Lajmet

​Buxheti për arsim në vitin 2023 do të jetë rreth 83 milionë euro

Kjo është bërë e ditur sot nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

Published

on

Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022.

Kjo është bërë e ditur sot nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

“Këtë vit buxheti për arsim ishte 12% më i lartë se në vitin 2021. Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 % më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vite, kemi 24 % rritje të buxhetit për arsim”, ka shkruar Nagavci.

MASHTI për vitin 2023 ka paraparë, ndër tjerash, 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit, 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja, 2.8 milionë euro nga granti specifik për punësimin e300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta, 59 këshilltarëve të karrierës, 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave dhe 150 mijë euro për instalimin e sistemit antiplagjiat për nevojat e arsimit të lartë.

Lajmet

48 aksidente në 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet.

Ndërsa 19 prej tyre aksidente me persona të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,706 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në vijim të veprimeve operative për rendin publik, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje, 2 ndodhen në ndalim policor, ndërsa 1 person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vdes personi që u aksidentua në Sllovi të Lipjanit

Published

on

By

Vdes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.

“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Sot nis takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Published

on

By

Të hënën dhe të martën në Shkup mbahet takimi i liderëve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në orën 9:30 sot parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërsa nga ora 16:00, do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Continue Reading

Lajmet

KQZ hap periudhën për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 28 qershor ka nisur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale, e cila do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 63-ditore, të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi të kontrollojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, të kërkojnë ndërrimin e saj, duke zgjedhur një lokacion më të afërt me vendbanimin e tyre brenda të njëjtës komunë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra:

  • përmes platformës elektronike të KQZ-së në https://qv.kqz-ks.org

  • ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve të komunës ku është i regjistruar votuesi.

Continue Reading

Të kërkuara