më herët e pranoj në njëfarë mënyre çështjen e formimit të Asociacionit dhe tash po ashtu e pranoi planin franko-gjerman apo planin e Bashkimit Evropian. Realisht unë mendoj që plani franko-gjerman duhet të jetë një bazë për bisedime të mëtutjeshme sepse nuk ka kuptim nëse ky plan në përmbajtje nuk e ka edhe njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, mendoj që as duhet të diskutohet për këtë punë”, thotë deputeti i PDK-së.

Se ky plan nuk duhet pranuar pa njohjen reciproke brenda tij, e thotë edhe deputeti Lekaj.

“Ju i dini deklarimet e zotit Kurti që çdo herë e ka përmend që në plan apo në marrëveshje duhet të jetë njohja në qendër dhe tani ta pranojë një plan të tillë që krijon një status quo dhjetë vjeçare, mendoj që atëherë duhet ta pyesni zotin Kurti. Por ne nuk kishim pranuar dhe jemi të bindur që nuk duhet të pranohet një plan që nuk është njohja në qendër”, ka shtuar ai.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një komunikate për media, shprehu qëndrimin se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Sipas LDK, vendit i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura sovrane.

“Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, u tha në reagimin e LDK.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe vartësi i tij i ngarkuar për dialog Bensik Bislimi, të hënën janë takuar në një drekë pune me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Kurti ka shkruar se e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se i njëjti është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë sovile për të ecur përpara.

E Miroslav Lajcak ka dhënë sinjale për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

“Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa sot ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“ShBA është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e BE-së, dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE. Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar diplomati amerikan.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara