Sport

​Coman i nënshtrohet një operimi në zemër

Published

on

Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Sulmuesi francez e ka përfunduar operimin dje, që kishte të bëjë me rregullimin e ritmit të zemrës së tij dhe pritet që së shpejti të rikthehet në seancat përgatitore.

Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.

“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.

“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.

Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte.

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen ëndrrën e madhe

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, po mendon seriozisht për transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2026, sipas raportimeve nga El Nacional.

Lëvizja lidhet me largimin e Robert Lewandowski, që nuk do të rinovojë kontratën dhe pritet të përfundojë në Arabinë Saudite.

Haaland, i shndërruar tashmë në një nga sulmuesit më frikësues në Europë te Manchester City, është konsideruar prej kohësh nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të Barcelonës.

Megjithëse çmimi i transferimit dhe paga e lojtarit mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se ndikimi sportiv dhe medial do të justifikojë investimin. Në moshën 26-vjeçare, Haaland do të bëhej forca kryesore e sulmit, duke kompletuar talentet e reja si Lamine Yamal dhe Pedri për të formuar një trio sulmuese që mund të dominojë Europën.

Ky lëvizje konsiderohet rrezik strategjik, por Laporta mbetet i bindur: për të rikthyer Barcelonën në majat e futbollit, Haaland është një domosdoshmëri./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

Published

on

Derbi i natës që do të zhvillohet do të jetë ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit.

Ekipi i Juventusit hyn i motivuar kësaj loje pas fitores së madhe ndaj Interit në fundjavë. “Zonja e Vjetër” do të synojë t’i mbajë pikët në shtëpi.

Nga ana tjetër, Verdhezinjtë janë gjithmonë të papërshtatshëm dhe do të shkojnë në Torino për të nxjerrë pikë.

Duel tjetër interesant mund të jetë edhe ai mes Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.

“Gunners” sivjet do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë.

Andaj, ekipi i Mikel Artetas është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm.

Sonte do të luhen gjashtë ndeshje: dy prej tyre do të nisin prej orës 18:45 e katër të tjera prej orës 21:00./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara