Lajmet

​BE do të sanksionojë Sberbank dhe banka të tjera ruse

Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një gazetë gjermane.

Published

on

Bashkimi Evropian planifikon të sanksionojë huadhënësin më të madh rus Sberbank dhe kompanitë e tjera financiare ruse në raundin e ardhshëm të kufizimeve, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një gazetë gjermane.

“Ne po shikojmë më tej sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha von der Leyen për Bild am Sonntag kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.

ShBA ka vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, në fillim të prillit. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka sanksionuar Sberbank dhe është zotuar të përfundojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Por BE-ja kishte kursyer deri tani Sberbank dhe Gazprombank, sepse ato ishin rrugët kryesore për pagesat e saj për naftën dhe gazin rus.

Në raundin e pestë të ndëshkimeve, BE-ja kishte njoftuar një sërë kufizimesh, duke përfshirë një “ndalim të plotë të transaksioneve” në katër banka që përfaqësonin 23% të sektorit bankar të Rusisë.

Lajmet

Narkotikë të konfiskuar në Suharekë, një person arrestohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari, shtetas i Kosovës, janë konfiskuar dy pako rizlla, një mulli për bluarje (grinder) dhe një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 6.91 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vogovë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit, një shtetas i Shqipërisë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në aksident janë lënduar edhe tre pasagjerë, shtetas të Shqipërisë, të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Nis konklava për zgjedhjen e papës

Published

on

By

Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen sot për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri.

Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve. Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë.

Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm.

Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën.

Për momentin, nuk është caktuar ende një datë për fillimin e konklavit, i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine.

Për t’u bërë papë, një kardinal duhet të marrë dy të tretat e votave të konklavës. Një votim mbahet ditën e parë, i ndjekur nga katër fletëvotime në secilën ditë pasuese. Pasi zgjidhet papa i ri, tym i bardhë ngrihet nga një oxhak i instaluar në çatinë e Kapelës Sistine.

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë Naser Shala, ushtar i hershëm i Brigadës 121

Published

on

By

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë Naser Bislim Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”, një nga ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur familjari i tij, Fatmir Surdhaj, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në njoftim thuhet se Shala ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i organizuar së bashku me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe bashkëluftëtar i komandant Ismet Jasharit, Fatmir Limës, Haxhi Shalës, Ajet Kastratit dhe shumë të tjerëve.

Gjatë luftës, Shala kreu detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së dhe njihej për përkushtimin dhe heroizmin e tij në vijat e para të frontit. Me besnikëri dhe dashuri ndaj shokëve të armëve, ai la pas një kontribut të çmuar në luftën për liri.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. E ke kryer detyrën ndaj atdheut me përkushtim, sipas edukimit të Nanës Qamile dhe Dajës Bislim, të cilët ranë dëshmorë më 1998”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit.

Continue Reading

Të kërkuara