Lajmet

​Bërnabiq vjen në Kosovë dhe kushtëzon: Pa asociacionin nuk mund të ketë marrëveshje të dytë për normalizim

Ajo përsëriti pretendimet serbe se është Kosova ajo që duhet të angazhohet më shumë në dialog.

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila po qëndron në veri të Republikës të Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e asociacionit të komunave serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet përmarrëveshjen e dytë për normalizim”.

Ndërkohë që përsëriti pretendimet serbe se është Kosova ajo që duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë.

Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe. Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim” tha ajo.

Derisa foli për dialogun, Bërnabiq në takimin me përfaqësues të Listës Serbe në qendrën mediale në veri te Mitrovicës tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është shumë i guximshëm për të gjetur kompromise për serbët në Kosovë.

(Vuçiq) Është mjaft i guximshëm dhe mjaftueshëm përgjegjës që të përpiqet të gjejë kompromise për të siguruar një lloj sigurie për serbët në Kosovë. Është një dialog i rëndësishëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm dhe kjo është pse ne jemi gjithmonë të gatshëm për atë dialog, sinqerisht dhe thellësisht shpresoj që institucionet në Prishtinë më në fund do të angazhohen sinqerisht për atë dialog dhe për të gjetur një kompromis të caktuar që do të jetë i nevojshëm ose që është i nevojshëm për normalizimin afatgjatë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradi dhe Prishtina, dhe kjo është ajo që duhet, jo për shkak të integrimit tonë evropian, por për shkak të vetes sonë, unë po kthehem përsëri për shkak të asaj që duam me gjithë zemër, që është paqja afatgjatë dhe stabiliteti afatgjatë”, tha ajo.

Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se prania e madhe e qytetarëve serbë në pritjen e Bërnabiq konfirmon emocionet e tyre për ardhjen e saj në veri të Kosovës.

Ai madje u shpreh me fjalët “mirëserdhe në në Kosovën tonë”.

Në emër të popullit serb nga Kosova, ju përshëndes zyrtarisht dhe ju uroj mirëseardhje në Kosovën tonë. Populli serb po pret me entuziazëm ardhjen tuaj në Kosovë dhe mijëra njerëz që janë mbledhur këtu në veri të Kosovës konfirmojnë me çfarë emocioni populli ynë e mirëpret kryeministren tonë, e rëndësishme është se nuk po flitet vetëm këtu për vizitën e kryeministres së Republikës së Serbisë, këtu po flasim për praninë e shtetit të Serbisë në veri të Kosovës, dhe pikërisht kjo prani e fuqishme e shtetit tonë të Serbisë është diçka që popullit tonë këtu në Kosovë i duhet më shumë se sa buka dhe uji. Pra, kjo është një ditë e rëndësishme dhe e madhe për të gjithë ne, sepse falë presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres së Republikës së Serbisë, znj. Ana Brnabiq, kemi arritur të investojmë shumë mjete dhe t’i ngrisim mjediset serbe ashtu siç e meritojnë, dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Lajmet

Njohja e Kosovës nga Siria, ambasadori i Gjermanisë përgëzon Osmanin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, dhe popullin kosovar, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Pos tjerash, përmes një postimi në “Blusky”, ambasada gjermane thotë se janë të lumtur për këtë dinamikë të re njohjesh për Kosovën.

Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën Siria u bë shteti i 120-të që njeh sovranitetin e Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Published

on

By

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për kultivimin të narkotikëve në Pejë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.

Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre (3) persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy (2) automjete, tre (3) telefona mobil dhe para kesh”, thuhet nw njoftim.

Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.

Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (8) persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Zjarr në ashensorin e një ndërtese në Prishtinë, shkak mbeturinat e djegura

Published

on

By

Mëngjesin e sotëm, në orën 05:27, ishte raportuar se ka ndodhur një zjarr në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Me ç’rast ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty, ata kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturina në hapësirën pranë ashensorit, nga të cilat ishte liruar tym që ishte shpërndarë në banesa.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili ka thënë se ka shkaktuar panik te banorët.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në kohë dhe kanë kryer ventilimin e hapësirës për të larguar tymin.

“Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit,” ka thënë Malë Gashi./EO

Continue Reading

Të kërkuara