

Lajmet
Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Një vëmendje poashtu e veçantë u tha se iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë.
Published
2 years agoon
By
UBT newsPresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, ambasadori, Timothy A. Chorba. Kjo përfaqësi e ish-diplomatëve të lartë amerikanë, po viziton Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës për tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe shprehu mirënjohjen për atë çka ato kanë bërë për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.
Presidenca shqiptare bëri të ditur se në mënyrë të veçantë presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mire në rajon, duke nënvizuar edhe mbështetjen që Shqipëria i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternative për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.
Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit evropian, Begaj, nënvizoi se pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Duke iu referuar kushteve të reja gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, presidenti Begaj, nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.
Një vëmendje e veçantë u tha se iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në dënimin e agresionit rus dhe në mbrojtje të parimeve të Kartës së OKB-së dhe rendit botëror.
Presidenti Begaj përshëndeti gjithashtu edhe bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë me partneren e saj në Shqipëri, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të drejtuar nga presidenti i këtij këshilli, Besnik Mustafaj.
Lajmet
Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë
Published
5 minutes agoon
October 22, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, nën dyshimet se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë.
Ekziston dyshimi i bazuar se më 21 tetor 2025 rreth orës 20:20, në Seqishtë, Hani i Elezit, saktësisht te Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri ka organizuar-kontrabanduar kalimin e jashtëligjshëm të migrantëve, saktësisht pesë persona me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Personi i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20 euro, e më pas i merr personat nga shteti i Serbisë, hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon te vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe t’i shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.
I mituri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orë./KP
Lajmet
Trajneri i Suedisë i diagnostikuar me leukemi: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës
Published
12 minutes agoon
October 22, 2025By
UBT News
Trajneri Anders Torstensson, njëri prej protagonistëve më të mëdhenj të Suedisë që është pagëzuar edhe si ‘Leicester suedez’, prej muajsh po lufton një betejë shumë më të fortë jashtë fushave të lojës.
Në gusht të vitit 2024, Torstensson mësoi një lajm të tmerrshëm; u diagnostikua me leucemi linfatike kronike.
“Që nga ai moment e ndjej veten akoma më të fortë sepse kuptova rëndësinë e jetës, rëndësinë e çdo ditë këtu-pohon trajneri 59 vjeçar-sot nuk ndihem ndryshe në krahasim me ditët kur nuk e dija për sëmundjen. Në një farë mënyre e lë diagnozën në spital. E kam pranuar dhe nuk është diçka që më prek thellë.”, tha ai.
Por në anën tjetër diagnoza me kancer i ka mësuar Torstensson se nuk duhet marrë asgjë për të mirëqenë dhe nuk duhet të i shtyejmë gjërat për t’i bërë të nesërmen.
“Nuk marr asgjë për të mirëqenë dhe nuk i shtyj gjërat për t’i bërë të nesërmen, edhe kjo një arsye që fituam. Të gjithë pyesin për sekretin tonë, por nuk ka asnjë të tillë. Janë rreth 500 gjëra mbi të cilat kemi punuar cdo ditë me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi bërë kompromis për asgjë.”, tha ai./S.K/EO/
Lajmet
FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet
Published
21 minutes agoon
October 22, 2025By
UBT News
Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të një projekti të mbështetur nga programi UEFA HatTrick, ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme që synon rritjen e sigurisë në fushat e futbollit.
Nëpërmjet këtij projekti, të gjitha klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, si dhe klubet e vajzave, janë pajisur me defibrilatorë të teknologjisë më të avancuar, të cilët mund të bëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes në rastet e urgjencave shëndetësore.
Në dekadën e fundit, raste të rënda shëndetësore të ndodhura në fushën e gjelbër kanë nxjerrë në pah rëndësinë e pajisjeve mjekësore si defibrilatori, i cili mund të shpëtojë jetë në rast të arresteve kardiake.
Përveç shpërndarjes së pajisjeve, projekti është shoqëruar edhe me organizimin e trajnimeve dhe fushatave për ndërgjegjësim rreth përdorimit të saktë dhe të shpejtë të defibrilatorëve, ku ligjërues ishte stafi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës, duke ndarë eksperiencat e marra nga trajnimet e UEFA-s.
Trajnimet në fushën e shëndetit në futboll do të vazhdojnë dhe FFK do të punojë ngushtë me klubet për të siguruar që çdo ekip të ketë personel të trajnuar që di të reagojë menjëherë në raste emergjente.
Ky projekt është një hap domethënës jo vetëm për sigurinë, por edhe për profesionalizimin e mëtejshëm të futbollit kosovar, duke ndjekur standardet evropiane të kujdesit shëndetësor në sport.
Mbështetja e UEFA-s përmes programit HatTrick është një konfirmim i mëtejshëm i besimit dhe përkushtimit që ky institucion ka ndaj zhvillimit të futbollit në Kosovë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi këtë projekt jo vetëm si investim në pajisje, por edhe si investim në jetë, në siguri dhe në të ardhmen e futbollit kosovar, meqë futbolli ynë është përballur me humbje jetësh në fushat e gjelbërta.
“Në një kohë kur sporti gjithnjë e më shumë po konsiderohet jo vetëm si argëtim, por edhe si një aktivitet që kërkon kujdes të madh për mirëqenien fizike dhe psikologjike të sportistëve, ky projekt tregon qartë që siguria dhe shëndeti i lojtarëve janë prioritet absolut për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha ai.
Mjeku i Kombëtares A të Kosovës, Amir Vejseli, theksoi se defibrilatori është pjesë jetike dhe urgjente që duhet të jetë i pranishëm në çdo ndeshje futbolli.
“Defibrilatorët janë kërkesë urgjente, meqë kjo pajisje mund të jetë jetike për rastet e sulmeve kardiake që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve dhe seancave stërvitore. Pjesa e organizimit mjekësor në një ndeshje futbolli është po aq e rëndësishme sa edhe organizimi sportiv”, u shpreh ai./S.K/EO/FFK/
Lajmet
Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës, gjashtë prej tyre morën trajtim mjekësor
Published
2 hours agoon
October 22, 2025By
UBTnews
Disa nxënës të shkollës së mesme të ulët “7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë të Pejës, dyshohet se janë helmuar gjatë ditës së hënë në një lokal në afërsi të shkollës.
Gjashtë prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Policia e Rajonit të Pejës menjëherë ka marrë veprimet e duhura dhe ka intervistuar drejtorin e shkollës.
Gashi ka bërë të ditur se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit lidhur me rastin, i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë hetimin e rastit.
“Gjatë ditës së djeshme, policia është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës të Shkollës së Mesme të Ulët “7 Shtatori” në Vitomiricë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në afërsi të shkollës. Policia menjëherë ka marrë veprimet dhe është intervistuar drejtori i shkollës i cili deklaron se diku në orët e paradites disa nxënës dyshohet se janë helmuar, gjashtë prej tyre janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar për në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar hetuesit që të vazhdojnë me hetimin e rastit, ende nuk është cilësuar vepra si helmim’’, tha Gashi.
Kjo ngjarje sipas hulumtimeve të prokurorisë dhe policisë së vendit ende nuk është cilësuar si helmim./KP

46 të vdekur në një aksident rrugor në Uganda

Kërkohet paraburgim ndaj të miturit për kontrabandimin e 5 shtetasve kinezë

Trajneri i Suedisë i diagnostikuar me leukemi: Më i fortë, sepse e kuptova rëndësinë e jetës

FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet

Rituali ideal i përgatitjes së lëkurës në moshë për një grim të qëndrueshëm

Nuk kërkoi leje për të promovuar albumin e saj, Rosalia përballet me një gjobë prej 600 mijë eurosh

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës, gjashtë prej tyre morën trajtim mjekësor

Dogana e Kosovës shënon rritje të sekuestrimit gjatë muajit tetor

Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës