Lajmet

​Deputetët diskutojnë rreth pabarazisë gjinore të grave në shoqëri

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka thënë se e rëndësishme mbetet përfshirja e grave në sektorin e sigurisë.

Published

on

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet rreth pabarazisë gjinore të grave në shoqëri, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka thënë se e rëndësishme mbetet përfshirja e grave në sektorin e sigurisë. Ajo ka thënë se në shoqërinë kosovare duhet luftuar për ambient të barabartë dhe për të drejtat e garantuara me ligj.

“Në shoqërinë tonë duhet luftuar edhe për ambient të barabartë ashtu sikur edhe për të drejtat e garantuara me ligj. Sikur në përfaqësim politik në Kuvend apo në Qeveri, roli i gruas duhet të ketë hapësirën e nevojshme edhe në institucione të tjera, sidomos në ato të sigurisë, polici, ushtri e të tjera. Nëse dikur në luftë kishte Xheva e Fatmire, Kosova sot ka plot të tilla që mund t’i shërbejnë vendit tonë ndonëse në kushte dhe rrethana të tjera. E rëndësishme mbetet përfshirja e grave në sektorin e sigurisë në Kosovë, edhe pse në numër shumë të vogël gratë kanë qenë të përfshira në procesin e ndërtimit të sektorit të sigurisë”, ka thënë ajo.

E deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se gratë ballafaqohen me pabarazi në shumë fusha përfshirë pronën dhe trashëgiminë. Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj grave dhe ngacmimet seksuale në rrugë për çka ka thënë se institucionet e sigurisë dhe gjyqësori duhet të distancohen nga gjuha dhe komunikimi patriarkal.

“Gratë shtatzëna nuk preferohen në vende pune për shkak se duhet pushimi, prandaj në vend të urimit të bëjmë diçka korrekte. Urimi më i mirë është avancimi i barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës duke e respektuar ligjin. Prandaj edhe ne si LDK këtë rezolutë të propozuar do ta përkrahim”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se gratë duhet të jenë më të përfaqësuara në institucione.

“Çfarë kemi bërë dhe çka po bëjmë për gratë që kanë mbetur të veja në luftë, si i mbështetëm ato? Çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë për gratë e përdhunuara në luftë e ato të dhunuara e keqtrajtuara pas luftës? Pastaj të mendojmë se çfarë kemi bërë dhe çka po bëjmë për të parandaluar martesat e hershme dhe për të shtyrë gratë të marrin ato që i takojnë nga trashëgimia? Çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë që gratë të jenë më shumë të përfaqësuara në institucione? Mund të themi që kemi një përfaqësim pak a shumë të mirë në parlament por është e qartë se kemi ende shumë punë për të bërë në institucione të tjera”, ka thënë ajo.

E deputetja Albena Reshitaj ka thënë se kuota prej 30% që u garanton grave ulëse në Parlament po e kufizon pjesëmarrjen më të madhe të tyre.

“Përfundimisht duhet tejkaluar paragjykimet se politika konsiderohet fushë e dedikuar për burrat. Nëse analizojmë ndër vite situatën në tri institucionet kryesore politike të vendit, ky konstatim ende qëndron ndonëse në vitet e fundit kemi një progres të lehtë. Që nga viti 2000 në Kuvendin e Kosovës është bërë e mundur një shkallë minimale e përfaqësimit të grave përmes kuotës e cila u rezervon 30% të ulëseve kundrejt burrave. Personalisht mendoj që kjo praktikë duhet të ndryshohet”, ka thënë ajo. 

Lajmet

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave

Published

on

By

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë

Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli./EO

Continue Reading

Lajmet

U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova mirëpriti zhvillimin “e rregullt dhe gjithpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.

Ajo i konsideroi zgjedhjet lokale si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X./EO

Continue Reading

Lajmet

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.

Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.

Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara