Lajmet

​Bie çmimi i naftës për një cent

Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e enjte është 1,57 euro.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar të mërkurën çmimet tavan për produktet e naftës.

Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e enjte është 1,57 euro, një cent më lirë se dje.

Çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1,35 euro.

Edhe çmimi maksimal për gas është 0,75 euro.

Ministria njofton se çmimet janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Lajmet

​Grupi i shpezëve në Hungari, ndalohet importi i shpezëve e produkteve të tyre në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas njoftimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve se në këtë shtet është i pranishme gripi i shpezëve.

Në njoftim thuhet se ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual./KP

Continue Reading

Lajmet

Supremja refuzon ankesën e kandidatit për asamblist në Drenas

Published

on

By

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Drenasit nga Nisma Socialdemokrate.

Kjo gjykatë njofton se ankesa ishte paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 29 tetor.

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, me pretendimin për parregullsi gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit ( QKN), për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025″.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, si dhe shqyrtimit shkresave tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar”, thuhet në një njoftim Supremes./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ miraton akreditimin e rreth 8,800 vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar disa vendime që lidhen me përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Në këtë mbledhje, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte procesi i akreditimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike, organizatave vendore e ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesve të mediave që do të monitorojnë balotazhin.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin dhe konfirmimin e 8,049 vëzhguesve të shtatë subjekteve politike të certifikuara, të cilat garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Këta vëzhgues do të jenë të angazhuar në qendrat e votimit në të gjitha komunat ku do të zhvillohet procesi zgjedhor.

Në vazhdim, KQZ miratoi gjithashtu akreditimin e vëzhguesve të organizatave të ndryshme joqeveritare dhe përfaqësive diplomatike, të cilat do të kenë mandat për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë balotazhit të 9 nëntorit.

Në pikën e fundit të rendit të ditës, Komisioni vendosi edhe për akreditimin e përfaqësuesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare, që do të raportojnë drejtpërdrejt nga qendrat e votimit dhe do të ndjekin zhvillimet gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ngriti një shqetësim në lidhje me vonesat e fletëvotimeve që po raportohen nga disa qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet skandinave, kryesisht në Norvegji.

Ka shumë persona, sidomos në Norvegji, që nuk e kanë marrë postën me kohë. Dua ta ngrit si çështje, sepse është shqetësim i disa qytetarëve që ende nuk u ka arritur zarfi me fletvotim. Afati është deri nesër apo pasnesër dhe nuk kanë mundur të votojnë. A ekziston mundësia që të shtyhet ky afat?”, tha Kurteshi.

Në lidhje me këtë çështje, anëtari tjetër i KQZ-së nga LVV, Alban Krasniqi, u bashkua me shqetësimin, duke kërkuar një raport të detajuar për situatën dhe mundësinë e shtyrjes së afatit për pranimin e fletvotimeve në rastet ku ka pasur vonesa të postës.

Divizioni përkatës duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të raportojë nëse ka pasur vonesa në dërgimin e fletvotimeve. Nëse po, duhet të diskutohet mundësia e shtyrjes së afatit. Kam marrë telefonata edhe nga Gjermania, por sidomos nga vendet skandinave. Ka gjasa që një pjesë e zarfeve të dërguara të premten të na dorëzohen të martën, prandaj duhet të shohim ku qëndron problemi,” tha Krasniqi./EO

Continue Reading

Lajmet

​Raporti i progresit, BQK mirëpret vlerësimet pozitive për stabilitetin e sektorit financiar

Published

on

By

Banka Qendror e Kosovës (BQK) mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian i cili konfirmon se sektori financiar ka ruajtur qëndrueshmëri të lartë, kapitalizim të mjaftueshëm dhe avancim të dukshëm në harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Raporti thekson se bankat në Kosovë operojnë me nivele të larta kapitali dhe likuiditeti, ndërsa kreditë jo performuese mbeten në nivel minimal historik. Vlerësohet gjithashtu miratimi i rregullores për shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe planit për zbatimin e SREP, në përputhje me udhëzimet e EBA-s.

Në fushën e pagesave, Raporti i Progresit nënvizon miratimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave, anëtarësimin e BQK-së në EACHA dhe rritjen e ndjeshme të pagesave elektronike, si dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në komunat veriore.

Komisioni vlerëson masat e ndërmarra kundër falsifikimit të euros, progresin në digjitalizim dhe financa të qëndrueshme, forcimin e qasjes në financim për NVM-të përmes FKGK, si dhe përparimet në kornizën AML/CFT dhe ligjin për Kripto-Asetet, duke kaluar në mbikëqyrje të bazuar në rrezik.

Raporti njeh gjithashtu forcimin e qeverisjes së brendshme të BQK-së, përfshirë riorganizimin institucional, politikat e avancuara të burimeve njerëzore dhe krijimin e divizionit të sigurisë kibernetike.

Krahas vlerësimeve pozitive, KE rekomandon avancimin e mbledhjes së të dhënave financiare, zhvillimin e kornizës për rimëkëmbjen bankare dhe përmirësimin e infrastrukturës së tregut financiar.

BQK riafirmon përkushtimin për të vazhduar reformat dhe përafrimin e plotë me acquis të BE-së, duke falënderuar Komisionin Evropian për vlerësimin dhe bashkëpunimin./KP

Continue Reading

Të kërkuara