Sport

​Chiellini: Interi na dominoi totalisht, nuk e fituam asnjë duel

Published

on

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0, ku skuadra e Antonio Contes e dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutave.

Arturo Vidal dhe Nicolo Barella realizuan golat për Interin, derisa Juventusi nuk arriti asnjëherë që të rrezikonte seriozisht portën e kundërshtarit.

“Ju mund të bëni të gjitha përgatitjet dhe testet që dëshironi, por ka të bëjë me vënien në veprim të saj. Ne nuk fituam një duel të vetëm në fushë sot, Interi e dëshironte më shumë dhe meritonte fitoren”, tha Chiellini për “Sky Sport Italia”.

“Është një goditje, por nuk duhet të jetë një goditje nokauti, sepse ne kemi kohën për ta kompensuar atë dhe një rrugë të gjatë për të bërë këtë sezon, duke filluar nga dita e mërkurë kundër Napolit në Superkupën e Italisë. Për fat të mirë, ne po luajmë përsëri brenda tre ditësh, kështu që mund ta lëmë pas vetes dhe të përqendrohemi në fitimin e trofeut të parë të fushatës.

Chiellini pati një betejë mjaft të fortë me Romelu Lukakun, megjithëse ishte një luftë e pastër dhe e ndershme.

“Lukaku është një sulmues tepër fizik, ju duhet të përdorni tërë trupin tuaj për ta mbyllur atë. Ne arritëm ta kufizonim, por jo ta neutralizonim plotësisht. Të gjitha ndeshjet përfundojnë me disa mavijosje dhe kjo nuk ndryshon”, tha ai.

Sport

Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos

Published

on

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.

Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, shteti i medaljeve olimpike, dotë përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani po ndërton kampionë.

Continue Reading

Sport

Ademi thotë se nuk ka informacione se Foda mund të largohet

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se si institucion nuk kanë marrë asnjë njoftim nga përfaqësuesit e trajnerit Franco Foda apo ndonjë palë tjetër për largim të mundshëm.

Të mërkurën, mediat arabe kanë raportuar se Al-Wahda ka nisur bisedimet me Fodan për ta punësuar si trajner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se pret nga Foda t’i përmbushë obligimet kontraktuale që ka me Kosovën.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër. Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi.

Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

59-vjeçari Foda erdhi te Kosova në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja dardane ka shënuar rezultate pozitive që nga ardhja e gjermanit.

Continue Reading

Sport

Një Shqipëri dëshpëruese, notat e lojtarëve Kuqezi

Published

on

Kombëtarja shqiptare barazoi në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.

Një performancë zhgënjyese e kombëtares së Sylvinhos, që i zbeh kështu ndjeshëm shanset për t’u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes.

Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari i kombëtares shqiptare me notën më të lartë, rezulton Kristjan Asllani me 8, i ndjekur nga Mitaj me 7.6 dhe Shehu me 7.5.

Tabela mbyllet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, që janë vlerësuar me notën më të ulët nga “Sofa Score”, 6.5.

Continue Reading

Sport

Llapi njofton largimin e Hamdi Namani e Blend Baftiu nga ekipi

Published

on

Llapi ka nisur lëvizjet e para për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi qëndrimin në elitë e siguroi në barazh ndaj Vushtrrisë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka pësuar ndryshime, qysh në nisje të merkatos verore.

Llapi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndarjen me dy yjet e saj.

Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Blend Baftiun, Namani iu bashkua Llapit më 2023, pas një aventure të kaluar te Drita.

Ndërkohë, Blend Baftiu po ashtu erdhi te Llapi nga Drita, gjatë merkatos së vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara