Sport

​Depay lajm të keq për Barcelonën

Published

on

I lidhur me një transferim të mundshëm tek “Blaugranët”, sulmuesi holandez, Memphis Depay thotë se mund të mos ndërrojë klub në merkaton e janarit.

Ylli i Lyonit ka thënë se mund ta përfundojë edicionin 2020/21 me gjigantët e Ligës 1 të Francës, pas shumë polemikave gjatë verës se ai do të transferohet tek Barcelona.

Depay vazhdimisht është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona, dhe mund të kalojë aty si agjent i lirë këtë verë, kur edhe i përfundon kontrata e tij aktuale me skuadrën e Lyon.

Edhe pse është vazhdimisht i lidhur me klubin katalunas, Depay tha se mund ta përfundojë edicionin 2020/21 me Lyon, më mirë se të sigurojë një transferim në gjysmë të sezonit.

“Jam i lumtur këtu. Ne kemi një skuadër fantastike, kam një lidhje të mirë me presidentin e klubit, dhe do të shohim se çdo të ndodhë”, tha Depay për “Canal+. Presidenti i klubit dhe unë e dimë se çfarë kam dhuruar për klubin këto katër vite. Le të vazhdojmë kështu, dhe ta shijojë kohën time tek Lyon. Mund të qëndrojë këtu deri në fund të këtij sezoni”, shtoi ai.

Që nga koha kur u transferua në Francë, Depay ka regjistruar 64 gola në 155 ndeshje, duke e ndihmuar Lyonin të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajmet

Anglia me ndryshime para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo zbulon kohën kur do të largohet nga futbolli

Published

on

Cristiano Ronaldo konfirmoi se do të tërhiqet nga futbolli brenda një ose dy vitesh. Ylli portugez tha se synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si turneu i fundit në karrierën e tij.

Ronaldo, që ka shënuar mbi 950 gola për klube dhe kombëtaren, theksoi se ende ndihet i shpejtë dhe i mprehtë dhe se po shijon lojën në ekipin kombëtar.

Ai shtoi se pas tërheqjes do të përqendrohet më shumë tek familja.

“Së shpejti për mua do të thotë pas 10 vitesh… Jo, po bëj shaka. Po e shijoj vërtet momentin tani. Siç e dini, në futboll, kur arrin një moshë të caktuar, i numëron muajt shumë shpejt. Ndihem shumë mirë në këtë moment. Shënoj gola, ende ndihem i shpejtë dhe i mprehtë. Po e shijoj lojën time në ekipin kombëtar. Por sigurisht, le të jemi të sinqertë. Ajo që dua të them me “së shpejti” është ndoshta një ose dy vjet.”, tha Ronaldo nëpërmjet një video-konference në një samit global mbi turizmin dhe investimet të organizuar nga Arabia Saudite.

Sulmuesi gjithashtu foli për djalin e tij, Cristiano Jr., duke thënë se dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe të ndjekë pasionet e veta, pa presion nga babai.

Kjo do të shënojë fundin e një karriere të jashtëzakonshme 25-vjeçare në futboll./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë

Published

on

By

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar sot se Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore të kryer pa njoftimin paraprak të stafit mjekësor të kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar të RFEF-së, Shërbimet Mjekësore të federatës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara pasi më 10 nëntor, në ditën e fillimit të grumbullimit, kanë mësuar se lojtari i Barcelonës i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e një shqetësimi pubik.

Federata thekson se procedura është kryer në mëngjesin e së hënës, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares është informuar vetëm në orën 22:40, përmes një raporti që rekomandonte pushim për 7 deri në 10 ditë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi aktual,” thuhet në deklaratën zyrtare.

RFEF i ka uruar 17-vjeçarit shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur nëse do të thirret një zëvendësues në vend të tij për ndeshjet e nëntorit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ndryshime te Anglia para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

By

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./KP

Continue Reading

Të kërkuara