Lajmet

​BE: Çdo veprim i njëanshëm që pengon lirinë e lëvizjes duhet të ndalet menjëherë

Stano ka thënë se fokusi duhet të kthehet të normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Published

on

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano ka thënë se BE po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se duhet të ndalet menjëherë çdo veprim që pakoordinuar i cili rrezikon stabilitetin dhe pengon lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Ai ka konfirmuar që BE ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të takohen në Bruksel dhe ka theksuar se të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Stano ka thënë se fokusi duhet të kthehet të normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Kosovë-Serbi që sipas tij është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian.

BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjitha palët e përfshira duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, si dhe në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, e veçanërisht me ShBA-në”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Sipas tij, propozimi për të shtyrë implementimin e reciprociteti për targat ishte i shefit të politikës së Jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell dhe i mbështetur plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Borrellit dhe ShBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, u shpreh Stano.

Ai këmbënguli së fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian.

Jemi shumë të angazhuar dhe jemi duke intensifikuar përpjekjet dhe angazhimet tona me partnerët tanë që t’ju themi që kjo është koha për t’u ulur dhe biseduar, dhe për të diskutuar për zgjidhje dhe të gjendet zgjedhje konsensuale. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk u sjellin asnjë dobi njerëzve, ngase në fund të fundit, ata që do ta paguajnë çmimin për tensionet dhe mungesën e zgjidhjeve, janë popullata e thjeshtë, serbët dhe kosovarët. Ne jemi të gatshëm, ftesat u janë dërguar të dy palëve për të ardhur në Bruksel, për t’u ulur dhe për të biseduar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, ngase kjo është platforma më e mirë për të gjetur zgjidhje, ngase kjo është platforma qenësore, dhe faktori kryesor në rrugën e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së”, përfundoi Stano.

Gjatë konferencës që pati kryeministri Albin Kurti në mesditë deklaroi se ende nuk kishte prnuar ftesë për takim në Bruksel, por shtoi se është i gatshëm të takohet sa herë shfaqet nevoja.

Lajmet

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Published

on

By

Një pjesë e kanalit të Ibër–Lepencit në territorin e komunës së Zubin Potokut është dëmtuar nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti të ketë ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit e ku janë përdorur mjete të forta.

Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raport 24 orësh.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Ndërsa më 29 nëntor bëhet një vit prej sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e Ibër – Lepencit, ku ishte vënë lënda shpërthyese prej 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./EO

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babanë

Published

on

By

Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025, rreth orës 23:53, në Mitrovicën e Veriut, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se i dyshuari, babai i saj, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Ai gjithashtu kishte njëurdhër mbrojtës që i ndalonte t’i afrohej vajzës së tij, megjithatë të dy janë përfshirë në konflikt.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar babanë e saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/KP

Continue Reading

Lajmet

SPERTK: Po hyjmë në muajin e tretë pa paga, gjendja e punëtorëve e rënduar

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton se punëtorët e transmetuesit publik kanë hyrë në muajin e tretë pa paga, ndërsa institucionet shtetërore, sipas tyre, po vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat urgjente për zgjidhje.

Në komunikatë e SPRTK-së thuhet se gjendja sociale e punëtorëve dhe funksionimi i RTK-së janë “të rënduar në skaj”, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Sindikata thekson se greva do të vazhdojë dhe u bën thirrje të gjithë punëtorëve për mbështetje të plotë në veprimet e tyre të, siç thuhet, “drejta dhe ligjore”.

SPERTK paralajmëron se brenda kësaj jave do të dalë me qëndrim për bojkot të plotë të punës, duke qenë se janë “të shtyrë nga mosveprimi i Qeverisë së Kosovës”, e cila deri tani, sipas sindikatës, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ofruar zgjidhje, pavarësisht dhjetëra kërkesave të adresuara.

Si është e mundur të gjenden para për zgjedhje, e të mos gjenden për bukën e gojës së 700 familjeve?, kjo është e papranueshme”, thuhet në reagim.

Sindikata i bën thirrje qeverisë të zgjidhë urgjentisht problemin e alokimit të buxhetit, për të mos i detyruar punëtorët të ndërmarrin masa të padëshiruara. SPERTK kërkon gjithashtu që, pas konstituimit të legjislaturës së re, të miratohen pa vonesë ligji për financimin e pavarur të RTK-së dhe zgjidhja e çështjes së pronës, duke theksuar se transmetuesi ka nevojë për një mekanizëm të qëndrueshëm të funksionimit si mediumi i vetëm publik në vend.

Në komunikatë, sindikata rikujton se, në vend që buxheti i RTK-së të rritet apo të mbështetet zhvillimi i transmetuesit, ka ndodhur e kundërta: jo vetëm nuk është ndarë rritja prej 0.7% nga buxheti nacional, por janë hequr edhe 2.2 milionë euro nga buxheti aktual, tashmë më i vogli në rajon për mediat publike.

SPERTK konfirmon se greva do të vazhdojë dhe paralajmëron se në fund të javës pritet të merret vendim për një bojkot total të ngjarjeve politike dhe mosmbulim të fushatës elektorale. Sindikata kërkon zyrtarisht nga menaxhmenti i RTK-së ndërprerjen e menjëhershme të mbulimit të aktiviteteve politike dhe fushatës zgjedhore.

Nëse nuk merret një vendim në kohë, ne do të dalim shumë shpejt me qëndrimin tonë”, përfundon njoftimi i SPERTK-së./EO

Continue Reading

Lajmet

Prishtina nis përgatitjet për Ditën e Flamurit

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës ka filluar atmosferën festive në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamujt kuq e zi, dhe ata të Kosovës, duke sjellë ngjyrat kombëtare në hapësirat publike.

Si çdo vit, Kosova shënon me ceremoni dhe aktivitete të ndryshme kulturore  Ditën e Flamurit, një prej festave më të rëndësishme kombëtare për shqiptarët kudo që jetojnë.

Continue Reading

Të kërkuara