Sport

​Basketbollisti Etnik Peci do të debutojë për Kosovën ndaj Danimarkës

Kosova udhëton drejt Danimarkës të martën.

Published

on

Etnik Peci, është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës në basketboll. Krahas privilegjit përfaqësimi i shtetit në gara ndërkombëtare është edhe përgjegjësi.

Peci ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjithashtu edhe trajnerët për këtë mundësi.

Kisha dashur ta falënderoj Federatën dhe trajnerët për këtë mundësi që më është ofruar. Unë do të mundohem në çdo stërvitje dhe lojë të jap maksimumin”, është shprehur Peci për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe rreth pritjes në grup:

Atmosfera ka qenë shumë e mirë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Disa i kam njohur edhe më herët, por po ndihem shumë mirë që tash e kam mundësinë që t’i njoh edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë përvojë në Përfaqësuese dhe po mundohem që të mësoj prej tyre”.

Kosova udhëton drejt Danimarkës të martën dhe ka vetëm një synim, fitoren, e cila do të na rrisë shpresat për kualifikim tutje.

Sport

Valon Berisha transferohet te FC Zürich

Published

on

By

Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij profesionale. Futbollisti 28-vjeçar është transferuar nga LASK Linz te FC Zürich dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027.

Klubi zviceran i uruan Berishës shumë sukses në këtë etapë të re të karrierës së tij, duke shpresuar se ai do të ndikojë pozitivisht në performancën e ekipit.

Ky transferim është një lajm i mirë për tifozët e Kosovës dhe ndjekësit e futbollit zviceran, që presin të shohin mesfushorin të shkëlqejë në Superligën zvicerane.

Continue Reading

Sport

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Klubi i Futbollit Llapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 2-1 ndaj FC Dritës.

Llapi tregoi efikasitet dhe qetësi në momentet vendimtare të takimit.

Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të, ndërsa në të dy golat asistuan Elvir Gashijani dhe Edon Sadriu.

FC Drita tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangë eliminimin nga gara. Me këtë fitore, KF Llapi vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe siguron një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Continue Reading

Sport

Laporta jep dorëheqjen, Barcelona drejt zgjedhjeve më 15 mars

Published

on

By

Siç pritej, Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Barcelonës për t’i hapur rrugë kandidimit të tij në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars 2026.

Vendimi vjen në përputhje me rregullat e klubit, ndërsa Laporta synon një mandat të ri në krye të gjigantit katalanas.

Në deklaratën e tij, Laporta theksoi se po largohet duke e lënë klubin në gjendje më të mirë sesa e gjeti pesë vite më parë, duke nënvizuar rikthimin e gëzimit te tifozët dhe sukseset e arritura nga skuadra.

Ai vlerësoi lojtarët si arkitektë të trofeve të fituar dhe e cilësoi projektin e rinovimit të “Camp Nou” si trashëgiminë më të madhe në historinë e klubit. Përveç Laportës, në garën zgjedhore për presidencën e Barcelonës kanë konfirmuar kandidaturën edhe Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal. balkanweb D.L

Continue Reading

Sport

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara