Sport

​Dënohet Lionel Messi

Published

on

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është dënuar me dy ndeshje pas kartonit të tij të kuq në humbjen në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.

Messi u përjashtua në minutën e 119-të të ndeshjes të së dielës pas një përplasje me Asier Villalibre në një incident pa top që u pa nga VAR, dhe gjyqtari Jesus Gil Manzano më pas i tregoi atij kartonin e kuq.

Ishte hera e parë që ai ishte përjashtuar me fanellën e Barcelonës dhe vetëm kartoni i tretë i kuq në të gjithë karrierën e tij 17-vjeçare për Barçën dhe Argjentinën.

Raportet në Spanjë kishin sugjeruar që një dënim i madh mund të jepet për Messin, dhe një deklaratë nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi të martën se ai do të pezullohet për dy ndeshjet e ardhshme të Barçës.

Prandaj, ai do të humbasë ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornellas dhe udhëtimin në kampionat tek Elche.

Sport

Presidenti i FIFA-s: Askush s’e dëshiron Kosovën për kundërshtar

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar lartë zhvillimin e futbollit në Kosovë, veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ai tha se Kosova është shndërruar në një kundërshtar serioz, që shumë ekipe hezitojnë ta kenë përballë.

“Nëse shohim se sa shumë është përparuar futbolli në Kosovë që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme. Sot askush nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, sepse kanë frikë se do të humbasin. Ekipi është i fortë dhe keni tifozë në çdo cep të botës. Puna që po bëhet është e mrekullueshme,” u shpreh Infantino gjatë një interviste për ‘FFK Podcast’.

Kreu i FIFA-s shtoi se ndihet i nderuar dhe i emocionuar për çmimin që mori nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se këtë vlerësim ia ka dedikuar Fadil Vokrrit, ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas tij, Fadil Vokrri përfaqëson qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit të Kosovës, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të futbollistëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Asllani zbulon pse u largua nga Interi

Published

on

Kristjan Asllani ka folur pas ndeshjes miqësore që Shqipëria zhvilloi ndaj Jordanisë, ku ai mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit në moshën 23-vjeçare. Mesfushori kuqezi, i huazuar te Torino nga Interi me të drejtë blerjeje për 1.5 milionë euro, ndau emocionet e tij dhe foli për vendimin për t’u larguar nga zikaltërit.

“Jam shumë i lumtur për shiritin e kapitenit. Është një ndjenjë e veçantë që më kujton të gjitha sakrificat që kam bërë bashkë me familjen time. Trajneri më thirri në pushim dhe më dha shiritin, një gjest që do ta mbaj mend gjatë.”, tha ai.

Sa i përket miqësores ndaj Jordanisë, Asllani shtoi ishte një vazhdimësi e mirë e punës që bëmë kundër Serbisë.

I pyetur për situatën e tij te Torino, ai tha barazimi me Lazion ishte për t’u ardhur keq, sepse mund ta kishim fituar.

Në fund, Asllani foli edhe për largimin nga Interi.

“Sigurisht që më vjen keq, sepse lashë pas lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një klub të madh. Por ishte vendimi i duhur për të dyja palët. Nëse do të kisha luajtur më pak, nuk do të ishte e drejtë as për mua, as për ta. Në Inter mësova shumë, u rrita profesionalisht dhe jam mirënjohës për këtë periudhë. Tani dua të jap gjithçka për Torinon dhe të tregoj se mund të arrij shumë më tepër.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Paralajmërohen ndryshime në formatin e kualifikimeve për në Kampionat Evropian

Published

on

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka pranuar se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve në sistemin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian, me qëllim që ato të bëhen më interesante për tifozët.

Duke folur në Samitin e Futbollit të Portugalisë 2025, Ceferin tha se ndoshta kualifikueset mund të jenë të ndryshme dhe se UEFA po punon mbi disa ide të reja që mund të zbatohen në të ardhmen.

Ai shtoi se mund të mos ketë më ndeshje në formatin aktual, por një sistem më tërheqës për publikun.

Megjithëse nuk pritet që struktura e vetë Euro-s të ndryshojë, UEFA po analizon modele të ngjashme me ato të Ligës së Kombeve apo të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë sjellë më shumë duele të forta mes ekipeve të mëdha.

Ndryshimet e mundshme vijnë në një kohë kur është rritur pakënaqësia për shkak të pushimeve të shpeshta ndërkombëtare, të cilat nga viti i ardhshëm do të reduktohen pasi FIFA ka vendosur t’i bashkojë ato të shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme trejavore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sonte përballja e parë për Trepçën në FIBA Europe Cup

Published

on

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte nis rrugëtimin në edicionin e ri të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë një takim shumë të vështirë, ku janë mysafirë të PAOK-ut në Greqi dhe kjo është hera e dytë radhazi që ‘Xehetarët’ janë pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë me PAOK-un dhe Braunschweig

Pavarësisht grupit, Trepça do të luftojë maksimalisht për rezultate pozitive në këtë grup, ku dy vendet e para kualifikohen tutje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:15./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara