Lajmet

​Bislimi: Serbia u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës

“Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi.

Publikuar

Zëvendëskryeministri për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se dje (e diele) Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë por u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

“Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi.

Ai tha se ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës, veçmas mekanizmat e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, veçmas amerikanët.

“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, vijoi Bislimi.

Ai tha se siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, Kosova e ka aleat Perëndimin dhe SHBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, përfundoi Bislimi.

Lajmet

​Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i përfunduan stërvitjen “Shpata e Artë 2024”

Publikuar

nga

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë përfunduar të martën stërvitjen “Shpata e Artë 2024”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga KFOR-i, stërvitja demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë.

“Përfundimi i stërvitjes “Shpata e Artë 2024” paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tre entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën. Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore. Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AstraZeneca largohet nga tregu

Publikuar

nga

AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19, për shkak të një “teprice të vaksinave të përditësuara në dispozicion” që synojnë variante të reja të virusit.

Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave, lëshoi një njoftim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.

Në një deklaratë, AstraZeneca tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19. Kjo kishte çuar në rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, mbi 6.5 milionë jetë u shpëtuan vetëm në vitin e parë të përdorimit dhe mbi 3 miliardë doza u furnizuan globalisht”, thuhet në deklaratë.

“Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe konsiderohen gjerësisht si një komponent kritik i përfundimit të pandemisë globale. Tani do të punojmë me rregullatorët dhe partnerët tanë për t’u lidhur në një rrugë të qartë përpara, për të përfunduar këtë kapitull dhe kontributin e rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, u tha ndër tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mbi 1.8 milion votues në listën zgjedhore, në garë janë 17 parti dhe koalicione

Publikuar

nga

Mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1 mijë e 33 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3 mijë e 480 vendvotime.

Qytetarët që duan të votojnë për president duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Kurse qytetarët që duan të votojnë për zgjedhjet parlamentare duhet të kenë dokument të vlefshëm ose të skaduar jo më herët se 8 gushti 2023. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave. Në rast se votuesi paraqitet në vendvotim dhe merr vetëm njërën nga fletëvotimet duke refuzuar të votojë në të dy zgjedhjet, nuk do të ketë të drejtë të rikthehet më vonë për të votuar përsëri për zgjedhjet që më herët ka refuzuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Në garë për zgjedhjet parlamentare janë 17 parti dhe koalicione kurse për president garojnë dy kandidatë në rrethin e dytë. Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore./Alsat

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksident te Fakulteti Teknik, gjashtë të lënduar

Publikuar

nga

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit te semaforët afër konvikteve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për UBTNews se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara