Sport

​Challandes: Kemi tri ndeshje të vështira para nesh

Published

on

Në prag të ndeshjes kundër Gjeorgjisë, e cila është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 2 shtator, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media ku ka analizuar situatën në të cilën ndodhet skuadra kosovare duke vënë theksin mbi atë se nga tani e tutje do të punohet në ndërtimin e një mentaliteti të ri duke filluar nga dita e sotme.

Ai ka deklaruar se Kosova ka nevoje për një frymë të re dhe se do të jetë ai që do të fillojë me një qasje më të ashpër dhe më kërkuese për të nisur një cikël të ri të rezultateve.

“Gjatë ditëve në vijim do të kemi tri ndeshje goxha të vështira dhe interesante. Nuk mund të them që për ne është fillimi i një kampanje të re sepse në kuadër të kësaj kampanje kualifikuese tashmë veç i kemi zhvilluar dy ndeshje, ndaj Suedisë dhe Spanjës, por ajo që mund të them është që për ne do të jetë një fillim i ri sepse vijmë pas dy periudhave të ndryshme, një periudhe kur kemi pasur një sukses relativ dhe pastaj një periudhe kur kemi qenë të pa suksesshëm, prandaj ky fillim do të jetë një fillim i ri për ne në kuadër të kualifikimeve…Për mua është sërish koha për të filluar të rindërtojmë një ekip të fortë, një skuadër të nivelit më të lartë të mundshëm”, tha Challandes.

Challandes ka thënë se do të marrin mësim nga ndeshjet e Euro 2020 dhe edhe pse nuk është koha e duhur, në kombëtare do të fillojë një epokë e re.

“Nuk kemi qenë në Euro mirëpo duhet të marrim disa mësime nga Euro, të gjithë e dimë arsyen pse nuk kemi qenë në Euro, por tani ka ardhur koha që të provojmë sërish për ta ri-ngritur ekipin për ta riformuar një skuadër të fortë, një skuadër që do të ketë vlera siç ka qenë më herët…Është koha për ta ndërtua një mentalitet të fortë dhe të duhur për ekipin e Kosovës sërish. Fatkeqësisht për ne nuk është koha perfektë për të nisur një proces të tillë sepse jemi në një situatë jo stabile me disa prej futbollistëve që janë në lëvizje nga klubi në klub, pastaj disa të tjera që kanë probleme me lëndime apo edhe probleme të tjera prandaj nuk është koha më e mirë e mundshme por është koha kur ne duhet të japim një reagim dhe të provojmë të ndërtojmë një skuadër me mentalitet fitues siç ka qenë më herët”, tha tekniku zviceran.

Sa i përket kritikave që merr në lidhje me punën e tij në Kombëtaren e Kosovës, Challandes ka deklaruar se ato i shërbejnë vetëm për t’u përmirësuar dhe se është i gatshëm të jetojë dhe të punojë nën prsion.

“Unë jam trajner i ekipit kombëtar për më shumë se dy-tre vite prandaj është e qartë se duhet të pranoj kritika dhe duhet të jem i mësuar të jetoj me kritika sepse është pjesë e punës së trajnerit. Secili trajner ka shumë presion dhe për mua kjo është diçka pozitive, mbase mua me duhet presioni dhe me presion bëhem më i mirë dhe mund të jap edhe më shumë nga vetja kështu që jam absolutisht i gatshëm të jetojë me presion dhe të punoj me presion.?”, theksoi ai.

Mbi të ardhmen e tij, tekniku zviceran pranoi se ishte në listën e trajnerëve për të marr drejtimin e Kombëtares së Zvurës pas Euro 2020, por që është i lumtur që është në drejtimin e Kosovës.

“Kam qenë në listë me trajner si Arsene Wenger, Jouqim Low, Roberto Donadoni, Lucien Favre, trajner goxha të dëshmuar, prandaj por, unë kam qenë në atë listë por ka qenë listë e gjerë dhe për mua ka qenë ndër që të jem në listë me emra të tillë…Unë kam qenë në listë, ata kanë vendosur për Murat Jakimin. Unë vazhdoj të jem trajner i Kosovës, kam kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës, jam këtu më shumë se tri vite dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës”, u shpreh Challandes.

Challandes e komentoi edhe vendimin e Leart Paqaradës për të mos luajtur për kombëtaren duke thënë se nuk është në rolin e tij që t’iu bëjë lutje lojtarëve për të ardhur dhe për të luajtur për Kosovën.

“Është vendim i tij, ai e ka marr këtë vendim, ne e kemi respektuar dhe nuk është roli im që t’u bëjë lutje asnjë futbollisti dhe t’iu them të lutem eja për të luajtur me ekipin kombëtar…Nëse ai konsideron që është momenti për të diskutuar ndërmjet nesh dhe paraqitët për të diskutuar me mua atëherë absolutisht unë nuk kam asnjë problem dhe mund të diskutoj më atë dhe mund të shohim se çfarë mund të na drejtoj një diskutim i tillë”, tha Challandes.

Krejt në fund, Challandes bëri të ditur se arsyeja pse përsëri nuk është ftuar Bernard Berisha është për shkak se ai po kërkon që t’i garantohet një pozitë në formacionin startues dhe se ai nuk mund t’ia ofrojë këtë.

“Ajo që mund të them për Bernard Berishën është që ai kërkon garancion për pozicionin e tij në ekip dhe kjo e dëshmon që mbase nëse flasim për këtë mentalitet që po provojmë ta instalojmë te ekipi, aktualisht nuk mund t’i garantojmë, jo vetëm atij por askujt pozicion të qartë në ekip dhe secili duhet të jetë këtu, të jetë i gatshëm në çfarë do roli për ekipin dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është me ne aktualisht”, tha në fund Challandes.

Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, Kosova do të ballafaqohet edhe me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sport

Shqipëria mposht San Marinon dhe merr kryesimin e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të lehtë e të pritur ndaj San Marinos me rezultat të pastër 3:0, në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Me këtë triumf, kuqezinjtë janë ngjitur në pozitën e parë të grupit me gjashtë pikë të grumbulluara. Në këtë takim u veçua edhe sulmuesi Anis Mehmeti, i cili realizoi golin e parë të epërsisë, që njëkohësisht ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e kombëtares.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe reagimin e skuadrës, megjithëse pranoi se në pjesën e dytë ekipi u mjaftua me menaxhimin e lojës.

“Më pëlqeu padyshim pjesa e parë, ku ishim më shumë të rrëmbyeshëm. Në të dytën ishim pak në menaxhim dhe ekipi ynë nuk është i tillë. Por është e vërtetë që kishim lojtarë me karton, ndonjë që vinte nga dëmtimi, ndaj ngadalësuam pak,” deklaroi Maran pas ndeshjes.

Tekniku italian theksoi gjithashtu se fokusi i lojtarëve ishte pashmangshëm te sfida e radhës:

“Bëmë 3 gola, duhet të bënim më shumë se kishim raste. Në të dytën shkuam në menaxhim, me mendje ishim në Finlandë. Por skuadra hyri për të bërë rezultat, ia doli. Janë ndeshje ku duhet të provojmë të rinjtë për të qenë të vlefshëm dhe përfitova nga kjo”.

Continue Reading

Sport

Bashkimi i jep fund dominimit të Trepçës, shpallet kampion i Superkupës

Published

on

By

Bashkimi i ka dhënë fund dominimit të Trepçës në garat e basketbollit kosovar, duke triumfuar në Superkupën e Kosovës.

Prizrenasit të martën mbrëma e mposhtën Trepçën me rezultat 103:93, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 87:87.

Nëntë sekonda para fundit, kur rezultati ishte 84:84, Mikaile Tmushiq dështoi të shënonte për tri pikë. Në aksionin pasues, Shanon Shorter realizoi nga distanca për 87:84 në favor të Bashkimit. Prizrenasit nisën festën, por Trepça kishte ende një mundësi.

Me vetëm 1.6 sekonda në dispozicion, Drilon Hajrizi pasoi te Dardan Kapiti, i cili gjuajti nga gjysma e fushës dhe realizoi për 87:87, duke e dërguar ndeshjen në vazhdim.

Tensionet vazhduan edhe para fillimit të pesë minutave shtesë, ndërsa trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, u përjashtua pas reagimit ndaj arbitrave.

Në vazhdim, Bashkimi ishte dukshëm më efikas dhe dominues. Prizrenasit fituan pesëminutëshin shtesë me rezultat 16:6 dhe në fund triumfuan 103:93, duke e fituar Superkupën e Kosovës.

  1. D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Të kërkuara